Situata nga moti i keq/ Ja si paraqitet gjendja në qarqet e vendit
Situata e krijuar nga reshjet e shiut ka ndikuar thuajse n...

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, fusha e Maliqit është përfshirë nga përmbytje të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme serioze në tokat bujqësore dhe kulturat e mbjella. Fermerët e zonës shprehin shqetësimin e madh për situatën që, sipas tyre, po përkeqësohet nga ora në orë. Njëri prej tyre, Agron Guri, thotë se një pjesë e mirë e sipërfaqeve të mbjella me patate dhe grurë janë nën ujë. Ai tregon se ka investuar shuma të mëdha për prodhimin, por tashmë një pjesë e tokës është dëmtuar plotësisht dhe pjesa tjetër rrezikon të shkatërrohet nëse reshjet vijojnë. Sipas tij, dhjetëra fermerë të tjerë ndodhen në të njëjtën situatë dhe ndihma e shtetit është e domosdoshme.

"Kam 20 hektarë këtej, deri tani 7 hektarë i ka mbytur fare dhe është në vazhdim. Uji akoma po ikën drejt Nizhavecit. Kam mbjellë grurë 15 hektarë, ku 8 ha janë të rrezikuara pas patateve. Jemi në hall shumë të madh. Ka shumë fermerë që preken nga përmbytjet. 50-60 vetave ua kam marrë unë me qira, disa prej tyre kanë ndërruar jetë, disa kanë ikur në emigrim. Unë i punoj tokat. Të vijë shteti të na ndihmojë se ne mbaruam”, tha fermeri Agron Guri.

Ndërkohë, Bashkim Guri, një tjetër fermer i zonës, pohon se përmbytjet i kanë bllokuar korrjen e misrit, ndërsa prodhimet e tjera i ka ende të pashitura në magazinë. Ai thotë se dëmi në tokat e tij llogaritet në disa milionë lekë dhe situata, nëse reshjet vazhdojnë, mund të bëhet edhe më e rëndë. Sipas tij, shumë fermerë janë në prag të falimentimit dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë punën vitin e ardhshëm pa mbështetjen e institucioneve.
"Unë misrin kam tani se qepën e hoqa, e kam në magazinë pa shitur. Misri mbeti pa korrur se u përmbyt toka nga shiu. Shteti të vijë të shikojë situatën tonë si është. Mua më është përmbytur 15 dynym misër, dëmi arrin në 2 milion e gjysëm deri tani. Po ra akoma shi, ka rrezik. Të gjithë jemi në katastrofë, unë mot e tutje nuk vazhdoj dot më se skam buxhet. Shteti të na ndihmojë se ky është halli jonë."
Fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të vlerësuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë, me qëllim që të shmanget një krizë më e thellë ekonomike në një nga zonat më të rëndësishme bujqësore të vendit./CNA
Situata e krijuar nga reshjet e shiut ka ndikuar thuajse n...
Khrais – Tërshana do të sjellë premierën e Crit Club në Ti...
CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike ku përcillet info...
Reshjet intensive që kanë përfshirë pjesën më të madhe të ...
Sot Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e ...
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e Agron Lamajt...
Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e O...
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 2 të arrestuarit për...
Moti i keq në zonën e Lezhës ka krijuar një sërë problemat...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga SPAK...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg të...
Kërkesa e Partisë Demokratike për mocion për debat për min...
Moti i keq që ka përfshirë disa qarqe të vendit ka krijuar...
Një makinë ka përfunduar në det në portin e Barit, ndërsa p...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadepul, si pjesë e udh...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqi...
Në territorin e Qarkut Korçë situata paraqitet e qetë dhe ...
Moti i keq ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...