web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SPAK-u refuzon komisionin “Xhafaj”: I kemi bërë publike problematikat tona

3 Tetor 2024, 11:43, Aktualitet CNA

SPAK-u refuzon komisionin “Xhafaj”: I kemi bërë publike

Pas Gjykatës Kushtetuese, komisioni "Xhafaj" ka marrë një përgjigje negative edhe nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK-u ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij aktiviteti duke u shprehur se i kanë bërë publike problematikat e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Prokurorët nuk e kanë parë të arsyeshme pjesëmarrjen e tyre në këtë komision.

"Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë duke u trajtuar në Mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse.

Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të  Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit.  Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, cilësoi se është e gatshme për të  ofruar kontributin e saj  përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision", thuhet në njoftimin e SPAK për mediat.  / CNA





Lajmet e fundit nga