EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë, sipas të dhënave paraprake të publikuara më 23 korrik nga monitoruesi për motin i Bashkimit Evropian.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike, Copernicus (C3S), tha se temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ishte 17.09 gradë Celsius të dielën, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Matjet e tyre për temperaturat kanë nisur më 1940.
Njoftimi vjen në kohën kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me valë të nxehtësisë dhe zjarre.
“Toka sapo ka përjetuar ditën më të nxehtë të saj”, tha shërbimi monitorues përmes një deklarate.
Rekordi i ri ditor, që u regjistrua, ishte 0.01 gradë Celsius më shumë sesa rekordi paraprak prej 17.08 i regjistruar më 6 korrik 2023.“Më 21 korrik, C3S regjistroi një rekord të ri të temperaturës mesatare ditore globale”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo përmes një deklarate.
“Tani vërtet jemi në një terren të pashkelur dhe teksa klima po vazhdon të ngrohet, ne do të kemi rekorde të tjera që do të thyhen në muajt dhe vitet e ardhshme”, tha ai.
Edhe pse shifrat e publikuara paraqesin një rritje të lehtë krahasuar me rekordin paraprak, Buontempo tha se gjatë 13 muajve të fundit është regjistruar një nxehtësi rekord në mbarë botën.
Çdo muaj që nga qershori i vitit 2023 ka regjistruar rekord temperature krahasuar me muajin e njëjtë në vitet e kaluara.
Në këtë kontekst, Copernicus tha se nuk do të ishte e papritur që edhe ky rekord të thyhej gjatë kësaj vere.
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë ngjarje të motit ekstrem që janë më të gjata, më të fuqishme dhe më të shpeshta, sikurse janë valët e të nxehtit, vërshimet dhe zjarret.
Këtë vit, valët e të nxehtit veçse kanë goditur Amerikën e Veriut, Meksikën, Indinë dhe Tajlandën, ndërkaq vërshimet kanë shkaktuar dëme në pjesë të Afrikës Lindore, Kinës dhe Brazilit.
Vatra të zjarrit ka në pjesë të mëdha në mbarë Evropën jugore dhe lindore, por edhe në Kanada e Shtetet e Bashkuara.
Djegia e lëndëve fosile vlerësohet se është nxitësi kryesor i ngrohjes globale, por po ashtu emetimet e gazrave serrë po vazhdojnë të rriten pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare që bota të kalojë në energji të pastër, dhe të ngadalësojë rritjen e temperaturave.
Viti 2023 ishte viti më i nxehtë në histori dhe viti 2024 mund të bëhet viti më i nxehtë, duke pasur parasysh “temperaturat mjaftueshëm të nxehta” që janë përjetuar deri më tani gjatë këtij viti, tha Copernicus./ REL
Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) njoftoi ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Një tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit t...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas rekursit të bërë ...
Në republikat e bananeve nuk ka vend për institucione ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Raporti përfundimtar që u miratua sot në Komisionin He...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, q...
Komisioni Hetimor “Babale” ka përfunduar duke rrëzuar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngj...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për aferën e incene...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së Dorian Teliti, gj...
55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fun...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij...
Pasditen e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e k...
Mazhoranca ka rrëzuar nismën e deputetes së PD-së Ina ...
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka përfunduar dëshmin...
I braktisur nga të gjithë, u tradhtuar nga besnikët e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...