web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tre atentatet e dështuara”/ Karamuço: Skenarët e mundshëm që na përfshijnë sulmet terroriste

18 Nëntor 2022, 22:01, Aktualitet CNA
“Tre atentatet e dështuara”/ Karamuço: Skenarët e
Eksperti i kriminsalistikën, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminsalistikën, Ervin Karamuço, ka zbuluar tre skenarët e mundhsmë që na përfshijnë në sulmet terroriste .

I ftuar në emisionin “Log” me Endri Xhafon, Karamuço u shpreh se një rrezik konstant mbeten kurdët, të cilët mund ta sulmojnë vendin tonë si shenjë hakmarrjeje për shkak të marrëdhënieve të mira që kemi me Turqinë, i dyti nga Siria e Bashar Al Asad por rreziku më i madh sipas ekspertit është Iranin. Karamuço zbulon se, ka patur 3 sulme të dështuara nga ana e iranianëve ndaj kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

“Tre janë skenarët e mundshëm që ne na përfshijnë sulmet terroriste. Të parët janë Kurdët. Marrëdhëniet e mira që ne kemi me Turqinë, e cila lidhet edhe me ekstradimin e shtetasve kurdë që ka në vendin tonë. E dyta është me Bashar Al Asadin, edhe ata mund të bëjnë diçka. E treta rreziku më i madh është Irani. Irani gjithmonë ngarkon të tjerët. Janë 3 atentate të dështuar kundër kryegjyshatës Botërore të bektashinjve”, tha Karamuço.





Lajmet e fundit nga