web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i nënshtrohet sërish operacionit

3 Tetor 2024, 11:01, Aktualitet CNA
Rama i nënshtrohet sërish operacionit
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas asaj që raportohet në media, Rama është operuar nga “hernia inguinale”.

Kreu i qeverisë është shtruar mëngjesin e sotëm në spital ku raportohet se i është nënshtruar operacionit nga kirurgu Arben Gjata.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

Pak kohë më parë ai u operua dhe nga apendiciti. Kryeministri në fakt e kishte bërë me dije pak javë më parë se do t'i nënshtrohej këtij operacioni pasi problemi shëndetësor po i shkaktonte shqetësime të shumta./ CNA





Lajmet e fundit nga