EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Gazetari, Ferdinand Dervishi ka reaguar lidhur me emërimin e Elona Gogos, motrës së Dallëndyshe Bicit në postin e Drejtoreshës në Drejtorinë e Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit.
Dervishi thotë se e sapoemëruara është marrë nën hetim nga SPAK, më 26.09.2019, nën akuzën “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Sipas gazetarit, ajo nuk ka arsimin përkatës për vendin e ri të punës, për më tepër, Ligji për Policinë e Shtetit, neni 40, pika 1/b, ja ndalon emërimin në Policinë e Shtetit për shkak se është larguar nga shërbimi civil.
Postimi i plotë:
Pas realizimit me regji të ndërhyrjes 20-orëshe në sistemin TIMS të Policisë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, vijojnë me sfidën ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).
Në datën 3 nëntor 2023, me proceduara të përshpejtuara, ata kanë ulur në postin e Drejtorit në Drejtorinë e Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit, Znj. Elona Gogo.
E sapoemëruara është marrë nën hetim nga SPAK, më 26.09.2019, nën akuzën “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas akuzës së SPAK, Znj. Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin, skualifikoi nga gara kompaninë “Gjoka Construction” sh.a., duke favorizuar kompaninë fituese.
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua në datën 07.06.2023. Përfaqësues të akuzës ishin prokurorët Altin Dumani dhe Elvin Gokaj.
Znj. Elona Gogo është drejtuesja e fundit në radhë që i bashkëngjitet një “ekipi të ri”, që sipas një deklarimi publik të Ministrit Balla, datë 30 gusht 2023, “ka marrë përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe sigurisë...”
Pjestarët e “ekipit të ri” të Ministrit Balla janë: Ervin Muço i emëruar në mënyrë të paligjshme në postin e Drejtorit të Departamentit të Tenkologjisë për Informacionin dhe graduar, në kundërshtim me Ligjin për Gradat, “Drejtues i Lartë”.
Në këtë detyrë Ervin Muço vinte pas bëmave të rrjedhjes së të dhënave të qyetarëve shqiptarë nga databaza e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ngjarje e vitit 2021, ku ishte marë “nën hetim në gjendje të lirë”.
Edhe pas emërimit në majën e kupolës së Policisë së Shtetit, më 3 gusht 2023, Ervin Muço do të kapej me presh në duar duke ndërhyrë të mënyrë të paligjshme në databazën e sistemit TIMS, një skandal që tashmë hetohet zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës.
Një tjetër anëtar i “ekipit të ri”, emëruar me firmën e Ministrit Balla, është edhe Znj. Ervina Gjana, Drejtorja e Drejtorisë së Antikrimit Kibernetik, edhe kjo e sjellë në këtë post në mënyrë të paligjshme, pa arsim përkatës dhe për më tepër me probleme të së shkuarës.
Znj. Gjana është kallëzuar penalisht në vitin 2014 për “vjedhje pasurie”, konkretisht për përvetësimin e hard-drive të komjuterit personal, ndërkohë që ishte me detyrë specialiste IT në Drejtorinë e IT pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në vijim të rrethimit të sektorit të informacioneve sekrete të Policisë me personazhe të të njëjës prerje, drejtorinë e fundit që kishte mbetur pa kontroll, atë të Programimit dhe Bazave të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit, ja besuan, më 3 nëntor 2023, Znj. Elona Gogo.
Për habi, ashtu si Znj. Ervina Gjana edhe Gogo nuk ka arsimin përkatës për vendin e ri të punës, për më tepër, Ligji për Policinë e Shtetit, neni 40, pika 1/b, ja ndalon emërimin në Policinë e Shtetit për shkak se është larguar nga shërbimi civil.
Por emërimi, në postin e rëndësishëm të kontrollit të informacioneve sekrete të policisë, i një personazhi të marrë si i pandehur nga SPAK, përbën në vetvete edhe një sfidë të hapur dhe tepër të guximshme ndaj SPAK. Për më tepër që njëri nga prokurorët, që kanë dërguar në gjykim çështjen në ngarkim të Znj. Gogo, është vetë kreu i Prokurorisë, Z. Altin Dumani.
PS: Jo krejt rastësisht Znj. Elona Gogo është motra e Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ish deputeti Muslim Murrizi ka denoncuar se gjoba 100 ...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar reag...
Më thuaj muajin që ke lindur të të tregoj sa shanse keni p...
Janë publikuar pamjet nga stërvitja “Strong Balkan 23”...
Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, M.D, k...
Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur d...
Diplomati Agim Nesho, në një intervistë për CNA, ka de...
Kryeministri, Edi Rama ju ka thurur lavde tre kryebashkiak...
Sot GJKKO-së zbardhi vendimin për masat ndaj Jamarbër ...
Aplikacioni e-Albania do të ndryshojë së shpejti. Këtë e b...
Zbardhet protokolli i marrëveshjes mes dy qeverive, të Shq...
Kryeministri, Edi Rama ju ka bërë thirrje prindërve të...
Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Part...
Kryeministri Edi Rama, sot gjatë fjalës së tij në Asam...
Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Part...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Partisë S...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reguar lidhru m...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës s...
Në listën e dëshmitarëve në seancën për kandidatin që fito...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...