EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Mori 25 mijë dollarë për të ndikuar te gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën "arrest në shtëpi" avokatit me iniciale P.S.
Nga hetimet rezultoi se avkati me iniciale P.S., u ka kërkuar dhe marrë shtetasve Ll. D. dhe S. D., një shumë monetare prej 25 000 (njëzetë e pesë mijë) eurosh, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim te gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimin e tij në masën e dënimit.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 257, të vitit 2021, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 i Kodit Penal.
Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasi P. S., në cilësinë e avokatit i ka kërkuar dhe marrë shtetasve Ll. D. dhe S. D., një shumë monetare prej 25 000 (njëzetë e pesë mijë) Euro, pasi i ka premtuar se do ushtrojë ndikim tek gjyqtarët e çështjes, të cilët po shqyrtonin çështjen në ngarkim të shtetasit Ll. D., për favorizimin e tij në masën e dënimit.
Marrja e sasisë prej 9.550 (nëntë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) Euro, nga personi nën hetim P. S., në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll. D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019. Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimeve të shtetases S. D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale, dhe të dhënat e Western Unionit, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 41-2020-543(91), datë 11.02.2020, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll. D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 88/2 e 25, i Kodit Penal dhe dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim, (në të njëjtën masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendimin nr. 10, datë 08.01.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë). Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer.
Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi P. S., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 15, datë 18.02.2024, ka vendosur:
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit P. S., hetuar për veprën penale“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021).
Masa e mësipërme është ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 19.02.2024.
Sqarim: Masat e sigurimit janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë./CNA
Prokuroria e Posaçme po përgatit mbylljen e hetimeve n...
Kalon me sukses Vetting-un, Neritan Nallbati, aktualis...
Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vla...
Pasditen e kësaj të marte, në orën 17:30, do të zhvillohet...
Si sot 33 vite më parë u rrëzua shtatorja e diktatorit Env...
Eksportet e kanë nisur edhe vitin 2024 në vijim të tendenc...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për bosët shqiptarë të krimi...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazme...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbulua detaje nga arrestimi i I...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se cilët janë personat ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka diskutuar për rën...
Gazetari Mentor Kikia teksa po diskutohej për protestën që...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për pr...
Gazetari Blendi Fevziu, i cili denoncoi skandali me plehra...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahemtaj, gjatë një intervis...
Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka quajtur gabim aferën e inc...
Ditën e nesërme opozita do të zbresë në shesh në protestën...
KPA ka rikthyer për shqyrtim vendimin e sharkimit të ish-...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...