Kryepiskopi Joan merr pjesë në konferencën mbi teknologjinë në Selanik/ "Të përdoret për qëllime që harmonizohen me vullnetin e Zotit"
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...

Në fushat e Maliqit, një nga zonat më të njohura për prodhimin e patates, këtë vit fermerët po përballen me një situatë të vështirë. Temperaturat e larta, mungesa e ujit dhe dëmtimi nga insekti i njohur si tenja e patates kanë sjellë një prodhim të dobët, duke i futur bujqit në humbje të konsiderueshme. Fermerët tregojnë se pavarësisht punës dhe shpenzimeve të mëdha, nuk kanë arritur të marrin prodhimin e pritshëm. Shumë prej tyre thonë se nuk u leverdis të përdorin mjetet bujqësore, ndërsa një pjesë kanë lënë patatet të prishen në tokë. Humbjet llogariten deri në miliona lekë për secilin, ndërsa kostot e larta të punimeve, plehrave dhe ilaçeve nuk janë përballuar dot. Ata tregojnë se prodhimi është dëmtuar nga thatësira dhe flutura e patates, gjysma e prodhimit është prishur, ndërsa tregu nuk e pranon pataten e dëmtuar. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti për të përballuar humbjet dhe për të mos braktisur tokën.
"Prodhimi i patates ishte i dobët, siç e shihni e ka dëmtuar flutura. Kjo për arsyen e mungesës së ujit, kemi dalë shumë keq të gjithë fermerët. Pata 5 dynymë dhe dola me pak prodhim, s’më leverdis të fus traktorin ta mbledh. Kam mbledhur vetëm pak, s’na leverdis për treg. Dëmi shkon 3 milionë lekë, secili fermer ka dalë me humbje. Jemi ndeshur me këtë problem, por këtë vit krizë për ujë. Temperaturat, thatësira. Na japin ca ilaçe, i bëmë, por kot, nuk i luftuam dot. Ujë nuk patëm. Kostoja e lartë, çmimi shumë i ulët. Si fermerë të rinj, hera e parë që ndeshemi me këtë, nuk leverdis të punosh më. Kanë shumë fermerë, të gjithë e lënë në arë prodhimin, s’u leverdis."
"Nuk dolëm mirë, ka qenë prodhim i prishur, vetëm gjysma u shit. Ne i mbuluam sepse gjysma u prish. Nuk paguam dot as ilaçet, vaditjet. Na ka ndodhur dhe më parë të dëmtuar nga flutura patate, të gjithë fermerët me këtë shqetësim."
"Fermerët punojnë një jetë dhe shpenzime të rënda, shteti të vërë dorë. Prodhimi shumë pak, natyra, mungesa e ujit, flutura. Shumë fermerë s’e kanë shkulur pataten, presin. Vitin e parë kështu, që edhe tani viti i dytë. Vitet kalojnë, ç’të themi, njeriu shkon me shpresë. Ne nuk punojmë kot, s’dimë ç’të themi. Kemi shumë humbje, hidh lekun, ku e marrim atë lek, shteti ta ndihmojë fermerin. Shteti nga ne dhe ne nga shteti. Ç’të të them, nuk ka përgjegjësi fare."
"Nuk të leverdis, s'e merr njeri atë patate. Fshati në pikë të hallit, por askush nuk mendon. Mjerë fëmijët tanë që ç’po heqin, ata që ikin ku do venë, këtu s’kanë ç’bëjnë, punojnë këtu për një kafshatë buke."

