Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Prej muajsh CNA po sulmohet në mënyrë kriminale nga Aldor Nini dhe “Acromax”. Aldor Nini i “Acromax”-it vuri në dispozicion ushtrinë e tij për të goditur CNA-në në rrjetet sociale, duke mbyllur fillimisht kanalin e “YouTube” e më pas “Instagram”-in, “TikTok”-un dhe së fundi faqen e CNA-së në “Facebook”.
Pas goditjeve të njëpasnjëshme dhe sulmit ndaj fjalës së lirë kanë reaguar një sërë shoqatash të gazetarëve, të cilët kanë dënuar ashpër goditjet kriminale të Aldor Ninit dhe “Acromax”-it ndaj CNA-së.
Në mënyrë të menjëhershme reagoi fillimisht Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë, ku shprehu shqetësimin për mbylljen e faqes së CNA-së.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për sulmin ‘online’ ndaj mediave CNA.al dhe një seri të raportimeve në 'Facebook' të gazetarit Elvi Fundo. Sot jemi njoftuar se faqja e CNA.al në 'Facebook' është në një seri sulmesh ‘online’, ndërkohë që të dielën është mbyllur. Të gjitha sulmet ‘online’ ndaj mediave, gazetarëve dhe punonjësve të medias janë sulme për të heshtur lirinë e fjalëve. Ne kërkojmë rikthimin sa më shpejt në statusin aktiv të faqeve dhe ndalimin e menjëhershëm të raportimeve të profilit të z.Fundo, si dhe respektimin e standardeve të Bashkimit Evropian për rrjetet sociale”, thuhet në reagimin e AGSH-së.
Më tej ka reaguar Këshilli Shqiptar i Medias. KSHM thekson se mbyllja e rrjeteve sociale pa një vendim gjykate përbën një shkelje të pastër të lirisë së informimit, lirisë së shprehjes dhe cenim të fjalës së lirë.
“Bllokimi i faqeve ‘online’ të CNA-së, akt censure. KSHM shpreh shqetësimin e vet për sulmin e përsëritur në rrjetet sociale ndaj medias CNA. Bllokimi i faqeve të çfarëdo medieje, qoftë në web, qoftë në rrjete sociale, mund dhe duhet të bëhet VETËM me një vendim të prerë të gjykatave shqiptare. Nëse publikut i bllokohet aksesi pa vendim gjykate, përveç rasteve të parashikuara me ligj, përbën një shkelje të pastër të lirisë së informimit e lirisë së shprehjes dhe cenim të fjalës së lirë. KSHM u bën thirrje platformave të rrjeteve sociale të evitojnë bllokime të mediave, dhe sidomos pa një njoftim paraprak të të prekurve”, nënvizohet në deklaratë.
Edhe “Safe Journalists” kundërshtoi me forcë sulmet e përsëritura ndaj CNA-së dhe serinë e raportimeve në “Facebook” të gazetarit Elvi Fundo.
“’Safe Journalist Albania’ i bashkohet shqetësimit të kolegëve të Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, mbi sulmin ‘online’ ndaj medias CNA.al dhe një seri të raportimeve në ‘Facebook’ të gazetarit Elvi Fundo”, nënvizohet në deklaratë.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dalë me një deklaratë për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale të CNA-së nga Aldor Nini dhe kompania “Acromax”.
“Raportimet për sulme digjitale dhe mbyllje të llogarive ‘online’ të portalit CNA janë tejet shqetësuese dhe janë të përsëritura edhe ndaj mediave të tjera. Ky është një veprim i paprecedentë, i papranueshëm, në një shtet të së drejtës, ku gjykatat duhet të jenë ato që vendosin për kufizime të tilla, që cenojnë parimin kushtetues të së drejtës për informim, për fjalën e lirë dhe lirinë e medias. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u bën thirrje ligjvënësve që të reagojnë dhe të veprojnë për të garantuar mirëfunksionimin e mediave, qoftë edhe me rregullime ligjore, pasi akte të tilla janë veprime të pastra censure që ulin më tej reputacionin e Shqipërisë sa i takon lirisë së medias dhe na paraqesin si një vend rrumpallë ku individë apo palë të caktuara veprojnë lirisht mbi norma e ligje”, ka nënvizuar Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.
