web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit/ Gjykata jep "arrest shtëpie" për të dashurin

27 Maj 2024, 11:54, Aktualitet CNA
Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit/ Gjykata jep
Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28-vjeçarin me iniciale E. N., i cili u arrestua të shtunën pasi e dashura e tij me iniciale A. L., efektive policie, i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Gjykata ka vendosur sot të lërë në "arrest shtëpie" 28-vjeçarin, i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e efektives dhe më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur. 

Më pas ai ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj. Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në "arrest shtëpie".

Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin me qira ku banonte policja 21-vjeçare në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet./CNA 





Lajmet e fundit nga