Studimi për të nxehtin/ Fatalitetet mund të 3-fishohen deri në fund të shekullit
Fatalitetet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen...

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se produktiviteti i punës ka shfaqur sinjale përmirësimi në tremujorin e parë të këtij viti, duke ndikuar në uljen e treguesit të kostos së punës për njësi në ekonomi.
Megjithatë, statistikat krahasuese tregojnë se Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Përgjithësisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për të.
Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.
Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 5.8% krahasuar me vitin 2022, por hendeku me vendet fqinje të rajonit ngelet i konsiderueshëm.
Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 20.6 dollarë, Bosnje Hercegovina, me 21.5 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 22.7 dollarë, dhe Mali i Zi, me 25.8 dollarë.

Vetëm pak vende të Europës Lindore, si Moldavia apo Ukraina kanë produktivitet të punës më të ulët se Shqipëria.
Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në asete fikse, përdorimi i teknologjive të reja në prodhim dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një produktivitet i ulët në punë në përgjithësi shpjegohet me faktorët e mësipërm, çka nënkupton se ekonomia shqiptare mund të ketë nevojë për më shumë investime në teknologji, por në cilësinë dhe formimin e burimeve njerëzore.
Në dekadat pas rënies së komunizmit, kostoja e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në ekonominë shqiptare.
Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet nuk kanë investuar shumë në makineri, pajisje dhe teknologji të reja, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.
Problem tjetër për ekonominë shqiptare duket se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor dhe sidomos mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës kanë thelluar hendekun e aftësive. Shpesh sipërmarrësit ankohen se në rastet kur u nevojiten punonjës, detyrohen t’i trajnojnë vetë. Edhe kjo ka një kosto në terma të produktivitetit.
Në teori, rritja e produktivitetit është një nga parakushtet për rritjen e standardit të jetesës. Kur një ekonomi rrit produktivitetin, ajo prodhon më shumë për njësi kohë pune. Rritja e produktivitetit sjell më shumë të mira dhe shërbime për konsum, pa shtuar presionet për rritjen e çmimeve.
Por, në vitet e fundit, ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të shpejta. Rritja e pagave mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor.al
Fatalitetet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen...
Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në ...
“Trattoria Meloni”, sipërmarrja e re e Gjergj Lucës, h...
Një orë zgjati protesta e organizuar nga Aleanca për Mbroj...
Paratë e mbledhura nga taksa e arsimit kanë shkuar tek...
Qytetarët kanë nisur të protestojnë sot para Bashkisë së T...
Është rikthyer Champions League, është rikthyer magjia. M...
Këtë të enjte është mbyllur faqja e “SuperSport”-it në...
Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2024 me des...
Një statistikë e përpiluar nga Inteligjenca Artificial...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 22-të para Bashk...
Skandali që ka përfshirë drejtorët e Bashkisë Tiranë t...
Performanca e inovacionit të Bashkimit Europian është ...
Të paktën 10 leje minerare janë revokuar nga Ministria...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur për skandalin me anijet ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert...
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka komentuar ...
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontr...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka bër...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...