AEJ Shqipëri i ka bërë thirrje kompanisë “ACROMAX” për transparencë për bllokimin e kanalit CNA Media!
“Media CNA ka ngritur shqetësimin se ka pasur një bllokim të kanalit të saj në ‘YouTube’, nga kompania ‘ACROMAX’ si përfaqësuesja zyrtare e kompanisë ‘YouTube’ në Shqipëri, pa të drejtë dhe në shkelje të lirisë së medias. Raste të tilla nga kompania ‘ACROMAX’ janë bërë të përsëritura, duke ndikuar në aktivitetin e disa mediave dhe duke i penalizuar në punën e tyre. Duke mos dhënë arsye të qarta! AEJ dega Shqipëri solidarizohet me kolegët e CNA-së, dhe i bën apel të fortë kompanisë ‘ACROMAX’ që të ndalojë menjëherë marrjen e masave kaq penalizuese, ndaj mediave duke ndikuar direkt në misionin e medias për informim të publikut. Ndërkohë për këtë rast do të informojë dhe platformat ndërkombëtare!”, thuhet në deklaratë.

Më herët, e konkretisht në 23 gusht të këtij viti, ka ardhur edhe një reagim nga Ambasada Gjermane në Shqipëri. Në përgjigje, zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Tiranë, Thilo Schroeter, ka thënë për CNA-në se refuzojnë çdo përpjekje për të keqpërdorur mekanizmat ligjorë, duke përfshirë pretendimet për abuzim të së drejtës së autorit, për të frikësuar gazetarët ose organizatat mediatike. Ambasada gjermane thekson se liria e shtypit është një bazë thelbësore për një demokraci funksionale.
“Më lejoni të theksoj se si çështje politike, ne refuzojmë çdo përpjekje për të keqpërdorur mekanizmat ligjorë, duke përfshirë pretendimet për abuzim të së drejtës së autorit, për të frikësuar gazetarët ose organizatat mediatike. Liria e shtypit është një bazë thelbësore për një demokraci funksionale”, thuhet në përgjigjen e ambasadës gjermane.
Po ashtu ka pasur reagime të forta nga gazetarët Klodiana Lala, Klodian Tomorri, Armand Shkullaku, Isa Myzyraj, të cilët kanë dënuar ashpër këtë akte censure ndaj CNA-së.
CNA prej tre muajsh ndodhet përballë një sulmi kriminal, nga një individ që është akuzuar për përndjekje. CNA u ka shkruar disa organizatave ndërkombëtare të medias, gjithashtu edhe kompanive të rrjeteve sociale.
Po ashtu janë njoftuar sërish të gjitha organizatat ndërkombëtare të medias dhe gjithashtu edhe platformat e rrjeteve sociale për abuzimet e Aldor Ninit dhe hakmarrjet e tij personale, i cili abuzon me aksesin e platformave dhe i keqpërdor për interesat e tij personale./ CNA
Opozita nuk e ka lejuar mazhorancën që të hyjë në parlamen...
Situata para Kuvendit shfaqet e tensionuar, ku ka pasur pë...
Opozita ka krijuar sërish kaos para Kuvendit ku ka pasur d...
Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet për seancën e rad...
Sulmet e Aldor Ninit dhe “Acromax”-it ndaj CNA-së kanë...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, k...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dalë m...
Partia Demokratike ka reaguar këtë të mërkurë me anë t...
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gja...
Ilir Binaj është emëruar këtë të mërkurë drejtor i Përgjit...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani,...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Këtë të mërkurë janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikan...
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend është shoqëru...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është ...
Të gjithë tashmë janë të bindur se Gjykata Kushtetuese ësh...
Këtu do të ishte lajmi i PD-së dhe Silvi Bardhit. Po pu...
Platforma SMILE.al finalizon suksesshëm një tjetër projekt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...