Energjia/ Jorida Tabaku: Kjo qeveri vetëm ankohet!
Jorida Tabaku deputete e Partisë Demokratike gjatë një kon...

Drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar disa takime prezantuese dhe për të përcjellë te strukturat vizionin dhe standardin që ai kërkon të vendosë në policinë e shtetit, në raport me sjelljen dhe qasjen ndaj komunitetit dhe strategjinë për parandalimin dhe masat konkrete kundër krimeve në përgjithësi dhe kundër krimeve të rënda e krimit të organizuar në veçanti.
Në takimin me drejtorët e Departamenteve të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të policisë dhe drejtorët e drejtorive vendore për kufirin dhe migracionin, drejtori i ri i përgjithshëm ka kërkuar ndryshim të vizionit që ata kanë.
“Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra. Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore. Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre. Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri. Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit. Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni stukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo”, ka thënë Rrumbullaku.
Gjatë takimit me strukturat e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit ka kërkuar kontroll të plotë të territorit dhe të mënyrës së funksionimit të strukturave në terren.
Ndryshim të menjëhershëm të situatës në drejtim të parandalimit të krimit në përgjithësi dhe analiza të veçanta për ngjarje kriminale, duke nxjerrë përgjegjësitë dhe mangësitë e strukturave në atë territor ku kanë ndodhur ngjarje kriminale apo krime në familje.
Në takimin me efektivët e komisariatit të policisë rrugore Tiranë dhe ata të drejtorisë së policisë rrugore, drejtori i përgjithshëm kërkoi që policia rrugore në Tiranë dhe në të gjithë vendin të ndryshojë mënyrën e deritanishme të funksionimit në raport me sjelljen ndaj shkelësve të Kodit Rrugor dhe qasjen ndaj qytetarëve.
Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar funksionimin e plotë të teknologjisë, planëzim më efikas të strukturave, duke shmangur prezencën e punonjësit të Policisë në semaforë; kontrollet të jenë me përzgjedhje dhe në raste të konstatimit në shkelje, jo kontroll të çdo automjeti në rrugë.
Theksi u vendos edhe në monitorimin, kontrollin dhe ndëshkimin e punonjësve të policisë dhe të eprorëve të tyre, nga vetë drejtuesit e strukturave të policisë, në rast se ata konstatojnë se vartësit e tyre abuzojnë me detyrën ose nuk kanë performancën e duhur në raport me sjelljen ndaj përdoruesve të rrugës.
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit do të vijojë takimet me strukturat e policisë në të gjithë vendin./CNA.al
Jorida Tabaku deputete e Partisë Demokratike gjatë një kon...
Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka reaguar ...
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Shkodër se Edi Ram...
Kanë nisur negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve....
Gjatë diskutimit në Dhomën e Tregtisë, ka pasur një diskut...
Kryeministri Rama tregon se fusha e biznesit në vend mund ...
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me bizneset ka para...
Reforma Territoriale ka dështuar. Sipas të dhënave që ka d...
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për Bashkim Murat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një 2...
Një rast i paprecedent ka ndodhur në burgun e sigurisë së la...
Ditën e sotme, Presidentja e Republikës së Kosovës priti n...
Me 5 prill, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bal...
Diskutimet për Reformën Territoriale do të vijojnë edhe so...
Sa e ashpër do të jetë kriza energjetike e Europës dimrin ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka treguar dy pistat...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mohuar lajmet ...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka ...
Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...