web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dervishi bën përgjegjës institucionet: Policia e gjunjëzuar para krimit

28 Qershor 2022, 20:56, Aktualitet CNA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dervishi bën përgjegjës institucionet:
Gazetari Lutfi Dervishi

Gazetari Lutfi Dervishi, ka fajësuar policinë, prokurorinë dhe institucionet e drejtësisë për përplasjen me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku përveç të plagosurve, mbeti viktimë Pjerin Xhuvani.

Dervishi tha se nëse do të kishte pasur një reagim në kohë, kjo ngjarje nuk do të kishte përfunduar në mënyrë tragjike.

Ai theksoi se në Elbasan policia është gjunjëzuar përpara banditëve të rrugës dhe sipas tij, kjo gjë ndodh vetëm kur të dy kanë të njejtin shef.

“Kjo ngjarje nuk do kishte ndodhur nëse policia, prokuroria dhe institucionet përgjegjëse do të kishin bërë minimalisht detyrën e tyre. Grupi i përfshirë në konflikt ka qenë në një sherr edhe pak ditë më përpara, ka qenë i denoncuar. Ka pasur një denoncim në SPAK, pastaj janë këto historitë e prokurorëve shqiptarë, që në mungesë të kurajos dhe guximit, atë "pataten e nxehtë" përpiqen t’ja kalojnë njëri-tjetrit dhe kjo vonesa e  institucioneve zyrtare çoi në historinë tragjike që mori jetën e një njeriu dhe pati 4 të plagosur.

Në Elbasan, kemi rastin e gjunjëzimit të policisë përpara banditëve të rrugës. Por nuk ka, jo në Shqipëri, por edhe në qytetet më të dobëta, individë të fortë që të guxojnë të dalin përpara uniformës së shtetit. Kjo ndodh vetëm kur të dy kanë të njejtin shef. Domethënë banditët politikë që kanë krijuar karrierën e tyre në ortakëri me krimin, bëjnë të mundur një gjë të tillë.

Aty ka një rast flagrant, nuk mund të dalë një i Policisë së Shtetit, njeriu që përgjigjet për rendin publik, njeriu që me ligj është i depolitizuar, të gënjejë publikisht, bashkë me prokurorin e çështjes dhe të dy të promovohen. Kjo nuk ka nevojë për shumë koment, por detyrohemi të flasim pas 15 muajsh për një ngjarje që mund të ishte zgjidhur brenda 15 orëve", theksoi gazetari në emisionin "Debat"./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga