Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Virozat e stinës duket se kanë arritur pikën kulminante në Shkodër teksa ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të shmangin komplikacionet. Arben Xhabija, kryevaksinator pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, thotë se nga 14 mijë doza të ardhura deri më tani janë vaksinuar vetëm 9300 persona.
“Që nga tetori i kaluar kemi filluar vaksinimin ndaj gripit dhe deri më tani janë 9300 doza të aplikuara në Shkodër. Është periudha më kulminante e gripit. Gjatë javës që kaloi janë 600 raste me grip. Vaksinimi nuk është si në periudhën tetor, nëntor, tani ka 20-30 aplikime në rrethin e Shkodrës, por në rang qarku ka një rritje të aplikimeve të vaksinave.
Për Shkodrën kanë ardhur rreth 14 mijë doza. Vaksina nuk mungon nëse dikush kërkon ta aplikojë sepse ne mund të marrim të tjera vaksina nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Xhabija.
Xhabija u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen si e vetmja mundësi për t’u mbrojtur nga virozat gripale që kanë prekur një numër të lartë personash ku disa prej tyre kalojnë edhe në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak edhe i mosvaksinimit.
“Të gjithë ata që kanë sëmundje kronike është mirë që të vaksinohen, po ashtu edhe moshat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe personeli shëndetësor. Vaksina është faktori kryesor që të mbron nga gripi. Vaksinimi rekomandohet të fillohet që në vjeshtë, tetor nëntor por edhe në këtë periudhë që ndodhemi ata që nuk janë vaksniuar ende rekomandohet një gjë e tillë sepse vaksina të mbron.
Kalon një periudhë dyjavore dhe krijohet imuniteti në trup. Unë e rekomandoj vaksinimin kundër gripit sepse të mbron jo vetëm nga gripi, por edhe nga komplikacionet që shkakton gripi dhe nga format e rënda që mund të çojnë deri në hospitalizim.
Janë një kategori njerëzish të cilët mund ta kalojnë shumë rëndë gripin prandaj duhet që të vaksinohen. E rëndësishme është për ata persona që kalojnë në komplikacione të rënda siç janë pneumonitë, bronkopneumoni apo edhe probleme kardiake mund të shkaktojë gripi”, u shpreh Xhabija.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit janar numërohen rreth 3 mijë persona të prekur nga gripi në Shkodër, një shifër e lartë kjo.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë radhë sipas mjekëve gripi për shumë të infektuar ka ardhur në mënyrë shumë më agresive duke shkaktuar edhe komplikacione të rënda, por deri më tani pa fatalitete. /CNA
Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kish...
Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij Bartolomeu, ka fo...
Ka përfunduar ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas J...
Patriarku Ekumenik,Tërëshenjtëria e tij, Bartolomeu, i cil...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremon...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e t...
Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në ...
Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, ...
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, Kryemin...
Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Ka...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ng...
Ministra dhe deputetë janë bërë pjesë e homazheve për Krye...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në materniteti...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" po mbahet Liturgjia Hy...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione mbi situatën p...
Shembet ura që lidh fshatin Lezhan të Sevasterit me rrugën...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...