Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese/ Gjykata e Lartë rrëzon avokatët e Berishës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut t...

Veprimtaria e nëpunësve civilë gjyqësorë do të vlerësohet periodikisht çdo vit, në përputhje me rregulloren e re të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Sipas vendimit “Mbi miratimin e rregullores “Për vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë” të botuar në Fletoren Zyrtare, vlerësimi fillon nga data e fillimit të ushtrimit të detyrës në vendin përkatës, ndërsa nëpunësit në periudhë prove do të vlerësohen dy herë në vit.
Rregullorja për vlerësimin periodik do të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë gjyqësorë, përfshirë: kancelarin; këshilltarin ligjor jo magjistrat në Gjykatën e Lartë; ndihmësin ligjor në gjykatën e shkallës së parë dhe gjykatën e apelit; kryesekretarin; sekretarin gjyqësor; nëpunësit e financës dhe buxhetit; nëpunësit që punojnë në fushat e kërkimit ligjor dhe dokumentacionit; nëpunësit e burimeve njerëzore; nëpunësit e prokurimeve; nëpunësit e teknologjisë së informacionit; nëpunësit e statistikave gjyqësore; nëpunësit e protokoll-arkivit dhe nëpunësit e marrëdhënieve me publikun, jashtë dhe median.
Sipas rregullores procesi i vlerësimit të veprimtarisë, i cili përfshin disa burime: a) formulari i vetëvlerësimit, b) mendimi me shkrim i eprorit, c) mendimi me shkrim i kolegjit ose trupit gjykues, d) dhe dosja personale e nëpunësit civil gjyqësor.
Në këtë proces, nëpunësi civil gjyqësor kryen një vetëvlerësim sipas formularit standard të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nëpërmjet këtij formulari ai/ajo: vlerëson aktivitetin përkundrejt kritereve të caktuara, përshkruan shkallën e arritjes së objektivave duke sqaruar arsyetimi, identifikon nevojat për trajnim dhe masat për zhvillim profesional, sugjeron masa për avancimin e tij/saj profesional, dhe identifikon dobësitë dhe përparësitë lidhur me çdo kriter.
Pas plotësimit të formularit të vetëvlerësimit dhe mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, këto materiale paraqiten kryetarit të gjykatës brenda dy javëve nga data e njoftimit për fillimin e procesit. Më pas, kryetari i gjykatës harton projektraportin e vlerësimit brenda katër javëve.
Procesi siguron gjithashtu të drejtën e nëpunësit për akses në dosjen e vlerësimit dhe për të kundërshtuar me shkrim projektraportin brenda dy javëve nga marrja e tij. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe mirëmbajtjen e standardeve profesionale në institucionin gjyqësor.
Ky hap rregullator shërben për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm dhe të rregullt të veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë dhe për të garantuar që standardet e punës në sektor të rëndësishëm si ky të mbeten të larta, duke kontribuar kështu në përmirësimin e përgjithshëm të funksionimit gjyqësor./CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut t...
Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për dosjen "5D". Mësoh...
Pas Jorida Tabakut, televizioni, i cili urdhërohet nga...
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar...
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku...
Në Javën e Madhe të Pashkës, Fortlumturia e Tij, Joan, ka ...
Luli Basha nuk është mësuar të zgjohet herët dhe sa herë e...
Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar ...
Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka folur...
Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në ...
Barometri në Euronews Albania ka sjellë matjet e dyta poli...
Besimtarët ortodoksë festojnë javën e fundit të jetës së K...
Në mesditën e sotme është zhvilluar një seancë gjyqësore, ...
Në gjykatë vijon procesi gjyqësor ndaj të pandehurve për r...
Zjarr në zonën e Dukatit në Vlorë. Në pamjet e siguruara ...
Me kërkesë të Prokurorisë së Beratit është caktuar masa e ...
GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit për incenerat...
GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë për Jorgo Goron. Goro...
Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e...
SPAK ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...