Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe A...

Emergjencat Civile kanë publikuar një informacion të përditësuar në lidhje me situatën nga reshjet dhe problematikat e shkaktuara në 24 orët e fundit.
Në informacionin e publikuar, Emergjencat bëjnë me dije se situata është stabilizuar në një pjesë të zonave, ndërsa në disa prej tyre është bërë evakuuimi i disa familjeve.
Informacioni i përditësuar
Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit.
Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.
Më poshtë situata e detajuar sipas qarqeve dhe bashkive:
QARKU VLORË
Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës.
Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve.
Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.
Bashkia Himarë
Pas ndërhyrjes së kontraktorit është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon puna për pastrimin e segmentit Selenicë–Rromës.
Bashkia Sarandë
Në monitorim është aksi Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ku ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati.
Me prioritet po vijon puna për të shmangur rrezikun për banesat në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë.
Ekipet e OSHEE po punojnë për rilidhjen e energjisë në tunelin e Llogarasë.
Gjithashtu po punohet për pastrimin e rrugës në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit.
Forcat në terren kanë bërë të mundur pastrimin e ujit në një banesë në Ksamil dhe në Metoq, ndërsa puna vijon në një banesë në fshatin Vrion ku ka prani të uji në një banesë.
Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme. Në mbështetje janë 30 efektivë dhe 3 mjete të DRGj Gjirokastër. Hidrovorët e bashkisë Vlorë po punojnë me kapacitet të plotë.
QARKU FIER
Po monitorohet me vëmendje maksimale situate e krijuar si pasojë e prurjeve të Vjosës.
Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven.
Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj.
Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.
QARKU KORÇË
Po mbahet nën monitorim situate si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec.
Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave.
Po ndërhyhet në Sheqeras në një banesë.
Po punohet nga kontraktori për pastrimin nga gurët e rënë në aksin Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë.
QARKU LEZHË
Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet, por ekipet e emergjencave po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat e bizneset.
Në rastet kur është e nevojshme është kryer edhe evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës do të vijojnë edhe sot.
Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin.
Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar; po vazhdon rehabilitimi i rrugëve.
Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.
QARKU DURRËS
Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht.
Vijon pastrimi i kanaleve të Tonës dhe Tarinit. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet.
Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes.
Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi.
Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.
QARKU DIBËR
Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar, por po punohet në aksin e qytetit të vjetër. Në bashkinë e Dibrës po punohet në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve.
Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf.
Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur.
Me mbështetjen e FA është normalizuar situata në Bruç.
Po punohet për pastrimin nga rrëshqitjet e dheut, në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.
QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë.
Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit po punohet për pastrimin e rrugëve, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
QARKU BERAT
Po monitorohet më vëmendje situate si pasojë e prurjeve të larta të lumit Osum, ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë.
Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori.
Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr.
Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.
QARKU GJIROKASTËR
Jnaë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme.
Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura si dhe të gjitha strukturat në varësi të tyre mbeten në gatishmëri të plotë dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat vendore dhe qendrore për menaxhimin e çdo situate dhe marrjen e masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Orges Bilbilit dhe A...
Ambasadorja Terhi Hakala, e dërguara e Posaçme e kryetarit...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për Plarent Dervishaj...
Situata e krijuar nga çarja e argjinaturës së Selës në lag...
Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar në SPAK,...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shu...
Në Qafë-Plloçë në aksin e vjetër ka prezencë të shtuar të ...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 pasuri të palujtshme...
Lumi i Vërdovës në Pogradec ka dalë nga shtrati duke shkak...
Në fshatin Turan të Korçës raportohen përmbytje në dhjetër...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika...
Prefektura e Korçës ka dhënë përditësime lidhur me situatë...
Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa reshjet intensive t...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxat...
Raportohet se argjinatura e lumit Bistricë është çarë në Ç...
Rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të qark...
Si pasojë e rrezikut nga lumi Vjosa dhjetë familje janë ev...
Dy banesa në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës janë rrez...
Në fshatin Kamenicë të bashkisë së Korçës për shkak të res...
Për shkak të motit të keq që ka prekur juglindjen e vendit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...