EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në gjyq avokatin Petraq Semani.
Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).
Nga tërësia e akteve dhe provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në fakte dhe prova se i pandehuri Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i shtetasit Llazar Dine, u ka kërkuar shtetasve Llazar Dine dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 eurosh, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim te gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Llazar Dine, për favorizimin e të dënuarit Llazar Dine në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.
Përfitimi i paligjshëm është marrë nga i pandehuri Petraq Semani pjesë-pjesë dhe një nga këto pjesë është marrë në datën 05.03.2019, në banesën e shtetasit Llazar Dine në fshatin Dërsnik Korçë, pas seancës gjyqësore të asaj date, vërtetuar ky fakt jo vetëm me deklarimet e shtetasve Llazar Dine, Sidorela Dine dhe O. D., por ky moment është pranuar dhe nga vetë i pandehuri Petraq Semani duke deklaruar se ky takim është zhvilluar në këtë datë dhe se ka marrë shumën prej 9.550 euro, por sipas tij kjo shumë është marrë për shërbimin e ofruar si avokat.
Marrja e shumës monetare prej 9.550 eurosh nga i pandehuri Petraq Semani në banesën e shtetasit Llazar Dine është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Llazar Dine, regjistrim ky që mban datën 05.03.2019 dhe më pas në datën 06.03.2019 është ngarkuar edhe në kartën e memories, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasi është dorëzuar nga shtetësja Sidorela Dine. Materiali video-audio është këqyrur dhe përmbajtja e saj është dokumentuar në procesverbalin e këqyrjes të datës 05.10.2021.
Pamjet e regjistruara dhe përmbajtja e tyre përputhen edhe me të dhënat e përftuara nga provat e tjera të administruara gjatë hetimit (si deklarimet e shtetasve P. D. dhe O. D., këqyrja e vendit të ngjarjes-banesës së shtetasit Llazar Dine, këqyrja e dosjes gjyqësore etj.).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Llazar Dine për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen“, parashikuar nga neni 88/2 e 25 i Kodit Penal duke e dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë).
Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, i pandehuri Petraq Semani i ka kthyer shtetases Sidorela Dine shumën prej 8.000 eurosh.
Sot në orën 11:00 pritet të zhvillohet protesta e 18-t...
Ditën e sotme, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
“Mosdeklarimi i adresës së ambientit ku ushtroni aktivitet...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Dy partitë politike kryesore të vendit, Partia Sociali...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka deklaruar se Edi Rama ...
Moderatorja Erla Mëhilli ka pyetur në mënyrë direkte n...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca u ka treguar b...
Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se misioni i ...
Avokati mbrojtës i ish-ministrit Ilir Beqaj, Ermal Yze...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gja...
PD dhe PS kanë miratuar ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubi...
Ish-numri dy i qeverisë Rama, ish-zëvendëskryeministri...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh në seancë urg...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari është në n...
Sot u faktua një tjetër rast. Antikushtetutshmëria. Kr...
Banorët e Thumanës kanë dalë në protestë pasditen e so...
Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesën ...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së ti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...