Nga ana tjetër, Bashkia e Maliqit konfirmon se ky vit ka qenë ndër më të vështirët për kultivuesit e patates. Përgjegjësi i sektorit të bujqësisë, Arben Dulellari, thotë se problemi i tenjës së patates është evidentuar prej rreth 7 vitesh, por ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave e kanë përkeqësuar situatën edhe në këtë zonë tradicionale. Ai shpjegon se fermerët duhet të zbatojnë masa parandaluese, si mbjellja në kohë, thellimi i fidanëve, pastrimi i tokës, prashitja e rregullt dhe menaxhimi i ujitjes. Ai thekson se mbrojtja kimike duhet përdorur vetëm si alternativë e fundit.
"Kultivimi i patates në territorin e Bashkisë Maliq zë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes bujqësore, me rreth 790 hektarë të mbjella çdo vit. Megjithatë, ndryshimet klimatike dhe faktorë të tjerë kanë sjellë sfida të reja, duke e bërë këtë kulturë objekt studimi më të ndërlikuar, sidomos në drejtim të mbrojtjes nga dëmtuesit dhe problemet e tjera që lidhen me prodhimin.
Prej rreth 7 vitesh, në këtë territor është evidentuar një dëmtues i rëndësishëm, tenja e patates, e cila shkakton humbje si në sasi, ashtu edhe në cilësinë e prodhimit. Ky insekt nuk është i panjohur në literaturën bujqësore, por deri vonë ka qenë më i përhapur në zonat e ngrohta të Shqipërisë. Për shkak të rritjes së temperaturave, tashmë është bërë problem edhe në Maliq, një zonë tradicionale e kultivimit të patates. Për këtë arsye, fermerët duhet të marrin disa masa të domosdoshme për të mbrojtur kulturën. Mbjellja duhet bërë në periudhën e duhur, pasi vonesat shtojnë rrezikun e infektimit, duke u përputhur me rritjen e temperaturave. Fidanët duhen mbjellë pak më thellë se zakonisht, në mënyrë që insekti të ketë më pak mundësi depërtimi. Sipërfaqja e tokës duhet mbajtur e pastër, ndërsa prashitja e rregullt ndihmon si në zhvillimin e bimës, ashtu edhe në uljen e pranisë së dëmtuesve. Duhet menaxhuar me kujdes ujitja, sepse lagështia dhe temperaturat e larta krijojnë kushte të favorshme për shumimin e tenjës. Mbrojtja kimike është masa e fundit dhe duhet përdorur vetëm kur popullata e dëmtuesit është shumë e lartë. Trajtimi duhet bërë me kujdes, duke respektuar periudhat e karencës dhe duke shmangur mbetjet kimike në prodhim. Një tjetër moment i rëndësishëm që duhet theksuar lidhet me zonat ku ujitja është më e kufizuar. Në këto zona është e domosdoshme sigurimi i rezervave ujore për vaditje, por gjithashtu duhet menduar edhe për futjen e varieteteve më të hershme të patates."

Ndërkohë, për fermerët e rinj që këtë vit janë përballur për herë të parë me këtë krizë, situata është dekurajuese. Ata thonë se nuk shohin leverdi në punën e tokës dhe se pa ndihmën e institucioneve rrezikojnë ta braktisin atë. Në Maliq, rreth 790 hektarë tokë mbillen çdo vit me patate. Por për shumë bujq, ky sezon ka qenë një vit i humbur, duke lënë pas zhgënjim, borxhe dhe pyetje për të ardhmen e bujqësisë në këtë zonë./CNA
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Gjykata e Apelit të Tiranës dënon me 12 vite burg biznesme...
Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë vakancat pë...
Sot është mbledhur Komisioni për Burimet Natyrore, Infrast...
Përdoruesit e mjeteve nga sot pagesën e taksës vjetore do ...
Në 24 orë vendi është tronditur nga shpërthime të fuqishme...
Kanë kaluar plot 44 ditë nga mashtrimi dhe gënjeshtrat pub...
Sot ka përfunduar raundi i dytë i aplikimeve në universite...
Më 14 tetor në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çë...
Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shë...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli ish-inspektorin e IMT-së,...
Asim Vokshi është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ...
Prokuroria e Posaçme merr të pandehur për korrupsion ish-k...
Sot Gjykata e Lartë do të zgjedhë kreun e Gjykatës Kushtet...
Mëngjesin e kësaj të marte janë ndier lëkundje tërmeti në ...
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në katin e parë të...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke nisur nga di...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktua...
Lajmi se Shqipëria krijoi një post ministror për Inteligje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...