Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Cilido qoftë rezultati i tij në fund, skandali i korrupsionit që përfshin Katarin, ka nxjerrë në pah një të vërtetë të sikletshme, e cila për shumicën e europianëve është tanimë e qartë. Paratë blejnë ndikim në Bashkimin Europian.
Skandali aktual, në të cilin një eurodeputet aktual dhe një ish-deputet akuzohen nga policia belge se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme lobimi në emër të Katarit, është vetëm i fundit në një seri skandalesh mbi lotimin që kanë shpërthyer në kryeqytetin e BE-së.
Përpara “Qatargate”, ka pasur skandale të ngjashme të lobingut, të cilët kanë përfshirë ish-anëtarët e Komisionit Europian si Hoze Manuel Barroso dhe Neli Kros, eurodeputetët si Sharon Boulles dhe Holger Krahmer, apo anëtarë të stafit si Adam Farkash dhe Aura Sala. Ndërsa asnjë nga këto episode nuk i afrohet skandalit të fundit, në kohën e tyre ato e vunë në qendër të vëmendjes problemin se si sistemi aktual i mbikëqyrjes së etikës në BE, nuk po mundet që të zvogëlojë rrezikun e sjelljeve joetike.
Por zbulimi i këtij skandali nënvizon gjithashtu një fakt tjetër të pakëndshëm: hallka më e dobët në sistemin e integritetit të BE-së është Parlamenti Europian, dhe kjo për shkak të rregullave të tij të dobëta dhe zbatimit të parregullt të tyre.
Së pari, anëtarëve të Parlamentit Europian u lejohet të kenë punë dytësore (kështu çereku i 705 eurodeputetëve të bllokut deklarohen se e bëjnë këtë), dhe sjellja e tyre mbetet e përgjegjshme vetëm ndaj kolegëve të tyre. Duke pasur parasysh përqindjen e eurodeputetëve që përfitojnë nga këto rregulla të buta, nuk është çudi që edhe hetimet e pakta që kryhen dhe që zbulojnë shkelje të etikës, mbeten të pandëshkuara.
Pastaj është fakti që eurodeputetëve nuk u kërkohet të deklarojnë të gjitha takimet e tyre. Madje de facto dekurajohet edhe sinjalizimi për shkeljet e ndryshme, duke pasur parasysh se asistentët e europarlamentarëve që nuk gëzojnë besimin e eurodeputetit të tyre nuk do të kenë shumë punë.
Së bashku, indiferenca e Parlamentit Europian ndaj shkeljeve të etikës, ka prodhuar një kulturë të mosndëshkimit, e cila vetëm që e dëmton besimin e qytetarëve të BE-së tek institucionet demokratike, por minon edhe interesat e bllokut, pasi ajo është një sjellje në kundërshtim me vlerat e shpallura të tij gjatë një kohe të paprecedentë të një riorganizimi gjeopolitik.
Është kjo arsyeja pse Parlamenti Europian duhet ta shfrytëzojë këtë skandal për t’u përpjekur të ndërmarrë një reformë reale. Në vend se të kufizohen sërish vetëm te goditja e partisë politike të përfshirë drejtpërdrejt në skandalin aktual, liderët politikë të BE-së duhet të shpallin menjëherë një riformatim të madh të sistemit të etikës dhe të lobimit brenda bllokut.
Unë propozoj ndërmarrjen e 4 reformave, që do të ishin një fillim i mirë.
Së pari, institucionet e Bashkimit Europian duhet të krijojnë një autoritet të përbashkët të etikës, që duhet të jetë i pavarur, i pajisur me burime të mjaftueshme, dhe të ketë kapacitete hetimore dhe sanksionuese. Kjo është ajo që u zotua të bënte Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Lejen kur mori detyrën, por deri tani ka dështuar.
Për më tepër, propozimi i paraqitur nga Parlamenti Europian është kritikuar fort nga shërbimi ligjor i Komisionit të BE-së, që në vend të kësaj mori një qasje shumë të kujdesshme, por kryesisht të pabazuar te realiteti.
Së dyti, duhet të forcohen rregullat në fuqi mbi transparencën, konfliktin e interesit dhe lotimin në institucionet evropiane (në veçanti kodet e sjelljes së institucioneve), duke përcaktuar raportime të detyrueshme për të gjithë anëtarët e Parlamentit Europian. Ndërsa Byroja e PE e ka kundërshtuar prej kohësh një detyrim të tillë në emër të lirisë së mandatit elektoral, eurodeputetët duhet të pranojnë tani që të raportojnë të gjitha takimet e tyre, si një mundësi për të demonstruar lirinë e tyre aktuale nga interesat e veçanta.
Së treti, lobimi nga vendet e treta - qofshin këto nga ambasadat apo palët e treta - duhet të bëhet publik në Regjistrin e Transparencës së BE-së. Tani për tani, qeveritë kombëtare janë të përjashtuara nga rregullat e pakta të transparencës në union. Po kështu, takimet me përfaqësuesit e vendeve të treta duhet të deklarohen nga të gjitha institucionet e BE-së, përfshirë edhe deputetë individualë.
Së katërti, duhet të bëhet i detyrueshëm Regjistri i Transparencës i BE-së nëpërmjet miratimit të një akti legjislativ - dhe jo një marrëveshje të thjeshtë ndërinstitucionale - dhe të forcohet nga burime shtesë.
Tek e fundit, ne kemi nevojë për një angazhim të qartë nga të gjitha institucionet për të pranuar vetëm takime me lobistë të regjistruar, si dhe për të publikuar të gjitha takimet lobuese në një faqe interneti të përbashkët, e cila të jetë e lidhur me regjistrin e përbashkët të transparencës së BE-së. Skandali që po ndodh aktualisht është i shëmtuar. Vetë shëmtia e tij duhet t’i motivojë udhëheqësit politikë të BE-së që më në fund t’i rregullojnë gjërat.
Shënim: Alberto Alemanno, profesor i së Drejtës së Bashkimit Europian në Universitetin HEC Paris, dhe themelues i “The Good Lobby”, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në barazimin e qasjes te pushteti.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas situ...
Historiani Paskal Milo thotë se me gjithë situatën e t...
Ismail Uka është shpallur fituesi i “Primareve” për ba...
Në Mirditë ka përfunduar procesi i numërimit të votave...
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Li...
Fituesi i primareve të Partisë Demokratike në Bashkinë...
Ditën e sotme u zhvilluan balotazhet e Primareve për k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në ceremoninë e 32 vjetori...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, në fjalimin e tij...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar sulmet...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar si paraqitet situat...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ash...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar p...
Gazetarja Dorontina Bylykbashi ka përshkruar momentin ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka inspektuar nga a...
IKMT ka vijuar aksionin për shembjen e ndërtesave pa l...
Kreu i PD-së, Sali Berisha është rikthyer pas në kohë,...
IKMT, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka shembur një godin...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar...
Një punonjës i Administratës së Zonave të Mbrojtura në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...