Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Miliona euro kontrabandë cigaresh është skema e zbuluar nga spak në një hetim të ndjekur fillimisht nga prokurori Adnan Xholi e vijuar nga Bledar Maksuti.
Për këtë hetim gjykata ka miratuar 36 masa sigurie nga të cilat 15 arrest me burg.
Disa nga masat janë ekzekutuar dhe disa persona vijojnë të jenë në arrati.
Kjo është hera e parë kur një strukturë shtetërore konsiderohet pjesë e grupit kriminal.
Nuk kanë munguar raste me zyrtarë si polic politiakn ministra deputet, por kurrë një strukturë shtetërore si pjesë e grupit kriminal me veprime konkrete.
Ky skandal përfshin edhe mashtrimin ndaj partnerëve ku BE-së i është shkaktuar 10 mil euro evazion. Kjo pa llogaritur këtu buxhetin e shtetit shqiptar.
Me masë siguri rezulton edhe bashkëshortja e deputetit socialist në Elbaaan z.Luan Duzha. Ajo është doganiere në Elbasan, spak i ka caktuar masën detyrim paraqitje.
SPAK ka bërë njoftimin zyrtar
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal për kontrabandë cigaresh, 36 persona nën hetimProkuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20, viti 2023* për një skemë të sofistikuar kontrabande të cigareve, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore.Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së. Konkretisht, subjekti tregtar (Fabrika e Cigareve “A.T”) i përfshirë ka aplikuar dhe është pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), nga autoritet doganore, me qëllim përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore si në import të lëndës së parë ashtu dhe në eksport. Subjekti punon me regjim “fason”, duke prodhuar paketa cigare, për të cilat ka markë të regjistruar dhe eskluzivitet, për llogari të firmës porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.Nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent. Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore. Këto janë të konsiderueshme, nisur nga fakti se janë mall akcize dhe nuk janë përmbushur detyrimet ligjore për eksport, ashtu sikurse është pasqyruar jo realisht në dokumentacionin doganor.Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal me një veprimtari të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, për qëllim fitimi ekonomik, ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e 366.034.451,000 lekë dhe vendeve të BE-së në një rast në vlerën 2,802,159,90 euro nëse kontrabandimi do të ishte i suksesshëm, dhe në katër raste të tjera e kanë arritur qëllimin duke i humbur BE-së vlerën e taksuar në përafërsisht 10.000.000 Euro. Kjo veprimtari është realizuar përmes legjitimimit të kontrabandës nga struktura të caktuara të doganës në shkelje të ligjit duke mos shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe çlirim eksporti fiktiv në sistemin “Asycuda World” sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore. Gjithashtu prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore nga vendi ku janë destinuar për tu shitur, veprimtari kjo në kundërshtim me Ligjin e akcizës.Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit për shtetasit e dyshuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 48 datë 27.05.2025 ka vendosur:Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim; I.J, (pronar i fabrikës), D.J (administrator i fabrikës), S.D (shtetas i Maqedonisë së Veriut), L.Q (shtetas kosovar si dhe me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar), Z.S (shtetas serb) dhe M.B (shtetas serb), të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172, pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim N. G i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172 pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim punonjës të doganave I.H, K.G, I.C, A.T, M.N, G.T, G.S, E.SH dhe I.K, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim M.D (punonjëse e doganave), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim (punonjës të doganave); E.H, Y.K, B.R, I.Ç, I.M, A.S, Y.S, L.Ç, I.Z, F.Z, G.D, N.S, L.M, D.P, B.Z, A.N, V.G, SH.L dhe L.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.Ndërkohë masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.Prokuroria e Posaçme falënderon autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA), ato kosovare, greke dhe qipriote për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal, veçanërisht në ekzekutimin e shpejtë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.Shënim për gazetarët:Veprat penale në kuadër të procedimit penal nr.20/2023: *“Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shënim Personal
Unë Arsen Rusta nga e njëjta doganë që lejoi mbi 42 mil euro abuzim jam detyruar të paguaj 50 euro doganë për 5 rroba dhuratë të fëmijës. Vlera u shtua edhe me 40 euro e transportit për të cilin u tarifua si vlerë dogane. Kjo pasi vlera e siguruar e pakos por jo e blerjes ishte 140-150 euro. Ritheksojë vlera e siguruar. Kam folur me drejutesin e doganës dhe ja shpjrgova është e shënuar REGALO. “su pranua si argument”. Kjo pasi ligji dhe vkm kërkon të paguash për dhuratën.
Ligji dhe vkm nuk të lejon të bësh mbi 42 mil euro evazion. 30 në shqipëti e 12 bë BE.
Ndaj edhe si ndëshkim të vjedhjes me dhuratën e fëmijës jeni thjesht të padobishëm për këtë vend./ Weblajm
Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fo...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë njoftimin e Sekretar...
GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën, që akuzohet p...
Transferime dhe lëvizje të shumta janë kryer në policinë e...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka pezulluar verifi...
Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Njeri...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Ditën e sotme në emisionin “Kafe shqeto” në "Syri TV" ka q...
Raportohet se janë ushtruar kontrolle në qelitë e burgut t...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostradat kryes...
Ditën e sotme, SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë ku...
Sot në Këshillin e Ministrave janë marrë disa vendime që l...
Qeveria shqiptare miratoi së fundmi në Fletoren Zyrtare pë...
Sot Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shkarku...
SPAK ka zbardhur skemën se si funksiononte grupi kriminal ...
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Durrës, Artion Ba...
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku ka lëshuar 15...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...