Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që agjencitë e huaja të “zbulonin” vendin e shqiponjave me bukuri të larmishme natyrore dhe trashëgimi kulturore e historike.
Bumi i vërtetë u shënua pas pandemisë, me hyrjet e shtetasve të huaj që e kaluan për herë të parë shifrën 10 milionë në 2023 dhe 11.7 milionë në 2024.
Turizmi i ndryshoi tërësisht imazhin Shqipërisë, që tashmë në mediat e huaja u etiketua si “Maldivet e Europës”, me kosto të lirë. Parablerjet e agjencive të huaja nxitën investimet e hoteleve që nisën të zbatonin modelin të gjitha të përfshira.
Në fund të vitit 2023, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” arriti në 3.6% të PBB-së, me një rritje të shpejtë nga 2016, kur treguesi ishte 1.54%.
Të ardhurat nga udhëtimet e të huajve në 2024-n arritën në rekordin e 5 miliardë eurove, sipas Bankës së Shqipërisë, me një bilanc (duke hequr shpenzimet e shqiptarëve jashtë) që mbetet pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh.
Të nxitura nga interesi për turizmin, investimet u shtrinë me shpejtësi vitet e fundit, por në pjesën më të madhe janë në fshatra turistikë, të cilat sjellin kthim të shpejtë për investitorët, por më pak vlerë të shtuar për ekonominë.
Në strategjinë e fundit të turizmit, qeveria pranon se aktualisht, projektet e investimeve në shkallë të gjerë po e bazojnë fizibilitetin e tyre financiar kryesisht në shitjet e pasurive të paluajtshme/rezidencave, ose në kapitalin e tyre, pasi kushtet e financimit tregtar në këtë fazë nuk ofrojnë një burim të përshtatshëm financimi për projekte të tilla, si në aspektin e periudhave të shlyerjes, po ashtu edhe të normave të interesit.
Për rrjedhojë, projektet e zhvillimit të turizmit në shkallë më të vogël kanë opsione financimi të kufizuara, ndërsa projektet në shkallë të gjerë janë të fokusuara më së shumti në komponentin rezidencial, çka do të thotë se perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si “resorte” dhe jo në zhvillimin profesional të resorteve turistike të shfrytëzimit të miksuar.
Çmimet ende më të lira në krahasim me rajonin po tërheqin të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme.
Në tre vitet e fundit (2022-2024) të huajt kanë blerë gati 1 miliard euro pasuri të paluajtshme në vend, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
Turizmi ka nxitur dhe biznesin e qiradhënies ditore. Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në vitin 2024, nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 85 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 85%.
Në dhjetor 2024, jepeshin me qira përmes Airbnb 21.3 mijë njësi banimi, me rekordin e shënuar në shtator 2024, me gati 24 mijë. Ky numër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 5.5% të apartamenteve në pallate (432 mijë).
Çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 43 euro në shkurt në 81 euro në gusht, përfshirë pastrimin, por pa kostot e tjera të shërbimit.
Zgjerimi i shpejtë i turizmit mbart dhe rreziqet e veta. Infrastruktura nuk po i përgjigjet këtij ritmi, duke krijuar vonesa në trafik.
Çmimet po rriten me shpejtësi, duke dëmtuar si vendasit, sidomos për qiratë afatgjata, ashtu dhe turistët, që u tërhoqën nga Shqipëria për koston e lirë.
Rreziku më i madh është që vendi po humb avantazhin e bukurive të saj natyrore, me bregdetin, sidomos atë të Jugut që po betonizohet me shpejtësi. Mediat e huaja kanë filluar ta theksojnë këtë tendencë.
Gazeta britanike “Telegraph” shkruante së fundmi se Shqipëria mund të jetë në prag të një makthi nga mbingarkesa turistike.
“Maldivet e Europës”, “Plazhe si ato të Tajlandës”. Kisha lexuar shumë fraza të tilla për Ksamilin – një qytet i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë – përpara se të shkoja atje.
Me pritshmërinë për të gjetur një fshat autentik shqiptar buzë detit, u përballa me bare plazhi të shndritshme dhe shishe bosh birre përgjatë shëtitores.
Kur hodha sytë përreth, pamja nuk ndryshonte: çdo copëz plazhi ishte zënë nga bare të dendura, dhe pas tyre ngriheshin hotele shumëkatëshe ose skela ku po ndërtoheshin të reja”, shkruan autorja Rebecca Astill.
Qeveria nuk e ka të qartë as se çfarë modeli turizmi do të shfrytëzojë, teksa po tenton të kalojë drejt turizmit elitar, në një vend që ende nuk ka infrastrukturën e përshtatshme, ka probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe ka mungesa të forcës së punës së kualifikuar.
Por, një gjë është e dukshme, interesi turistik për Shqipërinë po shfrytëzohet si një motiv apo mjet për “Golemizimin” e gjithë bregdetit shqiptar, gjë që mund të kthehet në një bumerang në një të ardhme afatmesme.
Rreziku është i ngjashëm dhe për zonat malore, që pritet të kenë një hov tjetër ndërtimesh nga projekti i fundit për “paketën e maleve”./ Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Ari është rishfaqur si një gur themeli i financave globale...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet e naftës vazhduan rënien të mërkurën dhe po shkojnë...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Raj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shitjet globale të artit dhe antikiteteve kanë rënë për të...
Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të n...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës së FMN dhe BB-së, Guv...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori Gent Sejko zhvilloi një takim me z. Riccardo E...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar dekl...
Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Bankat tregtare janë vendosur në mes të konfliktit të papr...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...