Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare/ Zbulohet data dhe ora
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbled...

Të nderuar miq të dashur më Krishtin në 22 korrik Kisha Orthoodhokse nderon kujtimin e Shën Maria Magdalena
Shën Maria Magdalena ishte pjesëtare në grupin e nderuar të grave galilease që i shkonin pas Zotit tonë Jisu Krisht dhe ndihmonin me gjithçka kishin dhe mundnin, në misionin hyjnor të Krishtit me apostujt.
Maria quhet Magdalenë se ishte me origjinë nga Magdala, një qytet që ndodhej në jug të Galilesë. Shumë biografë e paraqesin Mari Magdalenën si grua mëkatare.Nuk dijet një fakt i tillë por në Ungjill thuhet se ka qenë e pushtuar shtatë demonë nga të cilët e shpëtoi Jisui, prandaj ajo ia përkushtoi si mirënjohje tërë jetën e saj shërbimit të Shpëtimtarit.
Gjatë pësimeve të Krishtit ka qenë dhe ajo në Jerusalem dhe e ka ndjekur këmba-këmbës deri në Golgotha Jisuin, duke vajtur bashkë me gratë e tjera të Galilesë me Nënën e Zotit, duke rrahur kraharorin. Bashkë me miroprurëset dha lajmin e ngjalljes së Zotit, madje ishte e para, sepse ajo pasi pa gurin të rrokullisur nga dera e varrit të Krishtit, shkoi me vrap tek Pjetri dhe tek Joani dhe u tha: “E kanë marrë Jisuin nga varri dhe nuk dimë ku e kanë vënë”. ( Joani 20-2)
Aq thellë e kishte ndjerë në shpirtin e saj vdekjen e Shpëtimtarit dhe aq e çuditur ishte për ngjalljen e Tij saqë vazhdonte të qante jashtë varrit edhe pas largimit të Pjetrit dhe të Joanit. Malli e nxiti që të fuste kokën në varr dhe atëherë pa brenda dy engjëj të veshur me rroba të bardha që qëndronin njëri nga ana e kokës dhe tjetri nga ana e këmbëve të vendit ku ishte vendosur trupi i Jisuit. Ata i thanë: “O grua, pse qan? Maria u përgjigj: Sepse e kanë marrë Zotin tim dhe nuk di se ku e kanë vënë”. (Joani :20 -13).
Dhe tek po thoshte këto, ndjen se dikush ishte pas saj. U kthye dhe sheh një njeri, po nuk e njohu se kush ishte. Ishte vetë Jisui i cili i tha: “O grua, pse qan? Cilin kërkon?” (Joani 20 13) Ajo, duke kujtuar se mos ishte pronari i kopshtit ku ndodhej varri dhe se mos ky e kishte marrë trupin, i tha: “Zotëri, nëse e ke marrë ti trupin, më thuaj se ku e kanë vënë, që ta marr vetë”.( Joani 20 15)
Dhe Jisui atëherë iu zbulua asaj dhe me zërin e tij të zakonshëm dhe të ëmbël iu drejtua Magdalenës duke i thirrur me emër: “Mari”. Ajo menjëherë e njohu dhe iu përgjigj me mallëngjim e me gëzim: “Ravuni”, d.m.th. “Mësues” dhe kërkonte ta prekte por Jisui i Ngjallur nuk e lejoj i tha Maria Magdalenës “mos më prek” (Jn. 20:17).
Maria Magdalena kishte njohur Jisuin vetëm si njeri, ajo kishte parë të kryheshin mrekulli gjatë kohës që Krishti ishte trupërisht i pranishëm këtu në tokë, kështu që ajo me llogjikën e saj racionale doli në përfundimin; që nëse Ai nuk ishte i ngjallur fizikisht me trupin që kishte, , ajo nuk mund të shpresonte për bekime, prandaj dëshironte ta prekte, ashtu siç kishte bërë edhe Veronika që vuante nga fluksi i gjakut.

Zoti i tha asaj “mos më prek” thjesht si një njeri me mish, ndryshe nga Thomajn që e lejojë.Zoti i Ngjallur i Tha; Unë ende nuk jam ngjitur tek Ati im. D.m.th. që kur të shkojë në qiell, Shpirti i Shenjtë do të dërgohet në tokë te ju, dhe kur të vijë Ai Shpirti i së vërtetës, që buron nga Ati dhe dërgohet në tokë nga Biri, do të më zbulojë mua te ju, në zemrat tuaja, në një mënyrë me të cilën nuk më keni njohur kurrë më parë, Unë do të jem më afër me ju, sesa kisha mundësi kur ndodhesha këtu në tokë gjatë jetës sime.
