Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, në një deklaratë publike ka vënë theksin te rëndësia e procesit disiplinor në arkitekturën e re të drejtësisë, proces që për herë të parë është kompetencë e një institucioni të vetëm, ILD-së.
Metani tha se drejtimi i këtij institucioni ka sjellë përgjegjësi të jashtëzakonshme, pasi ILD-ja po ndërtohet mbi themele profesionale në një kohë kur pritshmëritë e publikut dhe aktorëve institucionalë janë të larta.
Sipas Metanit, sfida kryesore mbetet gjetja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut për mënyrën e administrimit të drejtësisë.
Metani shprehu gjithashtu mirënjohje për ekipin e ILD-së, të cilët për muaj me radhë kanë kryer punë kërkimore në arkiva dhe biblioteka për të përgatitur historikun e shërbimit të inspektimit gjyqësor. Ai theksoi kontributin e inspektorit Periant Teta dhe punën e studiuesit Erind Mërkuri, si dhe falënderoi misionin EU4Justice për mbështetjen dhe financimin e botimit të këtij historiku.
Në mbyllje të deklaratës, kreu i ILD-së, Artur Metani, theksoi se sfida e vërtetë nuk është vetëm stabiliteti institucional, por garantimi i drejtësisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës për të ardhmen e vendit.
Fjala e Metanit
Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve. Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, do doja të bëja falenderimet shumë të merituara, të gjihkujt, që bëri të mundur këtë ditë sot. Dëshiroj të falenderoj inspektorin Periant Teta, ideja e të cilit për të parë shërbimin e inspektimit gjyqësor në vite, vuri në lëvizje të gjithë këtë proces pune.
Ekipin e ILD-së, që ka bërë një punë të shkëlqyer kërkimore, si në arkivin e shtetit ashtu edhe në bibliotekën kombëtare, edhe pse jo profesionistë të fushës së kërkimit. Për muaj e muaj të tërë, cdo ditë me këmbëngulje dhe pasion, kërkonin kudo, ku mund të kishte histori të shërbimit të inspektimit. Elis Kuçi, Zilie Feçi, Sidora Tyli, faleminderit, për të gjithë kontributin tuaj.
Erind Mërkuri, pedagogu këmbëngulës dhe pasionant par exellence i historisë të së drejtës dhe kushtetushmërisë, që investoi kohë, energji e përkushtim, pa asnjë interes financiar, por vetëm me pasionin e dashurisë për historinë, për të materializuar dokumentet arkivore në këtë botim. Këtu dua të falenderoj përzemërsisht misionin EU4Justice, që financoi botimin e këtij historiku, me një cilësi të shkëlqyer, e po vazhdon të na ndihmojë për ta sjellë edhe në gjuhën angleze./CNA
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër...
Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. S...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish sonte p...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrug...
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe drejtuesi i BKH-së,...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Nr.1 në qy...
CNA pak ditë më parë denoncoi izolimin e 13 fshatrave në K...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në tryezën...
Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe me kë...
Gjykata e Tiranës ka vendosur 16 vite burg për vrasësin e ...
Një ditë pas bërjes publike të rastit të dëmtimit të një p...
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka kaluar për gjyk...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Me 12 akuza të provuara para drejtësisë dhe të kaluara...
Lahuta, instrumenti muzikor kordofon dhe një nga thesaret ...
Raporti i publikuar nga Reporterët pa Kufij ndan një shifë...
Ish-presidenti Bamir Topi ka dalë nga ambientet e SPAK-ut,...
KLP ka vendosur emërimin e Joni Ketës në detyrën e drejtue...
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ...
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm refuzoi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...