U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare/ Mbahen homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi
Sot mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme nga Kryesia e Kuvendit ku ka folur lidhur me ekonominë, një çështje, që, sipas tij, prek jetën e qytetarëve.
Bozdo shprehet se prej 13 vitesh, qeveria ka treguar se qeveris vetëm për një rreth të ngushtë interesash dhe përfituesish.
Deputeti tha se kjo u tregua kur mazhoranca rrëzoi tri nisma ligjore të Grupit Parlamentar të PD-së. Sipas tij, këto nisma synonin drejtpërdrejt lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët në një kohë krize të thellë të rritjes së çmimeve.
Ndër të tjera shton se kjo është e vetmja qeveri në rajon dhe në Europë që nuk ka ndërmarrë asnjë paketë reale mbështetëse kundër krizës.
Fjala e plotë e Bozdos:
E kam thirrur këtë komunikim për median për një çështje thelbësore që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë siç është ekonomia. Qeveria e Edi Ramës, përgjatë këtyre 13 viteve, ka provuar vazhdimisht se nuk qeveris për qytetarët, por për një rreth të ngushtë interesash dhe përfituesish pranë saj. Ky nuk është më perceptim, është fakt i përsëritur dhe i konfirmuar.
Kjo sjellje u shfaq sërish, në mënyrën më të qartë dhe më të papranueshme, gjatë javës së fundit, kur mazhoranca rrëzoi tri nisma ligjore të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nisma që synonin drejtpërdrejt lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët në një kohë krize të thellë të rritjes së çmimeve. Në fakt, nuk ishte aspak surprizë. Është modeli i tyre i zakonshëm i qeverisjes.
Ata rrëzuan propozimet për uljen e çmimit të naftës përmes reduktimit të taksës së qarkullimit dhe taksave të tjera, për uljen e akcizës mbi naftën dhe dieselin, si dhe për zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”. Të gjitha këto masa u hodhën poshtë në komisionet parlamentare me votat e deputetëve socialistë.
E theksoj qartë: nuk ka asnjë surprizë në këtë qëndrim. Por ajo që qytetarët duhet të dinë është çfarë humbën nga ky refuzim:
• Litri i naftës sot do të ishte të paktën 350 lekë të vjetër më i lirë. Me fjalë të thjeshta: për çdo 10 litra, qytetarët do të kursenin rreth 3500 lekë të vjetër, ose do të merrnin rreth 3 litra më shumë karburant;
• Gazi industrial për prodhimin vendas do të kushtonte zero lekë për kg, nga 125 lekë/kg që kushton sot;
• Çdo familje shqiptare do të kursente mesatarisht rreth 70 euro në muaj;
• Fermerët do të kishin mundësi reale të punonin tokën e tyre, ndërkohë që sot, me çmimin absurd prej 2200 lekësh për litër, kjo është bërë praktikisht e pamundur;
• Industria prodhuese, veçanërisht ajo eksportuese, do të ulte kostot deri në 25%, duke u bërë më konkurruese si në tregun vendas ashtu edhe në eksport.
Ky është realiteti. Dhe ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti se Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë, një politikë që po shkatërron fermerët dhe po godet rëndë ekonominë familjare dhe prodhuese.
Refuzimi i këtyre nismave është një zgjedhje e pastër politike. Është vendimi i një qeverie që nuk ka asnjë vullnet për të ndërhyrë në mbrojtje të qytetarëve. Përkundrazi, Edi Rama ka zgjedhur të mos marrë asnjë masë konkrete për të përballuar krizën e çmimeve, duke i lënë familjet shqiptare dhe ekonominë vendase në mëshirë të fatit dhe zhvillimeve të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kemi edhe një tjetër rekord negativ: kjo është e vetmja qeveri në rajon dhe në Europë që nuk ka ndërmarrë asnjë paketë reale mbështetëse kundër krizës. Ndërkohë, ajo ka përfituar financiarisht nga rritja e çmimeve. Vetëm nga TVSH-ja mbi karburantin, për muajt mars dhe prill, janë mbledhur mbi 10 milionë euro shtesë.
Pyetja është e thjeshtë: ku kanë shkuar këto para?
Në vend që t’u kthehen qytetarëve si mbështetje direkte, ato kanalizohen në kontrata dhe marrëveshje të dyshimta korruptive apo në shpenzime luksi. Pra, ndërsa qytetarët varfërohen dhe ekonomia ka ngecur, qeveria pasurohet dhe refuzon të ndajë këtë barrë me njerëzit.
Megjithatë, këto tri projektligje do të paraqiten për votim në seancën e nesërme plenare. Thirrja jonë është e qartë: mazhoranca duhet të tejkalojë interesat e saj politike dhe të votojë në favor të qytetarëve.
Këto nuk janë propozime partiake. Nuk janë propagandë dhe as ide të parealizueshme. Janë masa konkrete, të provuara në vende të tjera, që japin rezultate të menjëhershme dhe të prekshme për familjet, fermerët dhe prodhuesit shqiptarë.
Është momenti për të zgjedhur: interesin e qytetarëve apo interesin e një pakice. /CNA
Sot mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...
Në aksin Qukës-Qafë Plloçë janë evidentuar sërish problema...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu ...
Sesioni hapës i Kongresit Botëror të Ligjit do të mbahet s...
Politika shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të ish...
Babai i 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti në Durrës, Ar...
Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës, ku humbën jetën ...
Gazetari Aulon Kalaja u shpall i pafajshëm nga Dhoma P...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se dy dosje t...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur ...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar pas lajmit për...
Banorët e zonës dhe familjarët e dy të miturve që humbën j...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për garën brenda Partis...
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-deputeti i P...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen ng...
Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka ...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një vizitë...
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmet me raketa dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...