EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ka nisur puna për zbatimin e programit “Infrastruktura Bashkiake V”, një program i financuar nga qeveria gjermane, nëpërmjet KfW, qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, Bashkimi Evropian nëpërmjet WBIF dhe IPA si dhe qeveria shqiptare. Ky program parashikon investime të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të ujësjellës - kanalizimeve në disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri, Berati dhe Vlora janë qytetet, të cilat përfitojnë nga ky program, ndërsa pjesë e tij janë edhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura për qytetin e Beratit dhe Shkodrës, si dhe përmirësimi i nivelit të trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin e Lezhës.
Ceremonia e nisjes së këtij projekti u zhvillua në stacionin e pompimit në Kafaraj të Fierit dhe në të morën pjesë zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ambasadori i BE-së, ambasadori i Gjermanisë, ambasadorja e Zvicrës, si dhe të zgjedhur vendorë.
Zëvendëskryeministrja Balluku, gjatë fjalës së saj, solli në vëmendje hapat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për përmirësimin e situatës në këtë sektor. Balluku tha se përmes reformës së thellë treguesit kanë nisur të përmirësohen, janë rritur arkëtimet, po punohet gjithashtu për mbledhjen e debiteve të mbartura ndër vite, por edhe ngritjen e një stafi sa më eficient.
Aktualisht, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë 33 zona urbane dhe 98 zona rurale në të gjithë vendin, të cilat furnizohen me ujë të pijshëm me cilësi të lartë 24 orë. Ndërkohë përmes investimeve, numri i tyre do të rritet në fund të këtij viti.
“Me buxhetin 2024 dhe të gjitha paketat e tjera të programeve ne parashikojmë që të shtohen në listën e zonave që përfitojnë ujë të pijshëm të cilësisë së lartë, 24 orë edhe 13 zona urbane duke e çuar numrin në 46 të zonave urbane, dhe 45 zona rurale duke e çuar numrin në 143 zona rurale të shërbyera 24 orë me ujë, 9 prej të cilave janë zona turistike”, tha Balluku.
Pavarësisht vështirësive me të cilat sektori po përballet, Balluku tha se edhe falë mbështetjes së partnerëve do të ketë një ndryshim të situatës.
“Jemi optimistë që me të gjitha vështirësitë e mëdha që sektori paraqet, me të gjithë trashëgiminë që kemi gjetur në këtë sektor, duke nisur nga teknologjia shumë e vjetër, amortizimi i sistemeve apo problematika të tjera të burimeve njerëzore, por duke pasur parasysh të gjithë ndryshimin që ka ardhur vitet e fundit, duke pasur parasysh vëmendjen që qeveria ka në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke pasur parasysh mundësitë që ne kemi me ekspertët dhe të gjitha kapacitetet njerëzore të AKUK, por edhe dëshirën e mirë nga kryetarët e bashkive për të kontribuar në një nga proceset dhe në një nga sektorët më të rëndësishëm për qytetarët, ne jemi të bindur që me mbështetjen e partnerëve tanë dhe këtu nuk është asnjëherë gabim që të rifalënderoj qeverinë gjermane, të rifalënderoj qeverinë zvicerane dhe të gjitha institucionet me të cilat përfaqësohen këtu, punën e mirë të ambasadorëve dhe mbi të gjitha Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian për të gjithë mbështetjen që po i jep Shqipërisë në këto momente përmes programeve të WBIF dhe sigurisht edhe IPA, ne jemi të bindur që suksesi është i garantuar”, nënvizoi Balluku.
Në përfundim të investimeve të programit “Infrastruktura Bashkiake V” në të gjitha qytetet do të përfitohen rreth 266 kilometra rrjet i ri ujësjellësi, 17.4 kilometra rrjet i ri kanalizimesh, 14 mijë lidhje të reja dhe rehabilitim i lidhjeve ekzistuese konsumatorësh dhe rreth 13 mijë matës të rinj të instaluar. Investimet do t'i shërbejnë me rrjet të ri ujësjellësi një popullsie prej rreth 470 mijë banorësh dhe rreth 88 mijë banorë me rrjet kanalizimesh të përmirësuar./CNA
Sot, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet t...
Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, nuk ndalet me urdhrat...
Disa nga mediat proqeveritare në vend, apo që janë paguar ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimin e ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka deklaruar së fundmi s...
SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit....
Kreshnik Spahiu është shprehur së fundmi se vendosja e...
Sot shënohen 16 vite nga shpërthimi në Gërdec, ku humb...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u diskutua p...
E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por ad...
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, është...
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat që rëndojnë mb...
Prej disa javësh, CNA ka nisur një investigim për kreu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një petic...
Pas arrestimit të Evis Berberit, kreut të ARRSH-së, ja...
Arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Berberi është s...
Pas kontrolleve të SPAK-ut dhe BKH-së në banesat e tij...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...