Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Hirësia e tij Episkopi, Prof. Dr. Heinrich Bedform-Strohm në fjalën e tij gjatë ceremonisë mortore të Kryepiskopit Anastas u shpreh se ishte një autoritet i madh shpirtëror, një teolog mbresëlënës, i rrënjosur thellë në traditën e tij dhe në të njëjtën kohë me një horizont jashtëzakonisht të gjerë.
Episkopi Heinrich Bedform-Strohm theksoi se ishte një nga figurat më me ndikim në lëvizjen ekumenike orthodhokse, një figurë madhështore, kontributet e të cilit në Këshillin Botëror të Kishave (KBK) formësuan misionin e tij dhe zgjeruan vizionin e tij.
“Mblidhemi sot me pikëllim dhe njëkohësisht me mirënjohje të thellë, teksa ia besojmë shpirtin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit, përqafimit të përjetshëm të Zotit tonë të ngjallur.
Gjatë ditëve të fundit të jetës së Kryepiskopit të ndjerë Anastas, ndiem qartë se sa shumë ishte i dashur këtu në Shqipëri, në vendin ku ai kreu shërbimin e tij të gjatë dhe të palodhur për popullin që i kishte hyrë aq thellë në zemër.
Dëgjuam për rëndësinë e tij të jashtëzakonshme si udhëheqës shpirtëror dhe integrues për të gjithë komunitetin orthodhoks. Më lejoni t’i shtoj kësaj edhe zërin e lëvizjes ekumenike globale.
Për ne, Kryepiskopi Anastas ishte një autoritet i madh shpirtëror: një teolog mbresëlënës, i rrënjosur thellë në traditën e tij dhe në të njëjtën kohë me një horizont jashtëzakonisht të gjerë. Ai ishte një vëlla i dashur në Krishtin, i dashur nga të gjithë për përulësinë, hirin dhe dashurinë e tij.
Për dekada me radhë, ai ishte një nga figurat më me ndikim në lëvizjen ekumenike orthodhokse, një figurë madhështore, kontributet e të cilit në Këshillin Botëror të Kishave (KBK) formësuan misionin e tij dhe zgjeruan vizionin e tij.
Ai shërbeu si një teolog vizionar dhe një udhëheqës pragmatik, siç dëshmon, ndër të tjera, roli i tij si president i Këshillit Botëror të Kishave (për të përmendur vetëm një nga shumë të tilla), duke dhënë një kontribut të çmuar në misionin e këtij këshilli për të bashkuar kishat në mirëkuptim të ndërsjellë dhe dëshmi të përbashkët.
Shkrimet e tij të gjera teologjike trajtuan çështje thelbësore, si misioni i Kishës në një botë pluraliste, dialogu ndërfetar, kujdesi për mjedisin, teologjia e pajtimit, drejtësia sociale dhe roli i Kishës në adresimin e pabarazisë ekonomike globale.
Këto vepra mbeten një burim i fuqishëm frymëzimi, duke nxitur të krishterët në mbarë botën të kapërcejnë ndarjet, të forcojnë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe të jenë një shenjë e unitetit në këtë botë të përçarë.
Kryepiskopi Anastas organizoi takime dhe konsultime ndërkombëtare ekumenike, duke krijuar hapësira për dialog dhe reflektim të përbashkët mbi çështje globale urgjente. Ai gjithashtu dëshmoi një përkushtim të palëkundur për fuqizimin e të rinjve dhe për rritjen e rolit të grave në Kishë.
Teologjia e tij ishte thellësisht e bazuar në marrëdhënie. Ajo mishëronte ekumenizmin e zemrës, një burim frymëzimi për angazhimin tonë në lëvizjen ekumenike, duke nxitur lidhje mes denominacioneve dhe traditave fetare. Për Kryepeshkopin Anastas, uniteti ishte i rrënjosur në vizionin Trinitar të Perëndisë si një bashkësi dashurie, e cila thërret Kishën ta pasqyrojë këtë unitet në jetën dhe misionin e saj. Ai na kujtoi se ekumenizmi nuk është një veprimtari dytësore, por një pjesë thelbësore e misionit dhe thirrjes së Kishës. Krishti nuk është i ndarë; si mund të jemi të ndarë ne, populli i Tij?
Prandaj, ndërsa nderojmë kujtimin e tij, le të përqafojmë me guxim dhe vendosmëri misionin ekumenik, duke u frymëzuar nga jeta që ai e jetoi me përkushtim të palëkundur. Ai mishëroi moton e asamblesë së fundit të Këshillit Botëror të Kishave në vitin 2022: “Dashuria e Krishtit e shtyn botën drejt pajtimit dhe unitetit.” Le të vijojmë misionin e tij duke forcuar bashkësinë tonë si të krishterë dhe duke shtrirë solidaritetin tonë ndaj të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.
Zoti e bekoi me bollëk jetën e Kryepeshkopit Anastas, dhe nga kjo jetë bekimet e tij u derdhën me bujari mbi kaq shumë njerëz. Ne, si Këshilli Botëror i Kishave, kemi pasur privilegjin të marrim një pjesë të çmuar të këtyre bekimeve. lavdërojmë Zotin për këtë jetë të jashtëzakonshme.
Me mirënjohje të thellë, ia dorëzojmë shpirtin në krahët e Zotit, me besimin e patundur se ai tani hyn në mbretërinë e përjetshme, ku nuk ka më vuajtje, ku çdo lot fshihet dhe ku mbretëron vetëm paqja hyjnore”, tha Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Hirësia e tij Episkopi, Prof. Dr. Heinrich Bedform-Strohm./ CNA
Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij Bartolomeu, ka fo...
Ka përfunduar ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas J...
Patriarku Ekumenik,Tërëshenjtëria e tij, Bartolomeu, i cil...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremon...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e t...
Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në ...
Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, ...
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, Kryemin...
Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Ka...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ng...
Ministra dhe deputetë janë bërë pjesë e homazheve për Krye...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në materniteti...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" po mbahet Liturgjia Hy...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione mbi situatën p...
Shembet ura që lidh fshatin Lezhan të Sevasterit me rrugën...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot besimtarë të shumtë, hierarkë të lartë dhe klerikë nga...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...