E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka hedhur akuza në Parlament ndaj Qeverisë për ndërtimin e rrugëve.
Vasili tha se Shqipëria i bën rrugët 7 herë më të shtrenjta se Brukseli, ndërsa për rrugën Qukës Qafë-Pllloçë u shpreh se Qeveria nuk gjen asnjëherë para.
“Shqipëria i bën rrugët 7 herë më të shtrenjta se Brukseli. Batërdia me rrugët, plus cilësia e tyre, plus çmimet që janë shumë më të larta se ato europiane. Vetëm zgjerimet e rrugës shkojnë miliona euro sikur të ishin rrugë të reja dhe në terren të vështirë. Kurse për rrugën Qukës Qafë-Pllloçë s’ka para gjithmonë, nuk gjenden paratë. Ata që kanë marrë me 99 % tenderat marrin akoma edhe për materialet. Kjo batërdi ndodh me rrugët, është bërë e rëndomë e zakonshme edhe për ndërkombëtarët”, tha deputeti.

Edhe demokrati Edmond Spaho nuk i kurseu akuzat për ndërtimin e kësaj rugë.
Ti ke qenë zv. kryeministres, dy rrugë të kemi lënë në Korçë dhe Korçë-Ersekë, tërë kohën në qeverisje ke qenë, kur ka zgjedhje shkon Niko dhe hap thesin. U tha atyre në Korçë kemi siguruar financimin e Qukës-Qafë Plloçë, qeveria e Nikos bëri dhe këtë deri në 2015 u përpoq të ndryshonte destinacion e fondeve, vetëm insistimi i aleancës islamike bëri të mos lëviznin. Në 2017 Niko që pasi humbi 2 vjet para zgjedhjeve i tha korçarëve, rruga do mbarojë shumë shpejt. Në 2019, këto janë me video, erdhi Niko me gjithë Damianin. Niko sot prapë na tha rruga do mbarojë në vitin 2024, pra edhe dy vite të tjera do presim për të ardhur prapë në 2024 për të dhënë afat tjetër. E di sa e keni rritur koston e asaj rruge, ka nisur me 125 mln dollar dhe po vazhdon me 273 milionë dollar, jo 180 si thotë ministrja e financave. Do ketë dhe para të tjera dhe do shkojë nja 300 milionë kjo rrugë, gjithsej është 273 milionë dollarë, do shtosh dhe ca të tjera nga buxheti taulant para se të përfundojë”, tha Spaho.

Pas tyre fjalën e mori kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ironizoi partinë e Ilir Metës.
Ai i kërkoi deputetit të PD-së të shkojë të bëjë kallëzim për lënien pas dore të rrugëve, teksa përmendi faktin se në 2017-ën i kishte ministrisë LSI-ja.
“E kam për SPAK-un, jo për ju, që rinovimi i një rruge fillonte pa pasur një projekt. Më pas u kontaktua një kompani italiane dhe një shqiptare. Kompania shqiptare e bëri me 'google maps' dhe nuk i shkoi kurrë në fund. Problemi kryesor ishte studimi gjeologjik. Në cili vend prokuroria nuk do të kishte ndërhyrë me kohë, për të vënë para drejtësisë këdo që pagoi para që e nxorrën rrugën në vende pa studime gjeologjik, jo vetëm për shtëpitë që ranë në përrua, unë kam protestuar, por fakti se urat në atë rrugë nuk iu putheshin dot këmbët. Se në njërin kah dilte me metra në disnivel, urë me malore. Është e vërtetë që LSI-ja kishte ministritë në 2017, por kjo është edhe përgjegjësia jonë, ne nuk bëmë kallëzimet e duhura penale ndaj tyre. Drejtësia vonon dhe nuk harron Mondi, nëse ti beson ato që thua, shko bëj kallëzim, është shumë e lehtë. Shiritin, Saliu yt me këngë e me valle e preu. Saliu këndonte, Mondi kërcënte se po fillojmë rrugën. Nuk dua të merrem më me këtë, faji është aty dhe duhen hetuar”, theksoi Balla./ B.A. - CNA.al
Deputetja Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuvend...
Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim gjatë fajlimit ...
Deputeti, Agron Shehaj, ka shpërthyer në akuza ndaj qe...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij...
Thellohet skandali me aferën e inceneratorit të Tiranë...
Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombët...
Mirel Mërtiri, është shpallur në kërkim për aferën me ...
Deputeti Dashnor Sula, ka folur në Kuvend për projekti...
Filozofja dhe politologia, Lea Ypi ka folur për librin...
Filozofja Lea Ypi ka zbuluar se jeta e saj si emigrant...
Gazetarja e BIRN, Sandra Bogdani ka hedhur dritë mbi prapa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e ...
Kryeministri Edi rama i është përgjigjur sërish opozitës l...
Ditën e sotme qytetarët e Divjakës kanë zhvilluar një prot...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga dosja hetim...
Një sherr i nisur në ambjentet e një gjimnazi në Dibër...
Rëndohet pozita e ish deputetit Alqi Bllako tashmë i pande...
Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...