Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi me kreditë e qytetarëve, ku është i përfshirë edhe “Fondi Besa”.
5 persona, konkretisht një qytetar, një notere dhe 3 punonjës të “Fondit Besa”, kanë marrë kredi për 11 shtetas të ndryshëm dhe kanë përvetësuar paratë.
Shtetasi L.V., ka shtyrë 11 qytetarë që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi L.V., nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve dhe kontratave të kredisë, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a.
Pas çeljes së kredive, disbursimit dhe transferimit të shumave monetare në llogaritë bankare të 11 qytetarëve, 34-vjeçari me iniciale L. V. ka tërhequr dhe përvetësuar paratë.
Sipas prokurorisë, 34-vjeçari ka bashkëpunuar oficerët e kredisë në shoqërinë “Fondi Besa’” sh.a, E. A. dhe L. P. për të realizuar këtë skemë mashtrimi. Gjithashtu, më shtetasin L. V. ka bashkëpunuar edhe përgjegjësja e zyrës përkatëse te ‘Fondi Besa’ sh.a, L. N., që ka pasur në varësi dy punonjësit e mësipërm.
“Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.
Sa më sipër, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasi L. V., në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., kanë kryer veprën penale të "Mashtrimit", me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Po kështu, ekzistojnë prova të mjaftueshme se noterja M. D., ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga personi që e ka për detyrë, në 11 raste.
Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kërkuar:
- Të caktohet ndaj personit nën hetim L.V., masa shtrënguese e sigurimit personal "arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale;
- Të caktohet ndaj personave nën hetim L.N., E.A., L.P. dhe M.D., masa shtrënguese e sigurimit personal "arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale;
- Të caktohet ndaj personit nën hetim M.D. edhe masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale./ CNA
Pas investigimit të publikuar nga emisioni “Report” i "RAI...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka rea...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve...
Aktivistja Adriana Kalaja ka paditur në SPAK kryeministrin...
Sot, deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për medi...
Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron opinionin publik, m...
Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins Bank...
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka përfunduar dës...
Ish-kryebashkaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është thirrur në S...
Pas 6 ditësh nga sulmi brutal, duket se gjendja shënde...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën Ndërkombëtare të...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur r...
Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar ngritjen e Komisio...
28 mijë maturantë do të kryejnë testin e Gjuhës së huaj so...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi në muajin maj hapjen e p...
OKB ka zhvilluar një sondazh në Shqipëri për besimin në in...
Akuzat ndaj Olsi Ramës kanë qenë një nga temat që krye...
Kryeministri Edi Rama, në intervistën për “RAI3” është...
“RAI 3” po rikthehet sot me një tjetër emision special në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...