EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor duket se kanë përshtatur një model të ri biznesi që fokusohet kryesisht në kultivimin e kanabisit në mjedise të mbyllura në Bashkimin Europian.
Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga (EMCDA) dhe Europol.
Sipas raportit “Tregu i drogës në BE, kanabisi”, bazuar në të dhënat nga disa hetime të përbashkëta ndërkombëtare rrjetet shqiptare dhe serbe, në veçanti, duket se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në shkallë të gjerë në Bashkimin Europian, veçanërisht në Spanjë.
Në raport përmenden disa raste të goditjes së rrjeteve kriminale, përshirë ato shqiptare në kultivimin e kanabisit në mjedise të mbyllura.
“Në korrik të vitit 2021, një rrjet kriminal i udhëhequr nga një klan shqiptar u çmontua në veri-lindje të Spanjës, ku menaxhonte disa plantacione të brendshme kanabis ku u arrestuan 107 persona, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë, u çmontuan 51 ferma kanabisi dhe u sekuestruan 25 000 bimë kanabisi. Në përfundim të operacionit nga Europol u vlerësua se ishte vjedhur më shumë se 1.6 milionë euro energji elektrike për kultivimin e kanabisit”, thuhet në raport.
Sipas Raportit të Europol dhe Qendrës së Monitorimit për Drogën, Spanja nuk është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Europain ku rrjetet e Ballkanit Perëndimor angazhohen në kultivimin e kanabisit.
“Për shembull, thuhet në raport, 60 anëtarë të një rrjeti kriminal shqiptar u arrestuan në prill 2019 për menaxhimin e të paktën një duzinë plantacionesh kanabisi në Belgjikë dhe në veri të Francës”.
Gjithashtu raporti thotë se “rrjetet belge, holandeze dhe shqiptare duket se janë aktorët kryesorë në kultivimin e kanabisit në Belgjikë”.
“Disa faktorë mendohet se kanë kontribuar në këtë, si afërsia me tregjet e konsumit, si dhe rreziqet dhe kostot që lidhen me trafikimin e kanabisit në Bashkimin Europain nga Ballkani Perëndimor”, vlerëson raporti.
"Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor duket se janë të përfshirë jo vetëm në në kultivimin e kanabisit brenda Bashkimit Europain, por edhe në trafikimin e kanabisit që kultivohet në vendet e Ballkanit perëndimor, madje disa nga këto rrjete mund të përfshihen edhe në trafikun me shumicë të kokainës në Evropë", thotë raporti.
“Megjithëse shumica e kanabisit bimor të konsumuar në BE ka të ngjarë të jetë prodhuar në BE, rajoni i Ballkanit Perëndimor duket se mbetet një burim i rëndësishëm i kanabisit bimor të trafikuar në tregun evropian”, thuhet me tej.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm të kanabisit për vendet e tjera të rajonit dhe Turqisë.
Sipas paportit të EMCDA dhe Europol “Shqipëria konsiderohej si një burim i madh jashtë BE-së i kanabisit bimor të destinuar për tregun evropian përpara vitit 2018, por që atëherë vendet fqinje si Greqia, Italia dhe Maqedonia e Veriut raportojnë reduktime të konsiderueshme në sekuestrimin kanabis me origjinë shqiptare”.
“Megjithëse informacioni i disponueshëm sugjeron një rritje të prodhimit në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, deri më sot nuk është vërejtur ndonjë intensifikimi i trafikut ndërkufitar të kanabisit”, thuhet në raport.
Kanabisi bimor i trafikuar nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Europian duket se transportohet kryesisht nga toka.
Sipas raportit “përafërsisht 48% e kanabisit bimor të kapur në Greqi në vitin 2020 mendohej të ishte me origjinë shqiptare, një rënie në raport me shifrat e viteve të mëparshme (62% në 2018 dhe 71% në 2017)”.
Trafikimi i kanabisit bimor drejt Italisë gjithashtu duket se ka rënë në vitet e fundit, siç tregohet nga të dhënat e sekuestrimeve dhe nga numri I ksafeve skafeve që kalojnë detin Adriatik, thuhet në raport.
Megjithatë, sipas raportit, “rrugët detare vazhdojnë të përdoren, si rasti i sekuestrimit të fundit të 1 ton kanabis bimor nga një varkë me vela dhe skafe në brigjet e Vlorës, Shqipëri, në gusht të vitti 2022, që dyshohej se synohej për shitje në Itali.”
Raporti i antidrogës europiane vlerëson se lloje të shumta të produkteve të kanabisit gjithashtu mund të trafikohen nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Raporti përmend një rast në shkurt 2020 ku autoritetet italiane sekuestruan 450 kilogramë kanabis bimor, 75 kilogramë rrëshirë kanabisi dhe 3.5 litra vaj kanabisi në të njëjtën ngarkesë nga Shqipëria.
Në një rast tjetër të përmendur në raport , në prill 2020, forcat e rendit italian arrestuan dy shtetas italianë për kontrabandë te rreth 646 kilogramë kanabis bimor dhe 250 kilogramë rrëshirë kanabisi nga Shqipëria.
Në një numër të kufizuar rastesh, trafikimi i kanabisit nga Ballkani Perëndimor duket se është kryer nëpërmjet avionëve të vegjël dhe mjeteve ajrore pa pilot, thuhet në raport./ VOA
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka bërë me dije se k...
Lulzim Basha ka shkuar këtë të enjte në Panairin e Lib...
Gazetarja, Klodiana Lala në një intervistë për News 24 ka ...
Nga qershori i vitit të ardhshëm, e gjithë rruga nga Oriku...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Dibër....
Ish-ministri socialist, Ilir Panda, është zgjedhur zëv...
Tre shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht janë vënë në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngj...
Rreth 30 miliardë lekë nga buxheti i 2024 do të shkojn...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë)...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokas...
Media e njohur "Mother Jones", ka publikuar një tjetër...
Shqipëria po përgatitet të hapë 2 ambasada të reja në ...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën arrest me burg për V...
Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 28 vite burg, Ilir Se...
Biznesmesni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka sqaruar ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për ek...
Armando Behari është 29-vjeçari, i cili ka rënë në pra...
Mjekja proktologe, Lida Shosha, ka reaguar ndaj modera...
Gjykata e Posaçme nuk ka mundur të zhvillojë këtë të e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...