web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq në vend/ Peleshi: Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë

11 Dhjetor 2022, 22:57, Aktualitet CNA
Moti i keq në vend/ Peleshi: Të gjitha strukturat janë në
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas situatës së reshjeve në vend.

Peleshi në një postim në rrjete sociale ka thënë se prej mbrëmjes së djeshme të gjitha strukturat e emergjencave civile kanë qenë në gatishmëri për ë shmangur problemet si pasojë e rreshjeve.

Ai ka theksuar ndër të tjera se Ministria e Mbrojtjes është në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të bërë më të mirën për njerëzit.

“Prej natës së mbrëmshme të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe janë marrë të gjitha masat, në mënyrë që të kemi sa më pak probleme si pasojë e reshjeve të shiut. Vëmendje e shtuar është në bashkitë Mirditë, Kurbin, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Mallakastër e Berat, ku reshjet ishin më të shumta. Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të bërë më të mirën për njerëzit tanë”, shkruhet në postim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga