"Forcat e Armatosura në gatishmëri"/ Peleshi qetëson banorët e Lezhës
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur nga qyteti i L...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi informoi nga Shkodra për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej ditës së djeshme, si dhe për masat që po ndërmerren në përballimin e situatës.
Sipas deklaratës së ministrit, në disa zona energjia elektrike është ndërprerë me qëllim sigurinë e banorëve.
Gjithashtu ministri Peleshi ka thënë se Harku i Bërdicës është një pikë kritike në Shkodër pasi ka patur reshje me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së djeshme që gjë ka sjellë fryrjen e përrenjve dhe të basenit të Vaut të Dejës.
“Forcat e Armatosura, në krye të punës, duke ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike.
Është e rëndësishme për t’u theksuar që bashkitë kanë bërë një punë të mirë, kanalet kulluese janë në gjendje pune dhe ato sjellin që sapo bie intensiteti i rreshjeve tu kullojë uji sa më shpejt”, tha Peleshi.
“Këtu jemi në hyrje të Shkodrës, tek Harku i Bërdicës. Ka patur rreshje me intensitet shumë të lartë gjatë ditës së djeshme; kanë qenë të befta dhe kjo ka sjellë fryrjen e përrenjve dhe të basenit të Vaut të Dejës.
Gjatë natës ka patur disa problematika edhe për furnizimin me energji elektrike. Këtu kemi dhe drejtorin e OSHEE, i cili më siguron që po vendosen në kontroll të gjitha zonat dhe deri nga pasditja kur të ulet dhe intensiteti i rreshjeve të kemi furnizim të plotë me energji elektrike.
Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët sepse në disa zona ndërprerja e furnizimit bëhet për arsye sigurie, pra, nuk është se mungon energjia, por për arsye sigurie, edhe për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata.
Këtu është pika më nevralgjike e zonës së Shkodrës, e Harkut të Bërdicës. Siç e shikoni, kemi përmbytje të rrugës, kemi bërë thirrje, së bashku me prefekten, Drejtorinë e Policisë për të devijuar kalimin e automjeteve për të mos rënduar kalimin.
Gjithsesi, Forcat e Armatosura, siç e shikoni, janë në krye të punës, duke ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike.
Shmangia e trafikut do ta lehtësonte punën. Gjithsesi, ne jemi këtu gati, me mjete dhe me njerëz për çdo rast.
Një familje është evakuuar në anën tjëtër të rrugës dhe një tjetër pak më lart në hyrje të Shkodrës.
Janë katër banesa në këtë krah që po i mbajmë në monitorim dhe nën kontroll sepse rrezikojnë dhe janë më pranë përmbytjes.
Rreziku është që ky ujë që rrjedh drejt Dajçit poshtë të shkaktojë përmbytje në ato zona ndaj jemi edhe me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në territor për të kontrolluar punën e hidrovoreve.
Është shumë e rëndësishme sesi hidrovoret të jenë në punë në mënyrë që të tërheqin sa më shumë dhe të kullojnë sa më shumë.
Është e rëndësishme për t’u theksuar që bashkitë kanë bërë një punë të mirë, kanalet kulluese janë në gjendje pune dhe ato sjellin që sapo bie intensiteti i rreshjeve tu kullojë uji sa më shpejt.
E falenderoj prefekten sepse ka qenë gjatë gjithë natës së djeshme dhe do jetë në vazhdimësi në koordinim të të gjithë sistemit të Emergjencave Civile, duke filluar nga bashkitë, mbështetet nga institucionet e tjera, nga Drejtoria e Ujitje-Kullimit, nga Forcat e Armatosura dhe Drejtoria e Policisë, që janë të gjithë këtu në gadishmëri për të mbështetur qytetarët dhe për te shmangur dëmet”, tha Peleshi", shprehet Peleshi./ CNA.al
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur nga qyteti i L...
Janë sekuestruar 14.900 euro dhe është proceduar penalisht...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar sot P...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë në terren p...
Nikolla Bllazhde Xhufka, i cilësuar si një mashtrues, ...
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka pasur reshje të dend...
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar përmes ...
Policia e Shtetit ka marrë masa për tu ardhur në ndihm...
Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë Shqipërinë...
Sot në datën 20 nëntor ka rënë bora e parë në vend. Qafa ...
Një video ku shfaqet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Me...
Moti i keq dhe stuhitë kanë përfshirë gjithë vendin duke s...
Pas publikimit të akuzës nga SPAK, dhe dërgimit në Gj...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë informacio...
Moti i keq ka përfshirë vendin tonë, ku si pasojë e re...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka bërë thirrje ...
Drejtuesja e gazetës investigative ukrainase “Ukrainska Pr...
Lundrimet drejt Barit të Italisë në portin e Durrësit ...
Kandidati për primaret e Partisë Demokratike për Tiran...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kritikat pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...