Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...

Shqipëria vazhdon të luftojë me çështjet që burojnë nga të drejtat e pagarantuara të pronës. BE i ka ofruar Shqipërisë mbështetje në këtë fushë përmes një programi të posaçëm që kap vlerën prej 15.7 milionë euro.
Agjensia Shtetërore e Kadastrës sipas delegacionit të BE në Tiranë, kohët e fundit, kërkoi disa ndryshime të projektit, pasi qeveria ka vendosur ta ndërmarrë vetë, financimin e zhvillimit të sistemit IT për shërbimet digjitale apo digjitalizimin e titujve të pronësisë.
Autoritetet shqiptare nuk dhanë arsye mbi këtë qëndrim të ri kur u pyetën nga Zëri i Amerikës, ndërsa disa ekspertë thanë se kjo qasje e qeverisë ngre disa pikëpyetje, kur bëhet fjalë për një sektor që vijon të mbetet subjekt i korrupsionit.
Në Shqipëri problemet mbi çështjet ende të pazgjidhura të pronësisë kanë sjellë pengesa në zhvillimin ekonomik të vendit. Raporti i KE-së i vitit 2022 për Shqipërinë bëri thirrje për të shtuar përpjekjet për konsolidimin e të drejtave të pronësisë përmes regjistrimit dhe digjitalizimit të të dhënave kadastrale, ndërkohë që sipas tij, sektori mbetet subjekt i korrupsionit.
Përparimi në çështjen e të drejtës së pronësisë është pjesë e reformave për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. BE i ka ofruar Shqipërisë mbështetje në këtë fushë nëpërmjet një programi të posaçëm për të Drejtat e Pronësisë të rënë dakord në marrëveshjet financuese IPA 2020 dhe IPA 2021.
Zëri i Amerikës ka mësuar se autoritetet shqiptare kohët e fundit kanë kërkuar t’i bëjnë disa ndryshime programit, që kap shumën prej 15.7 milionë Eurosh, i cili synon krijimin dhe zhvillimin i një sistemi qendror IT të integruar të menaxhimit të tokës, ndihmën për digjitalizimin e dokumenteve hapësinore dhe ligjore, harmonizimin e të dhënave të gabuara dhe riplanifikimin e proçeseve të biznesit, si dhe ofrimin e shërbimeve.
Zëri i Amerikës pyeti Agjensinë për Media dhe Informim si dhe Agjensinë Shtetërore të Kadastrës mbi arsyet e këtij qëndrimi të ri të qeverisë. Agjensia e Medias njoftoi se e kish përcjellë kërkesën në institucionin e Kadastrës, e cili nga ana e tij nuk ktheu përgjigje mbi këtë çështje.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha Zërit të Amerikës se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, kohët e fundit kishte kërkuar ndryshimin dhe rishikimin e projektit, pasi qeveria, sipas zyrtarëve të BE, ka vendosur ta ndërmarrë vetë, financimin e zhvillimit të sistemit IT për shërbimet digjitale apo digjitalizimin e titujve të pronësisë.
Duket se fusha për të cilën qeveria shqiptare është angazhuar ta financojë vetë, përbën një pjesë me rëndësi të programit, prej 15.7 milion eurosh, të BE. I pyetur mbi arsyet e ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare, delegacioni i BE-së në Tiranë nuk dha detaje të hollësishme, por sqaroi se qeveria shqiptare ka kërkuar që fondet përkatëse të BE-së të rialokohen në përputhje me rrethanat, duke shtuar se pret së shpejti një propozim specifik për këtë nga autoritetet shqiptare.
Delegacioni, sqaroi gjithashtu se fondet nuk parashikohen të transferohen drejtpërdrejt tek institucionet shqiptare apo buxheti i shtetit dhe se ndërhyrjet janë projektuar në koordinim me institucionet qeveritare përfituese. Sipas këtyre praktikave BE-ja prokuron drejtpërdrejt projekte individuale bazuar në ndërhyrjet e miratuara në mënyrë që të dërgojë ekspertë dhe të ndihmojë institucionet për të arritur rezultatet e parashikuara.
Deri më sot, BE-ja ka kontraktuar 3.21 milionë Euro nga ky program, nga të cilat 850.000 Euro janë paguar për veprime përgatitore, duke përfshirë metodologjinë teknike për digjitalizimin, si dhe mbështetje teknike për përgatitjen e projekteve madhore të planifikuara. Pra nëse i referohemi objektivit kryesor të programit ( “krijimi dhe zhvillimi i një sistemi qendror IT të integruar të menaxhimit të tokës, ndihma për digjitalizimin e dokumenteve hapësinore dhe ligjore, harmonizimi i të dhënave të gabuara dhe riplanifikimi i proçeseve të biznesit, si dhe ofrimi i shërbimeve”) zbatimi i tij është ende në hapat fillestare.
