Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sot shënohet dita e fundit për aplikimet në skemat e subvencioneve bujqësore. Fermerët janë paraqitur në sportele për të përfituar mbështetje financiare për naftën, blegtorinë, bletarinë dhe sektorë të tjerë të prodhimit bujqësor.
Procesi i aplikimit ka qenë më i lehtë dhe më i shtrirë në kohë krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas fermerëve, periudha më e gjatë e aplikimeve ka shmangur radhët e gjata dhe ka lehtësuar punën e tyre në terren. Sot, për shkak të kushteve me shi, shumë prej tyre kanë shfrytëzuar mundësinë për të përmbyllur aplikimet.
"Po aplikoj për lopët, kam 15 krerë. Aplikimi ka qenë shumë i thjeshtë. Kam përfituar herë të tjera, sa për të larë shpenzimet. Subvencionimi është shumë i pakët, 10 mijë të reja s'e arrin dot koston që shpenzojmë."
Një pjesë e mirë e aplikuesve kanë qenë përfitues të mëparshëm, të cilët e shohin subvencionimin si një ndihmë simbolike që mbulon vetëm një pjesë të vogël të kostove të larta që kërkon mbajtja e bagëtive. Sipas tyre, një lopë ka shpenzime të konsiderueshme dhe ndihma që përfitojnë nuk është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat vjetore të ushqimit dhe përkujdesjes.
"Ishim të angazhuar me punë, sot ishte koha me shi, u liruam dhe erdhëm të bëjmë aplikimet. Do të aplikoj për bagëti, lopë kryesisht. Jemi grupuar si shoqëri dhe bëhen 10 lopë për 5-6 fermerë. Kemi marrë 100 mijë lekë të vjetër. E mjaftueshme s'është, por kaq jep qeveria. Lopa ka shumë shpenzime. Për 1 vit shkon shumë, 1 deng me jonxhë është 10 mijë lekë të vjetër, një lopë e konsumon brenda ditës këtë sasi. Llogarinë e bën vetë. Edhe ia vlen edhe s'ia vlen, por ne do të merremi se këtu jetojmë, s'kemi nga ia mbajmë."
Ka edhe fermerë që po aplikojnë për herë të parë, të cilët janë organizuar në grupe të vogla për të përmbushur kriteret. Ata theksojnë se blegtoria kërkon përkushtim dhe investime të vazhdueshme, ndaj çdo mbështetje është e rëndësishme, pavarësisht vlerës.
"Jemi bërë grup dhe kemi kush 1 lopë, kush 2. Unë sivjet po aplikoj për herë të parë. Tani do bëj aplikimin. Shpenzimet me mundim, blegtoria do shumë ushqim të hajë, sa kemi mundësi mbajmë nga një lopë ose dy."
Në disa raste, procedurat e dokumentacionit kanë qenë pengesë për aplikimin në kohë. Mungesa e dokumenteve për tokat me qira apo kartat e identitetit të bashkëpronarëve ka bërë që disa fermerë të lëvizin në minutat e fundit për të dorëzuar aplikimet.
"Nuk e kam bërë aplikimin se kërkohen ca dokumente që s'i plotësonim dot. Do t'i plotësoj, kemi kohë dhe sot. Duan karta identiteti të personave që kanë marrë tokat me qira. Do aplikoj për naftë dhe blegtori. Kam rreth 40 krerë lopë. Kemi përfituar 100 mijë lekë të vjetër për çdo lopë. E mjaftueshme s'është, por edhe pa hiç, mirë është. Kosto ka."
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Vullnet Gjolla, këtë vit është shënuar një interes i qëndrueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm për skemën e naftës janë regjistruar rreth 10,300 aplikime në Qarkun e Korçës. Ndërkohë, edhe skemat e tjera si ajo për bagëtitë e imëta, blegtori dhe bletari kanë pasur një pjesëmarrje të mirë.
"Sot është dita e fundit e aplikimeve. Kemi pasur një interes të lartë të fermerëve në ditët e aplikimit. Sivjet ka pasur një risi, ku afatet e aplikimit kanë qenë më të gjata se vitet e kaluara. Kemi pasur afërsisht një muaj e gjysmë kohë dhe s'ka pasur dyndje nga fermerët. Ka pasur disa skema ku fermerët kanë qenë më shumë të interesuar. Në Qarkun e Korçës kemi në skemën e naftës rreth 10300 aplikime, pothuajse në të njëjtat aplikime të vitit të kaluar. Sa u përket tri skemave të tjera që kanë pasur interes fermerët kanë qenë skema e bagëtive të imëta që ka pasur 680 aplikime, skema e blegtorisë me 690 aplikime dhe skema e bletarisë me 720 aplikime."
Pavarësisht pakënaqësive për vlerat e subvencioneve, fermerët shprehen të vendosur të vazhdojnë punën në bujqësi dhe blegtori, pasi për ta kjo është jo vetëm një mënyrë jetese, por shpesh edhe e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga lumi Dunavec ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Policia e Fierit ka njoftuar se nesër, e premte, 30 maj, d...
Gazetari Artan Hoxha komentoi fituesit e zgjedhjeve të 11 ...
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka rrëfyer se kisht...
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka rrëfyer mbi lar...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, që jeton...
Miliona euro kontrabandë cigaresh është skema e zbuluar ng...
Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fo...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë njoftimin e Sekretar...
GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën, që akuzohet p...
Transferime dhe lëvizje të shumta janë kryer në policinë e...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka pezulluar verifi...
Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Njeri...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Ditën e sotme në emisionin “Kafe shqeto” në "Syri TV" ka q...
Raportohet se janë ushtruar kontrolle në qelitë e burgut t...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostradat kryes...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...