Akuzat për përfitime tenderësh/ Vajza e Linda Ramës padit Berishën dhe 6 deputetë
Vajza e Linda Ramës dhe kryeministrit Edi Rama, Rea Xhilla...

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi sot vendimin e parlamentit i cili refuzonte dërgimin në këtë gjykatë të mocionit të opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në muajin prill, socialistët e interpretuan votën e tyre me faktin se pavarësisht se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, deputetët, sipas kushtetutës janë të lirë në vendimmarjen e tyre.
Pikërisht për këtë çështje, parlamenti kërkoi pak ditë më parë, nga Gjykata Kushtetuese, që t’i drejtohej Komisionit të Venecias për të sqaruar ndër të tjera se “bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit?”. Por kërkesa për të përfshirë komisionin e Venecias u rrëzua nga Gjykata.
Siç shpjegoi sot kryetarja Holta Zaçaj, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”. Mbetet për të parë, se si Gjykata do ta argumentojë këtë moment, në vendimin e arsyetuar të saj.
Po ashtu është e paqartë se çfarë do të ndodhë, nëse parlamenti, në këtë rast shumica, i qëndron interpretimit të saj. Kryetarja e Gjykatës përsëriti nga ana e saj, se “vendimi është shumë i qartë. Askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh kushtetutën dhe ligjin”.
Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Pikëpyetjet mbi rastin e zonjës Xhaçka, lindën pasi kompania e bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, mori statusin e investitorit strategjik për një hotel turistik, gjë e cila sipas opozitës përbën konflikt interesi. Çështja mori sërish vëmendje pasi pak muaj më parë Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Më herët, pikërisht për dyshimet mbi pronësinë e kësaj sipërfaqejeishte arrestuar dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro./ VOA
Vajza e Linda Ramës dhe kryeministrit Edi Rama, Rea Xhilla...
Ish-uzina e baterive në Berat është përfshirë nga flak...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor të Partisë Demo...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mome...
Roland Bejko, një nga ushtarët më besnikë të Lulzim Ba...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për protestën ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, ...
Ditën e nesërme në orën 20:00 opozita do të zhvillojë ...
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në bashkëpu...
Sot në mbledhjen e qeverisë është vendosur që gjatë kë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së ...
Një zjarrfikës më Përmet me iniciale R.S. është djegur...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçkaj, bëri s...
Prej 2 javësh aparatura e rezonancës në Urgjencën e Re në ...
Në kërkim në kuadër të operacionit "Revanshi", arresto...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për çështjen "Gër...
Të mërkurën është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e P...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi një...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është takuar mëngjesin e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...