Zoti u ngjall me trupin e lavdëruar të hyjnizuar. Pra Krishti mbas ngjalljes, me trup të lavdëruar, takohet me anë të mistereve të Kishës Orthodhokse që është trupi i vetëm i Krishtit, dhe në mënyrë të veçantë me anë të misterit të Falenderimit Hyjnor, ku ne e prekim dhe Ai vjen i gjithi te ne dhe na transformon si vetja duke na bërë të hyjnizuar sipas Hirit,krishtër të ngjashëm me veten dhe bij të adoptuar të Atit.
Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë ditën e Pentikostisë, të themelimit në Jerusalem të Kishës Apostolike, Shën Maria Magdalena vazhdoi veprimtarinë e saj duke përhapur Ungjillin.
Pas fjetjes së Virgjëreshës dhe Hyjlindëses Mari, Shën Maria Magdalena u vendos në Efes bashkë me Shën Joan Theologun ku edhe aty mbas një veprimtarie të madhe apostolike ndërroi jetë në paqe.
Asaj i dedikohet edhe tradita e vezës së kuqe dhe thirrja paskale :“Krishti u ngjall”.
Tradita na thotë se ajo shkoi në Romë tek Perandori Tiber për të denoncuar vendimin e kundërligjshëm të Pilatit, i cili nga frika e Judenjve edhe pse e dinte se Krishti ishte i pafajshëm e dënoi me kryqëzim si një keqbërës. (Joani :19; 1-14)

Shën Mari Magdalena i tregoi Cezar Tiberit se Krishti vdiq si njeri në Kryq, por u ngjall si Perëndi njeri pas tri ditësh.Tiberi mosbesues, kur dëgjoi tregimin e Magdalenës nënqeshi dhe i tha: “E?shtë e pamundur që një njeri që vdiq edhe u varros të ngjallë vetveten”. Në atë çast rastisi të kalonte aty pranë një skllave që po mbante një shportë me vezë dhe perandori i thotë Magdalenës me ironi: “n.q.s. këto vezë të bardha bëhen të kuqe, atëherë besoj se Krishti që po më flet ti u ngjall në të vërtetë.”
Shën Maria Magdalena i afrohet skllaves me shportën me vezë, merr një vezë dhe sapo i prek me të tjerat duke ju lutur Krishtit ato bëhen të gjitha të kuqe. Atëherë ajo me guxim merr një vezë të kuqe dhe i thotë Tiberit : “Krishti u ngjall!”
Nga kjo mrekulli e Shën Marisë është shkaku i Traditës Orthodhokse i vezëve të kuqe për Pashkë.
Por të dashur më Krishtin është një gabim shumë i madh, një blasfemi dhe një mëkat i pafalshëm për ata që nuk pendohen por mbeten në mendimin mëkatar dhe thonë gjëra të paimagjinuara si ato që lexohen në librin famëkeq “Kodi i da Vinçit” me autor Dan Broën që është bërë dhe film me regjizor Ron Haëard.
Ky libër është një libër heretik dhe mes shumë gënjeshtrave dhe mashtrimeve djallëzore, merr guximin dhe thotë se Maria Magdalena kishte një lidhje intime me Zotin Krisht dhe përpiqet këto t’i argumentojë me fakte ose sekrete të fshehura, që janë trille të një mendjeje të prishur dhe të demonizuar dhe vijnë nga burime apokrife (të fshehta) të templarëve ose masonëve. Vetë templarët ishin kalorës kryqëzatash me bekimin e papës, për të çliruar tokën e shenjtë.
Pasi luftëtarët e krishterë pushtuan Jerusalemin gjatë Kryqëzatës së Parë, grupet e pelegrinëve nga e gjithë Evropa Perëndimore filluan të vizitonin Tokën e Shenjtë. Rreth vitit 1118, një kalorës francez i quajtur Hugues de Payens themeloi një urdhër ushtarak të përkushtuar për mbrojtjen e këtyre pelegrinëve, duke e quajtur “Kalorësit Templarë”. Në vitin 1129 kalorësit morën miratimin formal të Kishës Katolike, dhe rekrutët e rinj dhe donacionet bujare filluan të vërshonin nga e gjithë Evropa.Të njohur për kodin e rreptë të sjelljes dhe stilin e nënshkrimit të veshjes, templarët themeluan kapituj të ri në të gjithë Europën Perëndimore. Ata zhvilluan një reputacion si luftëtarë të ashpër gjatë kryqëzatave dhe të krijonin një rrjet bankash, duke fituar të ardhura të mëdha financiare. Ata devijuan nga detyra për të cilën i kishte ngarkuar papa dhe formuan sekte të fshehta me “dituri” okulte gnostike.
