Vranësira dhe rrebeshe shiu në disa zona/ Si ndryshon moti pasdite
Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në ndikimin e mot...

Policia ka njoftuar se 2 rusët dhe ukrainasi që dje kanë tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh duke plagosur dhe dy ushtarë janë arrestuar për spiunazh.
Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.
"Euronews Albania" ka ndjekur minutë pas minute ngjarjen e rëndë të shënuar në uzinën e armëve në Gramsh.
Incidenti është shënuar rreth orës 17:40 të së shtunës pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit.
Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.
Pavarësisht thirrjes së rojës dhe përgjegjësit të ruajtjes së uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij.
Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.
Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, Mikhail Zorin, 24 vjeç.
Ndërkaq, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas.
Shërbimet e policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe një shtetasi ukrainas me inicialet F. A., 25 vjeç.
Ndërkohë që ushtarakët e lënduar kanë marrë ndihmën e parë në urgjencën e Gramshit dhe më pas janë dërguar për në repartin e toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, për tre të ndaluarit ka filluar marrja në pyetje.
Në dëshmitë e tyre ata kanë pohuar se janë blogerë, të cilët reklamonin kryesisht foto dhe video të ish-bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.
Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Në zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Të ndodhur në terren gazetarët e "Euronews Albania" kanë kontaktuar edhe me banorët që kanë qenë të pranishëm në momentin e përplasjeve të ruseve me ushtarët shqiptarë.
Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili duke i uruar shërim të shpejtë dy ushtarëve të lënduar, e ka cilësuar ngjarjen si të dyshuar për spiunazh.
E ndërsa orët kalonin, grupi hetimor që po merret me ngjarjen e Gramshit ka arritur të zbardhë edhe disa të dhëna mbi tre të ndaluarit.
Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi të cilët u përfshinë në incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, kanë hyrë në Shqipëri 3 javë më parë.
Burim për "Euronews Albania" bëjnë me dije se një prej tyre, drejtuesi i automjetit tip ‘Chevrolet’ ka hyrë nga porti i Durrësit, ndërsa dy të tjerët nga aeroporti i Rinasit.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Euronews Albania ka siguruar video të automjetit luksoz, me të cilët ata shkuan në uzinën ushtarake në Gramsh mbrëmjen e së shtunës.
Automjeti tip “Chevrolet” është filmuar nga banorë të zonës, para se të ndodhte incidenti në uzinë.
Një automjet tepër i kushtueshëm, çmimi fillestar i të cilit shkon në 60 mijë euro. Prej disa ditësh, banorët kishin parë lëvizje të këtyre shtetasve të huaj.
Gjatë paradites të së dielës, gjendja e dy ushtarëve të lënduar është përmirësuar ndjeshëm.
Pas vizitës që u bëri në spital ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se prej kohësh shërbimet inteligjente po vëzhgonin tre të ndaluarit.
Vetëm disa minuta më vonë, një tjetër reagim erdhi nga "Twitter". Këtë radhë ishte ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila pas bisedës që kishte pasur me ministrin Peleshi dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Kingji, shprehte mbështetjen për hetimet ndaj kësaj ngjarjeje./euronews
Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në ndikimin e mot...
Uragani i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, ka dhuruar "...
Në një memorial ku janë shkruar mbiemrat e familjeve t...
Bedri Elezi, ekspert sigurie, u shpreh se ngjarja në G...
Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi t...
Avokati, Altin Goxhaj, ka folur për incidentin e ndodh...
Bedri Elezi, ekspert sigurie, u shpreh se edhe më shqe...
Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar me incidentin e...
Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse, e cila u raport...
Gazetarja Anila Hoxha duke iu referuar të dhënave nga Mini...
Spartak Ngjela ka dhënë alarmin në lidhje me dhënien e sht...
Pas sulmit në uzinën e Gramshit, duket se një tjetër prece...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar...
Biznesmeni Gjergj Luca ka shpallur kandidaturën për kryemi...
Gazetari i njohur bullgar, Christo Grozev, ka reaguar në l...
Pas një nate tejet të zjarrtë dhe festive, me yllin e ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas vizitës së dy ushta...
Mjeku i urgjencës së Gramshit, i cili ka dhënë ndihmën e p...
Deputetet e PD-ës janë ndarë në dy pjesë edhe për ngjarjen...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar për sulmin nda...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...