500 mijë euro në banesë/ Jepet vendimi për Alda Klosin dhe sanitaren e saj
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin duke dënuar me 2 v...

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, sot më datë 19.03.2024, në ambientet e SPAK-ut, priti zotin Todd D. Robinson, Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrës Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe zonja Aida Hajnaj, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti John C. Kastning, Drejtori i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT).
Gjatë takimit, Dumani bëri një prezantim të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të këtij institucioni mbi hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa zonja Hajnaj u ndal te funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe procesi i rivlerësimit të hetuesve të kësaj strukture.
Ndër të tjera, Dumani falënderoi zotin Robinson për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar SPAK-ut, duke filluar që nga themelimi i kësaj strukture dhe në vijimësi në procesin e konsolidimit dhe specializimit të saj. Zoti Dumani nënvizoi rolin e rëndësishëm dhe thelbësor që ekspertët e misioneve të asistencës dhe përfaqësuesve të agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur jo vetëm në zhvillimin e SPAK-ut, por dhe në ndihmën e dhënë në bashkëpunimin ndërkombëtar me agjencitë ligjzbatuese partnere.
Nga ana tjetër, zoti Todd D. Robinson, vlerësoi ecurinë e punës dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon se mbështetja ndaj SPAK-ut do të vijojë me të njëjtat ritme, me qëllim arritjen e objektivave ligjorë të kësaj strukture, që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synimin e konsolidimit të shtetit ligjor dhe dhënies fund të kulturës së pandëshkueshmërisë./ CNA
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin duke dënuar me 2 v...
Të martën, Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkom...
Të martën, në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca ...
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Infor...
Është zbardhur drafti për projektligjin mbi Policinë e...
Ambasada amerikane, me anë të një postimi në rrjetet s...
Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të ...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Ber...
Aktorja Elia Zaharia, në një lidhje telefonike për një...
Në 21 Mars, në Ditën Botërore të Sindromës Down, çdo vit e...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sonte në emisionin Opinion, Auron Tare ka treguar se pse d...
Moderatori i emisionit investigativ "Stop" ka paditur ...
Grigels Muçollari ka reaguar pas dekretimit të ligjit për ...
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e ...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas Preside...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ball...
Zyrtari i lartë amerikan, Ndihmëssekretari për Byronë Ndër...
Kreu i grupit parlamentar dhe nënkryetari i PD-së, Gaz...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...