EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Muajt e dimrit shënuan përshpejtim të tendencës së emigracionit në 2023, ndryshe nga vitet e mëparshme kur gjithnjë në fund të vitit kishte një zbutje të ikjeve jashtë vendit.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat për kërkesat për azil nga vendet jo të BE-së bënë të ditur se në nëntor u shënuan 880 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Kjo është shifra më e lartë që nga muaji mars, kur u regjistruar gjithsej 910 kërkesa.
Siç shihet nga grafiku, në vitet e mëparshme, kërkesat për azil kulmonin në muajt e verës, dhe binin më pas në tetor e më tej, por në 2023 tendenca ka qenë e kundërt. Në verë aplikimet ranë, për t'u rritur sërish në shtator, tetor e nëntor.
Gjithsesi, në raport me vitin 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i aplikimeve që nga 2016-ta, tendenca është në rënie. Për periudhën janar-nëntor 2023 kishte mbi 8.5 mijë aplikime, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rreth 80% e kërkesave janë aplikime të reja, sipas Eurostat.
Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të azilantëve. Për 11-mujorin, drejt Francës kishte 3.3 mijë aplikime, ose gati 40% e totalit. Franca vijon të mbajë vendin e parë për shkak të politikave më të favorshme sociale që ka për emigrantët.
Gjermania është e dyta, me 2.1 mijë aplikime, ose 24% të totalit. Gjithsesi, drejt Gjermanisë tendenca kryesore është ikja me kontrata pune, jo përmes azilit. Italia vijon të mbetet e treta, me 1.4 mijë aplikime, ose 17% e totalit.
Evropa
Në nëntor 2023, 108 950 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, një rritje prej 11 për qind krahasuar me nëntorin 2022 (97 800). Kishte gjithashtu 6 375 aplikime përsëritëse, një rritje prej 3% krahasuar me nëntorin 2022 (6 215).
Shtetasit sirianë mbetën grupi më i madh i azilkërkuesve
Sirianët ruajtën të njëjtin trend si muajt e mëparshëm, duke përfaqësuar grupin më të madh të njerëzve që kërkonin azil për herë të parë (23 460 aplikime). Ata u pasuan nga turqit (12 870), afganët (7 930), venezuelasit (6 175) dhe kolumbianët (5 445). Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca e Greqia pritën 82% e të gjithë aplikimeve për azil për herë të parë.
Në nëntor 2023, Gjermania (36 495), Italia (14 160), Spanja (14 105), Franca (14 070) dhe Greqia (10 285) vazhduan të merrnin numrin më të madh të azilkërkuesve për herë të parë, që përbën 82% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE. Në nëntor 2023, bazuar në të dhënat e disponueshme, totali i azilkërkuesve për herë të parë në BE ishte 24.3 për njëqind mijë njerëz.
Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistruara për herë të parë në nëntor 2023 u regjistruan në Qipro (154.8) dhe Greqi (98.9). 3 510 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së.
3 510 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në muajin nëntor, ku shumica vinin nga Siria (1 230) dhe Afganistani (580). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (1 365), Holanda (615), Italia (315), Greqia (305) dhe Bullgaria (265)./Monitor
Në protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në or...
Mori 25 mijë dollarë për të ndikuar te gjyqtarët për l...
Prokuroria e Posaçme po përgatit mbylljen e hetimeve n...
Kalon me sukses Vetting-un, Neritan Nallbati, aktualis...
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vla...
Pasditen e kësaj të marte, në orën 17:30, do të zhvillohet...
Si sot 33 vite më parë u rrëzua shtatorja e diktatorit Env...
Eksportet e kanë nisur edhe vitin 2024 në vijim të tendenc...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për bosët shqiptarë të krimi...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazme...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbulua detaje nga arrestimi i I...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se cilët janë personat ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka diskutuar për rën...
Gazetari Mentor Kikia teksa po diskutohej për protestën që...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për pr...
Gazetari Blendi Fevziu, i cili denoncoi skandali me plehra...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahemtaj, gjatë një intervis...
Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka quajtur gabim aferën e inc...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...