Prag skandali në Gjykatën Kushtetuese
Disa mesazhe private midis një anëtari të Gjykatës Kushtet...

Në një mesazh drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me rastin e rastin e çeljes së sesionit të ri, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bën thirrje deputetëve të fokusohen në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Begaj kërkoi që partitë politike të angazhohen në një dialog të frytshëm dhe në nisma ligjore të bazuara në shqetësimet e qytetarëve.
"Ne duhet të sigurojmë që çdo ligj që miratohet të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe me standardet më të larta demokratike. Kjo kërkon angazhim të përbashkët dhe përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që Kuvendi të jetë gjithmonë i përkushtuar dhe të përmbushë rolin e tij mbikëqyrës, të garantojë balancën e pushteteve, si dhe të mbrojë interesat e popullit”, shprehet Presidenti Begaj në mesazhin drejtuar Kuvendit.
Në një kohë kur kjo legjislaturë po shkon drejt fundit dhe po afron viti elektoral, Presidenti i Republikës vlerëson se deputetët duhet të ushtrojnë me përgjegjësi mandatin në këtë drejtim, pasi, sipas tij, “po afron edhe momenti për të peshuar arritjet e sukseset, mangësitë dhe dështimet, për të vlerësuar vetveten, por dhe për t’u vlerësuar nga publiku.
“Në këtë shtator të ri, imazhi dhe performanca parlamentare janë sa të dëshiruara, aq edhe të domosdoshme që Kuvendi ynë të jetë arena frymëzuese e përballjes qytetare, ku zëra të ndryshëm përfshihen në një dialog të frytshëm”, shprehet Presidenti i Republikës.
Përgjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Begaj thekson se deputetët duhet të përmbushin në kohë masat ligjore të përfshira në Planin Kombëtar të Integrimit.
Gjithashtu, një tjetër çështje prioritare, sipas Begajt, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, për të cilën Kreu i Shtetit u shpreh se inkurajon Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë.
Në këtë aspekt, Presidenti Begaj u kërkoi deputetëve të mbështesin institucionet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.
Për sa u përket sfidave të reja globale që prekin çështjet e sigurisë, apo ato social-kulturore, Presidenti Begaj theksoi nevojën e përditësimit të strategjive dhe kornizave ligjore për t’u përshtatur me ndryshimet gjeopolitike dhe zhvillimet e shpejta teknologjike.
Begaj përfundon mesazhin e tij drejtuar Kuvendit duke u shprehur:
“Në këto kohë kur sakrificat e brezave po kthehen në mbështetje të gjeneratave të reja, duke i kthyer sfidat e ndryshme globale e rajonale në mundësi për vendin tonë, është e domosdoshme që parlamenti të bëhet aleati kryesor i përparimit të vendit tonë.
Le ta kthejmë këtë hapësirë në Kuvendin e ideve më të bukura shqiptare e përballjes më të pasur demokratike të rajonit”./ CNA
Disa mesazhe private midis një anëtari të Gjykatës Kushtet...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiriu, ka njoftuar në...
Ndotja e ajrit në disa qytete edhe për vitin 2023 u sh...
Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur sot në Gjyka...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Ditën e sotme në orën 12:00, në ambientet e Gjykatës A...
Një tjetër rast dhune është shënuar në Maliq, përkatës...
TIBO IPTV rikthen në platformën e tij kanalet televizive t...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në muajt e verës, prodhuesit po përballen me rritje të...
Gazeta italiane “La Stampa” ka bërë një artikull për kampe...
Deri në mes të muajit shtator mjekët duhet të zgjedhin...
Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja e kryeminis...
Në pikën turistike të Shirokës, buzë liqenit më të madh të...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të het...
Ministri Ervin Hoxha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ...
Duke nisur nga 1 shtatori, të gjitha kanalet nën logon KLA...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me sit...
Statuja e Skënderbeut e ngritur në Kalabri ka nxitur s...
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Kukës është përfs...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...