Shtyhet seanca për Malltezin dhe Bektashin
Pak më parë është shtyrë seanca për Jamarbër Malltezin, dh...

Ministria e Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu. Ky i fundit ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra, te ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Në njoftim saktësohet se drejtimin e agjencisë, deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, zv.drejtor i Përgjithshëm i këtij institucioni.
Ministria njofton se Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore.
Njoftimi i ministrisë:
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra, tek Ministri i Brendshëm.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla e falënderoi z. Veliu për punën e bërë deri tani në krye të AMP-së, rezultatet e arritura në kuadër të procesit të vetë-pastrimit të strukturave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nga 1 janar deri sot, ka referuar pranë SPAK dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm 207 raste për 295 subjekte, ndër ta 253 oficerë policie si dhe 42 shtetas.
Në këtë periudhë janë arrestuar 23 oficerë në flagrancë. Me masë sigurie janë 72 raste, ndër ta, 61 oficerë policie dhe 11 shtetas. Në masën “Arrest në burg” janë 24 raste, ndër ta, 18 oficerë policie dhe 6 qytetarë. Me masën “Arrest në shtëpi” janë 6 oficerë policie dhe 1 qytetar, me masën “Pezullim i ushtrimit të detyrës në shërbim publik” janë 34 oficerë policie.
Gjithashtu janë dhënë 24 masa disiplinore administrative, pas hetimeve disiplinore të AMP-së, ndër ta, 4 oficerë me masë disiplinore “Përjashtim nga policia”; 3 oficerë “Shtyrje e afatit të gradimit” për dy vjet; për 5 oficerë policie “Shtyrje e afatit të gradimit” për një vit, si dhe për 9 oficerë “Shtyrje e afatit të gradimit” për nëntë muaj.
AMP i ka dhënë rekomandim Agjencisë Kombëtare të Informacionit të Klasifikuar për heqjen e Certifikatës së Sigurisë për 19 subjekte.
Zoti Veliu ishte emëruar në krye të AMP në shtator 2022, detyrë që e mbajti deri ditën e sotme. Drejtimin e Agjencisë, deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Dritan Dorda, Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së. Ju bëjmë me dije se Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore./CNA
Pak më parë është shtyrë seanca për Jamarbër Malltezin, dh...
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, është shprehur për...
SPAK ka vënë në sekuestro vilën në Gjirin e Lalëzit të Jam...
Dy shqiptarë kanë humbur jetën në Ukrainë, ku Rusia po vij...
Pak minuta më parë, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryem...
Përfaqësues të ambasadës britanike kanë mbërritur mesditën...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është par...
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka mohuar akuz...
Disa përfaqësues amerikanë kanë shkuar sot në SPAK, dy dit...
Ardi Veliu është larguar nga posti si drejtues i Agjen...
Këtë të hënë, në orën 13:30, do të mbahet seanca në Gjykat...
Policia ka ndërmarrë një aksion këtë të dielë në Berat ku ...
Avokati, Genc Gjokutaj tha se vendimi i marrë ndaj ish...
Një 16-vjeçar është shoqëruar në polici pasi akuzohet ...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka ndarë në rrjetet socia...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se SP...
Një 16-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot n...
Sali Berisha akuzohet sot për një vendim që është firm...
Kryeministri, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale dis...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...