Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Vendimi politik i këtij grupi deputetesh narcist ndaj të përndjekurve ashte shume shqetesues!
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka bërë publikë dy emrat që ka përzgjedhur grupi i Partisë Demokratike si kandidatë për Avokat të Popullit, që do i dërgohen Kuvendit.
Alibeaj tha se Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë kandidatët e propozuar nga Grupi i PD-së, duke përjashtuar emrin e Besim Ndregjonit, kreut të ish të përndjekurve politikë.
Në lidhje me këtë ka ardhur një reagim nga Shoqëria Civile & Shoqatat e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Sipas tyre, ky është një nga turpet më të mëdha në historinë tonë kombëtare dhe një njollë e pashlyeshme për të gjithë personat e rezistencës anti-komuniste.
Deklarata e plotë:
Shoqëria Civile & Shoqatat e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, u njoftuan sot me një vendim politik të paligjshëm me kushtetutë dhe rregullore të kuvendit të një grupi deputetesh të parlamentit të cilët të mbledhur në fshetësi në një zyrë të Kuvendit, paskan vendosur që të dërgojnë për votim për Avokat Populli dy kanditatura, duke i mohuar të drejtën e votimit kandidaturës sonë Zotit Besim Ndregjoni i cili në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe regullores së Kuvendit ka kandituar dhe ka kaluar të gjitha proçedurat ligjore parlamentare, me mbështetjen e 29 deputetve të Kuvendit për të u votuar në Parlament. Shqetësimin tonë të ligjshëm për këtë zhvillim sa të papritun aq edhe të pafalshëm të këtij grupi deputetësh të papërgjegjshëm që janë mandatuar falë votës të përndjekurve politikë shqiptar e denojmë njëzëri dhe denoncojmë shkeljen kushtetuese dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Kumbona e alarmit që dhanë para disa ditësh në Parlament, deputeti Belind Këlliçi, si dhe në media Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, si dhe letra e të Denuares Politike , bashkëshortja e poetit martir Havzi Nelës, Lvdie Nela, që i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadores Yri Kim, dhe Ambasadors Kristina Hofman, u kurorizua sot me vendimin politik të këtij grupi deputetësh , urrejtës ndaj të përndjekurve politikë. Si ashte e mundun qe politika e vendit tone ashte degjenerue deri ne nji shkalle sa te pranoje “propozime” te ketilla? Si ashte e mundun qe deputetë ish të përndjekur politikë, nuk ka gjete akoma forcen e nevojshme me veprue kunder nji atmosfere ku e keqja nuk denohet e votojnë një vendim politikë në kundërshtim me kushtetutën kundra kanditaturës së elektoratit antikomunistë që i ka mandatuar.? Shkalla e pafytyresise qe karakterizon “tendencen” me perfshi vendimin politikë të një grupi deputetetësh mbi kushtetutën e vendit kalon çdo kufi moral dhe ligjor. E para, kush ashte ai ose ajo qe ka te drejten me “ i ndalu votimin qytetarit” e kryem nga kushdo qofte, kur ai ose ajo nuk ka qene viktime e krimit komunist? Kush ashte ai ose ajo qe ka autoritetin moral me i ndalu voten kanditatit përfaqësues i 6000 të zhdukurve të komunizmit, të 36.000 te burgosuneve politike; ne emen te ma shume se 50.000 pleqve, grave e femijeve te debuem e te internuem per 45 vjet me rradhe ne zonat ma te veshtira te vendit, ku u mbyllen femijte e femijeve te qofte ish personaliteteve politike kundershtare te rregjimit komunist, qofte ata te arratisunve te thjeshte,e qytetare te pafajshem? E dyta, si ashte e mundun që nji “grup deputetësh ” te aprovohet ne nji sistem ku Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes dhe lirise se qytetareve? Me nji fjale,te mohohet e drejta e qytetarit te lire me u votuar Nji tendence e ketill ashte absurde ne formen e saj dhe perverse ne substance!
Dhe kjo mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile te ndergjegjshme per rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi te gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”!
Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e keqij dhe sherbetoret e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten, dhe nuk lejon perseritjen e se kaluemes Ne se e kaluemja kishte ne esence nji element tragjik, perseritja e saj tek ne do te ishte vetem nji komedi fatale!
A mund te na vjedhin “shpresen” e na te rrijme indiferente? Amundet te na mashtrojne dhe te mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?....Si dote zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen per te ardhmen? Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.
Vendimi politik i këtij grupi deputetesh narcist ndaj të përndjekurve ashte shume shqetesues!
Po te vertetohej,kjo “anderr e keqe” do te perbante nji nga turpet ma te medha ne historine tone kombetare. Do te ishte nji njolle e pashlyeshme per te gjithe neve te rezistences anti-komuniste. Edhe te vdekunit nga varri do te protestojshin kete padrejtesi monumentale. Tashti, ajo qe mbetet nga sulmi pro-komunist ashte kerkesa per ri-arrestimin tone, te gjithe neve, “per fajet e se kaluemes”.…e te mbushen burgjet perseri….me viktimet e se djeshmes tragjike!
Jetojme ne boten e absurdit? Me te vertete jemi jashte aftesise sone me perceptue nji monstruozitet te ketill! I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Pronocohuni publikisht duke denuar vendimin urrejtës, dhe narcist të këtij grupi deputetësh që të mohon të drejtën e zgjedhjes dhe të votimit. Mos lejoni asnjëlloj individi klerofil dhe narcist ndaj të mbijetuarve të komunizmit. Na lejoni të jemi qytetarë me shanse të barabarta, neve që denuam urretjen dhe përçuam paqen,
Demokraci me votë dhe jo me vendime politike./ B.A. - CNA.al
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja, Belinda Balluku k...
Zv. Kryeministrja dhe ministja e Infrastrukturës dhe E...
Si asnjëherë më parë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluk...
Zv. kryeministrja, njëherësh ministja e Infrastrukturë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se ...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka pë...
Deputeti Agron Shehaj ka bërë me dije se ka humbur për...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe...
Irakli Koçollari është ish-shef i Shërbimit Informativ...
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës s...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, përmes një deklarat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, njoftoi ditën e sotme në n...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka shpërthyer...
Ish-ministri i Brendshëm i Rilindjes, Sandër Lleshaj, në n...
Ambientalisti Sazan Guri ka arritur në përfundim se gjerma...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se një...
Pas mbledhje së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta...
Marrëzia nuk ka fund. Përkundrazi, tani është shndërruar n...
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Postës Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se në 12 n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...