web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar: Rrëshqitjet e tokës në Arrën e Gurrës shkaktuar nga reshjet e shumta

24 Shkurt 2026, 18:37, Aktualitet CNA

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar: Rrëshqitjet e tokës në

Ardian Bylyku, drejtori i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, në një konferencë për shtyp njoftoi se rrëshqitjet e tokës në zonën e Arrës së Gurrës janë pasojë e reshjeve të shumta dhe e kushteve gjeologjike të terrenit.

Ai theksoi se fenomenet e tilla kanë ndodhur herë pas here edhe në vitet ‘60-‘70 dhe varen nga një kombinim faktorësh, si forma dhe përbërja e terrenit, që shpesh nuk është e fortë dhe akumulojnë ujë. Hinka në zonë ka arritur kapacitetet maksimale të ujit, duke përshpejtuar rrëshqitjet.

Bylyku shtoi se marrja e informacionit gjeologjik nga autoritetet është thelbësore për parandalimin e rreziqeve dhe për sigurimin e stabilitetit të infrastrukturës.

“Në këto formacione stabilitet i infrastrukturës ka ekzistuar për një kohë të gjatë janë efekte gjeologjike që shihen. Këtë radhë ka ndodhur si në shumë raste në vende të ndryshme falë reshjeve kanë ndodhur rrëshqitje, ato ndodhin për disa faktorë, në pjesën e një sërë faktorëve ka nga forma e terrenit, përbërja e terrenit që nuk janë solide, janë struktura që akumulojnë ujin dhe e lëshojnë në Arrën e Gurrës hinka ka marrë kapacitete maksimale të ujit.

Zona në fjalë ka fenomene që janë regjistruar që në vitet ‘60-‘70.  Edhe nga pikëpamja e autoriteteve marrja e informacionit gjeologjik është bazike”, tha Bylyku./ CNA





Lajmet e fundit nga