Autoritetet së fundi i kanë pranuar publikisht problemet e thella në institucionin e kadastrës. Pak kohë më parë, kur njoftoi se të gjitha shërbimet e tij për qytetarët, që prej 3 korrikut do të ofrohen online, kryeministri Edi Rama, e cilësoi “katastrofike” situatën në këtë institucion. “Padiskutim që aktori kryesor i gjithë kësaj historie të zymtë është korrupsioni. Sot është dita për t’i kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të PS të gjithë atyre shqiptarëve që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në kadastër. Dhe kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore”- u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim publik.
Por në këtë situatë të rëndë në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, që ka dëmtuar qytetarët ndër vite, disa ekspertë nuk gjejnë arsye serioze në qëndrimin e ri të qeverisë për të financuar vetë zhvillimin e sistemit IT për shërbimet digjitale, apo digjitalizimin e titujve të pronësisë, kur më herët ishte rënë dakort që të financoheshin nga BE. “Është në diskrecionin e qeverisë, të vendosë prioritete sa i takon kërkesave që bën në institucionet e BE dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, por nuk është serioze që prioritetet e vendosura të negociuara, të shqyrtuara në Kuvend, të miratuara dhe gati për financim të hiqen nga prioritetet dhe të kërkohet ku t’i sistemojë fondet për t’i shpenzuar, larg atyre indikatorëve të performancës të parashikuara në dokumentat bazë të projektit. Zëvendësimi i këtyre projekteve me financim nga buxheti i shtetit do të thotë të lihen mangët shkolla, spitale, rrugë, siguri, rend apo diplomaci. Cënohen interesat e një mase të madhe njerëzish në një kohë që janë të gjitha mundësitë për t’u shfrytëzuar fondet e paraAnëtarësimit”- u shpreh për Zërin e Amerikës Zef Preçi, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike.
Edhe për studiuesin, për qeverisjen dhe antikorrupsionin Gjergji Vurmo, vendimi i qeverisë për t’u tërhequr nga disa financime të BE lidhur me kadastrën është i çuditshëm. “Arsyet mund të jenë të ndryshme, nuk do doja t’i paragjykoja. Sigurisht arsyeja e parë, duke patur parasysh stadin në të cilin ndodhet Shqipëria, por edhe shumicën e praktikës së institucioneve të qeverisjes të bën të mendosh se ka një arsye që nuk lidhet me standardet e mirëqeverisjes. Alternativa është prokurimi i shpejtë që mund t’i përgjigjet një nevoje urgjente, por ngre pikëpyetje të mëdha sa i përket dyshimeve për korrupsion, dhe dyshimeve të ndryshme për thyerje integriteti”- argumentoi për Zërin e Amerikës Gjergji Vurmo, studiues për qeverisjen dhe antikorrupsionin.
Çështjet e pronësisë në Shqipëri janë të qenësishme në proçeset integruese të vendit dhe në përparimin ekonomik të tij në kushtet kur institucioni i Kadastrës Shqiptare vijon të mbetet subjekt i korrupsionit dhe përpjekjet e qeverive shqiptare në këto vite të tranzicionit për ta luftuar atë, kanë dështuar. Ndaj çdo ndihmë dhe financim nga institucionet ndërkombëtare në këtë drejtim, për ekspertët, duhet të vlerësohet me seriozitet nga qeveria shqiptare./ VOA
Rreth 30 mijë maturantë përfunduan shkollën e mesme dh...
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Partia Socialiste d...
Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mandateve ...
Avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Ardian Visha...
Në Kryesinë e Kuvendit është mbajtur këtë pasdite mbledhja...
CNA raportoi dy ditë më parë se ish-zv.kryeministri Arben ...
Dy ditët e fundit, lajmi kryesor në median shqip...
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Zbardhen detaje të reja nga dosja e hetimeve të SPAK-ut në...
Ryanair, linja ajrore nr.1 në Evropë, ka lançuar sot, më 1...
CNA ka denoncuar moskalimin e pagave të muajit të kaluar p...
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të ...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion thotë se ish-zv/kr...
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuri...
SPAK iu drejtua të premten Kuvendit të Shqipërisë me një k...
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për ish-zv.kryeminis...
Në Kryesinë e Kuvendit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK-...
Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë, e cila...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka re...
SPAK-u ka çuar në Kuvend ditën e premte kërkesën...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...