Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, por treguesi i vdekshmërisë foshnjore mbetet i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, në 1000 lindje të gjalla humbën jetën 6.1 foshnja, nga 6.5 në vitin 2022.
Me këto rezultate, Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore dy herë më të lartë se mesatarja evropiane më 2022, me 3 vdekje në 1000 lindje të gjalla.
Shqipëria, me të dhënat e vitit 2023, renditet e dyta për vdekshmërinë foshnjore më të lartë në Evropë, pas Turqisë (9.2).
INSTAT raportoi se në vitin 2023, janë regjistruar 144 vdekje foshnjore, 52,1% janë neonatal i hershëm (0-6 ditësh), 18,0% neonatal i vonshëm (7 -27 ditësh) dhe 29,9% janë postneonatal (28-365 ditësh).
Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 49,3%, “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 20,1% dhe “Anomali të bashkëlindura” me 9,7% të vdekjeve të regjistruara.
Mjekët pohojnë se Shqipëria ka vdekshmëri të lartë foshnjore për shkak të mungesës së mjekëve neonatalë.
Neonatologjia është një degë e pediatrisë që trajton shëndetin e foshnjave në 28 ditët e para të jetës. Duke pasur fokus specifik dhe për një periudhë të shkurtër jetën e bebes, mjekët pediatër nuk preferojnë të specializohen në këtë drejtim.
Ata e shohin më të udhës të punojnë si pediatër i përgjithshëm, pasi do të mbulojnë problemet shëndetësore për fëmijë deri në 14 vjeç, ndryshe nga neonatologët të cilët duhet të specifikohen për bebet njëmuajshe.
Gjithnjë e më pak mjekë të rinj zgjedhin këtë profesion, ndërkohë që kërkesat për shëndetin e bebeve në ditët e para të jetës janë në rritje. Pothuajse të gjitha spitalet rajonale nuk kanë mjek neonatalë, por vetëm obstetër.
Para 6-7 vitesh, në dy maternitetet publike të Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” ishin 20 mjekë neonatalë, ndërsa tani nuk janë as gjysma e tyre.
Si në të gjitha grupet e sëmundjeve, stili i jetesës ndikon te shtatzënitë dhe sëmundjet pas lindjes. Mosha e martesës te gratë po rritet, gjithashtu pirja e duhanit, alkoolit, obeziteti janë gjithnjë e më të përhapura te gratë.
Për shkak të këtyre ndryshimeve, tani gjithnjë e më pak nëna lindin në mënyrë natyrale dhe gjithnjë e më pak zgjedhin t’i ushqejnë foshnjat me gji.
Entet publike përgjegjëse për të shqyrtuar këta faktorë dhe ndikimin e tyre në vdekshmërinë foshnjore ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë studim, por të dhëna të tërthorta tregojnë se, paralelisht me rritjen e kontrolleve mjekësore, modeli i jetës te nënat e reja po ndryshon me shpejtësi./Monitor
Mëngjesin e së enjtes, kryeministri Edi Rama ka njoftu...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Në Delvinë vatrat e zjarrit janë aktive që nga dita e ...
Kreu i LRE, Arian Galdini ka reaguar pas replikave në ...
Gjatë pasdites janë riaktivizuar zjarret në Dropull. N...
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi sot vendim...
Vajza e Linda Ramës dhe kryeministrit Edi Rama, Rea Xhilla...
Ish-uzina e baterive në Berat është përfshirë nga flak...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor të Partisë Demo...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mome...
Roland Bejko, një nga ushtarët më besnikë të Lulzim Ba...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për protestën ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, ...
Ditën e nesërme në orën 20:00 opozita do të zhvillojë ...
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në bashkëpu...
Sot në mbledhjen e qeverisë është vendosur që gjatë kë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së ...
Një zjarrfikës më Përmet me iniciale R.S. është djegur...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçkaj, bëri s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...