EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas rekursit të bërë nga Lulzim Basha në Gjykatën e Lartë për vulën e PD-së.
Sipas Gjokutaj ky është veprim i një mercenari të pafytyrë, është një bllof nga ana juridike, është turp nga ana morale dhe lëvizje djallëzore nga ana taktike.
“Lulzim Basha ose siç njihet në rrethet e politikës si Lul Brava ka deklaruar se ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që njohu si zyrtare dhe reale Kuvendin e Rithemelimit dhe vendimet e tij do të ushtrojë Rekurs në Gjykatën e Lartë!
Ky veprim i këtij mercenari të pafytyrë është një 1. bllof nga ana juridike, 2. turp nga ana morale dhe 3. lëvizje djallëzore nga ana taktike!
1. Është bllof juridik pasi Gjykata e Lartë së cilës do ti drejtohet Luli me Rekurs e ka ezauruar këtë çështje me rastin e prishjes së vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin po në Apel por me një tjetër trup gjykues! Gjykata e Lartë në vendimin e saj ka gjykuar dhe në fund ka konkluduar se zgjidhja e çështjes varet nga legjitimimi ose jo i ankuesit në shkallën e parë që ishte fund e krye antiligjor! Në këtë vështrim Gjykata e Larte duke konstatuar se vendimi i Gjykatës së Apelit i ankimuar tashmë nga Rithemelimi nuk i ka hyrë shqyrtimit të legjitimimit të ankuesit e për pasojë e ka lënë konfliktin të pagjykuar dhe për pasojë të pa zgjidhur e ka prishur çështjen dhe e ka kthyer për rigjykim pikërisht me detyrën që gjykata e rigjykimit të Apelit ta zgjidhte në mënyrë shteruese dhe përfundimtare! Të mos harrojmë që detyrat e Gjykatës së Lartë për gjykatën e rigjykimit (Gjykata e Apelit) janë obliguese për të!
Gjykata e Apelit në rigjykim në zbatim të detyrës së Gjykatës së Lartë konstatoi dhe vendosi pushimin e gjykimit në Gjykaten e Apelit pasi ankuesi (Basha + Alibeaj) nuk legjitimohej dhe nuk e gëzonte këtë tagër!
Vajtja e Lul Bravës përsëri në Gjykatën e Lartë është një përpjekje boshe pasi në këtë rast çështja është zgjidhur nga detyrat e vëna nga Gjykata e Lartë dhe të zbatuara nga Gjykata e Apelit të rigjykimit! Prandaj edhe Rekursi i Bashës është i paparanueshëm pasi janë ezauruar të gjitha versionet vendimmarrëse dhe është tërësisht pa objekt!
2. Vendimi per te bere Rekurs eshte ne vetvete edhe nje turp nga ana morale perballe vendimmarrjes se anetaresise se Demokrateve te cilet ne nje shumice absolute votuan per Sali Berishen dhe Rithemelimin rezultat te cilin as Alibashet vete nuk e kontestuan ne themel por qe e ankimuan ne menyre te kunderligjshme fale nje vendimi gjyqesor korruptiv te Gjykates se Shkalles se Pare!
Ky ankim ka patur si qellim asgjesimin e PD se vertete si subjekt politik dhe si pasoje demtimin e saj ne garat elektorale si nje Parti jo zyrtare. Ankimi i paligjshem i Alibasheve ka mundesuar hapjen e rruges per vijimin e pushtetit te Rames i cili ishte jetik me investimin e tij dhe mbajtjen ne loje te grupimit renegat te vete quajtur demokrat!
Vete berja e Rekursit kur çeshtja eshte zgjidhur perfundimisht eshte moralisht e turpshme sa kohe qe Rekursbërësit e dine sakte te verteten!
3. Taktikisht Rekursi i Alibasheve eshte nje levizje shume djallezore pasi duke qene koshiente per fundin e tij kerkojne se pari te perçajne demokratet me shpresen e rreme se do të rimarrin vulen dhe logon dhe se dyti te ndihmojne Ramen dhe banden e tij ne zgjedhjet e vitit 2025!
Ky qendrim djallezor ne dem te Demokracise dhe te fatit te Shqiptareve meriton nje denim te shumefishte dhe shume te ashper ne perpjestim te drejte me demin e shkaktuar!”, shkruan Genc Gjokutaj./ CNA
Në republikat e bananeve nuk ka vend për institucione ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Raporti përfundimtar që u miratua sot në Komisionin He...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
U shua sot Gëzim Çela i burgosuri politikë, piktori, q...
Komisioni Hetimor “Babale” ka përfunduar duke rrëzuar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngj...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për aferën e incene...
Anëtari i Këshillit Bashkiak i PD-së Dorian Teliti, gj...
55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fun...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij...
Pasditen e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e k...
Mazhoranca ka rrëzuar nismën e deputetes së PD-së Ina ...
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka përfunduar dëshmin...
I braktisur nga të gjithë, u tradhtuar nga besnikët e ...
Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur ...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak një ditë më parë ka përf...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle pas ...
Eurodeputetët e Demokracisë së Re (ND), Fredi Beleri d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...