Për këtë arsye ata u mallkuan nga papa Klementi i V dhe Kisha Katolike në 10 mars vitin 1314 dhe udhëheqësit e tyre dhe librat u dogjën në turrën e druve dhe kështjellat dhe tempujt u shkatërruan.Në shekullin e 18-të, organizata të caktuara, veçanërisht Freemasonët, ringjallën disa prej simboleve dhe traditave mesjetare të Kalorësve Tempullarë.
Por përsëri shkrimtari antikrisht Broën i ka marrë këto trille diabolike dhe i ka nxjerrë në sipërfaqe siç thamë në librin “Kodi i Davinçit” dhe për këtë vepër antikrishte ai është anatemizuar, mallkuar nga Kisha Katolike por dhe nga çdo Kishë e Krishterë aq më tepër dhe nga Kisha jonë Orthodhokse.
Shkak i kësaj herezie në këtë libër dhe film, është edhe piktura e Davinçit “Darka e fundit” ku paraqetet apostull Joanin si një femër.Davinçi një personat e rilindjes humaniste në Perëndim dihet se ka pasë mendime heretike të kulturës pagane helene dhe ka qënë i ndikuar nga herezit e templarëve.
Ajo është një pikturë sipas dëshirës së atorir dhe jo një ikonë kanonike që duhet nderuar, si janë ato të ‘Darkës Mistike” në Kishën Orthodhokse. Prandaj është shumë e rëndësishme të ruhen kanonet e kishës,sepse djalli përfiton nga çdo gabim njerëzor me dashje apo pa dashje.
Ajo që është për t’u përmendur është se autori, guxon me pafytyrësi, të akuzojë Krishtin për lidhje mëkatare si një njeri i rëndomtë, këtë nuk guxuan as Kajafa dhe Ana ta bënin dhe as judenjtë armiq, të cilët e dënuan me vdekje në kryq Krishtin jo si mëkatar pa moral, por vetëm si blasfemues sepse e kishte bërë veten Perëndi. Ja çfarë na thotë ungjilli për këtë: “Cili prej jush më akuzon për mëkat?” ( Jn. 8:46) Dhe judenjtë i përgjigjen: “Nuk të qëllojmë me gurë për punë të mirë, por për blasfemi sepse ti ndonëse je njeri e bën veten tënde Perëndi” (Jn. 11:33)
Po pse guxon ky autor antikrisht “modern” të na e paraqitë Zotin Krisht me pasione, aq më tepër me lidhje të fshehta dhe mëkatare?
Përgjigja është se brezi ku ne jemi është paralajmëruar nga vetë goja e pagabueshme e Zotit Krisht si; brezi i "pabesë dhe imoral".
Që ky brez për shkak dhunës ,kurvërisë në perversion është i ngjashëm me brezin e Noes dhe të Sodomës siç na thotë edhe Zoti në ungjill: “Dhe ashtu si ndodhi në ditën e Noes, ashtu do të jetë edhe në ditën e Birit të njeriut...dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë (Lk. 17:26-27) po kështu ndodhi në kohën e Lotit...por ditën kur Loti doli nga Sodoma ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë, kështu do të jetë edhe në atë ditë kur do të vijë i Biri i njeriut” (Lk. 17:28-30)
Pra ky brez kërkon të përligjë dhunën dhe sidomos mëkatin e kurvërisë deri në perversion ,figura e Tërëshenjtë e Zotit Krisht si Perëndi dhe njeri i përsosur i verbon dhe i akuzon siç na thotë ungjilli “dhe ky është gjyqi, se drita erdhi në botë dhe njerëzit deshnin më tepër errësirën se dritën, se punët e tyre ishin të liga sepse kushdo që bën të këqija i ka mëri dritës dhe nuk vjen te drita që të mos zbulohen punët e tij” (Jn. 3:19-20)
Kjo është arsyeja që këta njerëz e përbaltin dhe e shpërfytyrojnë figurën e Zotit Krisht dhe duan të na krijojnë një “zot” të tyre që i përligj pasionet mëkatare dhe perverse ashtu siç bënin grekët e lashtë që Zeusin një njeri mëkatar që kishte vrarë atin e vet e veshën me hyjni, atë dhe shumë persona të tjerë pa moral dhe perversë i bënë hyjni që të përligjnin mëkatet e tyre dhe të "qetësonin" ndërgjegjen.

Por vetë jeta që ata bënin dhe vazhdojnë të bëjnë është një akuzë që jo vetëm që nuk janë të vërtetë por janë mashtrues të mashtruar dhe janë nën mallkimin dhe zemërimin e Perëndisë. Ja çfarë ju thotë apostull Pavli kombeve: “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet prej qiellit, mbi çdo pabesi e paudhësi të njerëzve që mbysin të vërtetën në padrejtësi sepse ajo që mund të dihet për Perëndinë është bërë e dukshme në ta sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre...sepse megjithëse e njohën Perëndinë nuk e përlëvduan as e falenderuan si Perëndi përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua duke e deklaruar veten të urtë u bënë të marrë...prandaj dhe Perëndia i dorëzoi në papastërti të epsheve të zemrave të tyre për të çnderuar trupat e tyre në mes vetes së tyre që e shndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit që është i bekuar për jetë, Amin.
Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të turpshme sepse edhe femrat e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundra natyrës dhe në të njëjtën mënyrë burrat duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan u ndezën në epshet e tyre për njëri-tjetrin duke kryer akte të pandershme meshkuj me meshkuj, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për përdaljen e tyre dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njohin Perëndinë Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur për të bërë gjëra të pahijshme duke qenë të mbushur me çdo padrejtësi, kurvërim, ligësi, lakmi, mbrapshti, plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, thashethemexhinj, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, mendjemëdhenj, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm. Ata ndonëse e kanë njohur dekretin e drejtë të Perëndisë, sipas së cilës ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë por i miratojnë dhe ata që i kryejnë” (Rom. 1: 18-32).
Prandaj hiqni sytë, veshët dhe duart nga të tilla gjëra të neveritshme që të mos ndoteni dhe ju dhe të mos largohet Hiri i pagëzimit dhe të përfundoni si të gjithë ata që nuk besojnë në Krishtin si Zotin Njeri, por në frymën antikrishtin dhe presin ardhjen e tij njeriut- zot,që të humbasin bashkë më atë, ashtu siç na thuhet te Thesalonikasit: “Ardhja e atij të paudhit do të bëhet sipas veprimit të satanait, me çdo vepër të fuqishme, shenja dhe mrekulli të rreme, me çdo mashtrim padrejtësie, për ata që humbin sepse nuk pranuan dashurinë për të vërtetën që të shpëtoheshin dhe prandaj Perëndia do t’ju dërgojë atyre veprim kobimi që t’i besojnë gënjeshtrës, që të gjykohen të gjithë ata që nuk i besuan të vërtetës, por pëlqyen padrejtësinë” ( II Sel. 2:8-12)
Fatkeqsisht ka nga ata të ashtëquajtur të krishterë, që nuk kanë lexuar një faqe të Ungjillit,por librin e ndyrë dhe demoniak “Kodi Davinçi” e kanë lexuar me ëndje duke ifektuar mëndjet e ture me mendime blasfemuese.
Kisha në kanonet e saj ndalon leximin dhe mbajtjen e librave të tillë. Kanoni 63 thotë: “Përsa i përket hartimit të rremë të jetës së martirëve dhe shenjtorëve që janë shkruar për të ç’nderuar martirët dhe sjellin mosbesim, nuk duhen lexuar, por të digjen në zjarr. Ata që i njohin dhe i pranojnë këto vepra duhen anatemizuar” (mallkuar) kanoni 63 i Sinodit të 6-të Ekumenik.
Ata që e kanë bërë këtë mëkat duhet ta rëfejnë, që i ligu mos të ketë të drejta mbi ata dhe para se të dalin para gjykatores të drejtë dhe të frikshme të Zotit Jisu Krisht në ardhjen e tij të dytë,ku mëkatarët e pamenduar do japin llogari për çdo fjalë të kotë kanë nxjerë nga goja.
Të dashur në Krishtin,me ndërmjetimin e grave miraprurëse, shën Maria Madalena, shën Maria e Kleopes, shën Joana , shën Marta,shën Maria, motrat e Llazarit,shën Saloma bija e Josifit,shën Suzana, Zoti Jisu Krishti miroja qellore na mëshiroftë dhe na mirostë me Hirin e Shpirtit të Shejntë për lavdi të Perëndisë Atit, .Amin.
Për shumë vjet me Hirin e Zotit që prehet ndër shenjtorë. Amin
Katekisti Miron Çako
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbled...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngja...
Me flukset e larta turistike, në bashkitë bregdetare D...
Në datën 21 shtator 2017, në orën 09: 28, një avokat me em...
Zbuloni thesaret historike të Ferizajt dhe të kaluarën...
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se fa...
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur sezonin e parë të podcast...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vijuar turin e taki...
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha mas...
Në shtator të vitit 2022 një operacion i IKMT-së zbark...
Është nxjerrë një nga trupat e viktimave që u mbytën pasdi...
U futën për tu larë por nuk dolën më. Kjo është ajo çfarë...
Katër persona, babai me dy djemtë dhe kushëriri i t...
Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Durrës. 6...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga ...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur...
Prej disa orësh zonat kryesore në Tiranë si Selita, Kombin...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas marrjes së detyrës ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten...
Associated Press ka shkruar një artikull mbi tre ligjet që...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...