Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Pak ditë më parë emisioni “Stop” në "Tv Klan" transmetoi ankesën e familjarëve të të ndjerit Dervish Arapi. 61-vjeçari Arapi, banues në Patos, në 23 Shtator 2022, shtypet për vdekje nga një makinë pranë Kthesës së Patosit. Genti, administratori i një agjencie funerale në Fier, i lidhi familjarët e viktimës me dajën e vet avokat, Ardian Dauti.
Ky i fundit ka lidhur disa akt-marrëveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për çështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin. Por avokati as telefonin nuk u hap familjarëve. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin. Menjëherë pas transmetimit tonë, OPGj ka shkuar të takojë familjarët, pasi kishte marrë detyra për këtë dosje.

Skënder Arapi, i vëllai: Po, kështu na tha. Janë bërë tërheqje. I kanë kthyer ato letrat dhe do bëhen prapë të reja, tha ai. Mori emrat e çupave. Pyeti ka qenë i martuar, apo s’ka qenë.
Gazetari: Domethënë edhe pse kishin kaluar gati 2 muaj dhe më tepër, gjërat filluan të lëvizin pikërisht në momentin që ju e bëtë publik këtë rast.
Skënder Arapi, i vëllai: Po, se s’kishte ardhur më parë ai, se të ishte ashtu, do kishte ardhur më parë ai.
Emisioni zbuloi cila është prokurorja që po heton çështjen dhe në cilën fazë janë hetimet.

OPGJ: Aida Cakaj. E ka kthyer prokurorja për mua si oficer i Policisë Gjyqësore, për disa detyra, që më ka dhënë dhe unë po i plotësoj ato. Janë shumë, por unë po të them disa: këqyrje –marrje e kamerave të biznesit derisa vete te vendi i ngjarjes, njoftim i trashëgimtarëve, që ka lënë pas i ndjeri, marrja e dëshmisë nga vëllezërit, ku e kanë marrë ata dijeninë për ikjen e të ndjerit, ose aksidentin, edhe nëse kanë ndonjë informacion për shkaktarin e aksidentit.
Në marrëveshjen me familjarët avokati ka shkruar, se në çdo moment, që ata tërhiqen, ai vetë përfiton 50% të dëmshpërblimit.

Ndërkohë nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve thonë, se prokura ndaj avokatit mbrojtës është e njëanshme dhe mund të ndërpritet. Në çdo rast avokati mund të marrë deri në 5% të vlerës së punës, dhe jo 50%, siç kishte pretenduar.

Dhoma Kombëtare e Avokatëve: Prokura është e njëanshme. Bëhet nga ana e lëshuesit të prokurës. Normalisht, duhet të ketë biseduar paraprakisht me avokatin. Prokura është e pavlerë.
Dhoma Kombëtare e Avokatëve: Është e pavlerë. Është një akt i njëanshëm.
Gazetari: Pra, që sot, ai mund të prishë marrëdhënien…
Dhoma Kombëtare e Avokatëve: Ai mund të revokojë prokurën në cdo kohë. Tani, së fundmi, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar rastin e siguracioneve, sepse ka qenë një dispozitë, që nuk lejohet që avokati të marrë më shumë se 5%. Në momentin, që ju keni operuar ka qenë e kufizuar, 5% merr avokati. Ne jemi në funksion të avokatëve. Prevalon interesi i avokatëve, por kjo nuk do të thotë, se ne mbrojmë avokatët, kur ata gabojnë./tvklan.al
Flora jeton në zonën e Kombinatit, Tiranë, me bashkëshorti...
Leo Hasanllari është 14 vjeç dhe vuan nga një sëmundje koc...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Byshek të Elbasanit ...
Që prej vitit 1966 që kjo rrugë është hapur ashtu është lë...
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka bërë një denoncim për abu...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti...
Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Sokol G...
Një qytetar u ankua në Fiks Fare se Dogana ka vendosur...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës pë...
“Stop” i rikthehet rastit të dy pallateve në Tiranë, ku më...
Tregtimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve në vendi...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjeç, banues në Pato...
Pak ditë më parë, Theodhoraq Kapurani denoncoi në emisioni...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal që përfshin Policinë e Ko...
Laura dhe Mateo Zyfi kërkuan ndihmën e Fiksit, pasi me vde...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan" shkoi në Kombinat ku qytetari...
Banorë të lagjes 13 në Plazh Durrës i janë drejtuar emisio...
Viktor Tafani nga Prrenjasi është ankuar pranë emisionit “...
Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...