Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Emisioni “Stop” në Tv Klan u drejtua në Durrës për problemin e qytetares Rozeta Kërrçi, e cila ka rënë pre e një dentisti turk mashtrues. Pasi i ka bërë nofullën e poshtme me veshje, i ka gërryer dhe dhëmbët në nofullën e sipërme, turku është zhdukur. Por Musa Bozkurt i ka marrë 700 mijë Lekë paradhënie, duke e lënë pacienten me infeksion në gojë.

“Stop” pyeti bizneset përreth, sesi e njohin Musa Bozkurt, dentistin turk. Por qiradhënësi e ka përzënë, se nuk paguante qiranë. Mësojmë se Rozeta nuk është “viktima” e vetme e dentistit turk.
Gazetarja: Si jeni? T’ju pyes për diçka? Për dyqanin e parë këtu, do doja numrin e pronarit të ndërtesës?
Qytetarja 1: Për çfarë e do?
Qytetarja 1: Ta pyes për një, që ka patur me qira aty! Për një turk!
Qytetarja 1: Po ju ç’doni me atë turkun?
Qytetarja 1: Po ai ishte “ burrë i mirë”!
Qytetarja 1: Prandaj po them…, s’e di ai e mbylli me atë. E ka nxjerrë kshu me lecka përjashtë, kur i thonë. Nuk besoj ta dijë ai se ku është turku. U zinë, se nuk i paguante qiranë dhe iku ai pastaj. Ia nxorri vetë, i ka marrë te rruga ai ato.
Qytetarja 1: Doja ta pyesja, sa kohë kishte, që ishte me qira aty?
Qytetarja 1: S’ndejti ai shumë, as 2-3 muaj.
Qytetarja 2: Musai ka bërë shumë dallavere dhe me njerëz të tjerë, jo vetëm me këtë, me të gjithë ka bë ashtu ai. Të gjithëve iu ka marrë lekët përpara, paradhënie. Edhe komshia ime kështu u dogj, dhe asaj i ikën lekët.
Në lidhje me situatën e Rozetës, “Stop” takoi stomatologun, që po e trajton aktualisht, Gëzim Hamitaj. Ky i fundit shpjegon situatën e zonjës, duke thënë, se edhe puna e bërë nga turku ka probleme dhe duhet ripunuar.

Gëzim Hamitaj: Pacientja Rozeta ka ardhur në muajin Qershor tek neve. Nofulla e sipërme ishte goxha me infeksione duke iu referuar dhe grafisë që kishte aktualisht pacientja. Infeksionet ishin goxha të përhapura në nofullën e sipërme sepse dhëmbët i kishte hapur doktori në fjalë dhe nuk i kishte mbyllur, nuk i kishte trajtuar siç duhet. Duke marrë shkas nga kjo, neve na është dashur goxha kohë, 2-3 muaj të rehabilitonim, të normalizonim infeksionet, t’i mjekonim dhe pastaj të vendosnim dhëmbët se ishte e nevojshme të vendoste një urë porcelani në nofullën e sipërme.
Gazetarja: Ndërkohë pacientja shprehet edhe për punën që ka bërë në nofullën tjetër stomatologu tjetër ka probleme. Si e keni konstatuar ju pasi keni qenë gjithë këto muaj në vëzhgim të saj?

Gëzim Hamitaj: Duke thënë edhe më sipër, në bazë të grafisë flasim gjithmonë sepse nuk e dimë të shikojmë me sy të lirë, ne nuk shikojmë se çfaë bëhet në rrënjën e dhëmbëve të pacientit në fjalë. U pa që nuk ishte bërë trajtimi i duhur i heqjes së nervit dhe u desh ndërhyrje dhe aty, por unë kam marrë përsipër nofullën e sipërme sepse atë deshi dhe pacientja në fjalë që të bënte sepse mundësi financiare nuk kishte sepse kishte paguar lekët diku tjetër, tek doktori në fjalë, por besoj që do jetë shumë shpejt që të rikthehet sërish për nofullën e poshtme.
Për këtë skandal, emisioni iu drejtua Urdhrit të Stomatologut, ku na thanë, se Musa Bozkurt nuk ka licencë dhe as dosje pranë Urdhrit, për të ushtruar profesionin në vendin tonë./tvklan.al
Para disa javësh, qeveria miratoi me të drejtë një bonus 5...
Për problemin e zonjës Liljana Mato, së cilës i kanë zaptu...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Karroq, Godolesh, rr...
Shoferi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tropojë,...
Profesioni i audituesit është mjaft i rëndësishëm, pasi ka...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” në "Tv Klan" transmetoi a...
Flora jeton në zonën e Kombinatit, Tiranë, me bashkëshorti...
Leo Hasanllari është 14 vjeç dhe vuan nga një sëmundje koc...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Byshek të Elbasanit ...
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abu...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Sokol G...
Një qytetar u ankua në Fiks Fare se Dogana ka vendosur...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës pë...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...