Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka përjashtuar nga radhët e policisë, komisarin P. S, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.
Gjithashtu ka pezulluar, inspektorin B. Z, me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme "Shqiponja", e DVP Dibër, inspektorin P. M, me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, nënkomisarin G. A, me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, inspektorin A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përmbushje të një prej prioriteteve të punës, për largimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të cilitdo që abuzon me detyrën, bazuar në hetimet e kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit, si dhe duke marrë shkas nga publikime në media dhe në rrjete sociale të ndryshme, ka marrë disa vendime për punonjës policie, në disa qarqe të vendit.
-Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.
-Inspektor B. Z., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme "Shqiponja", e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij.
-Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.
-Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
-Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar me ashpërsi dhe pa kompromis, në zbatim të ligjit, cilindo punonjës policie që do të abuzojë me detyrën apo do të cënojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke kontribuar për të patur një Polici sa më të denjë, në shërbim të tyre.
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit fton qytetarët që të mbështesin edhe më shumë Policinë, pasi ajo është në shërbim të tyre. Rastet e veçuara të veprimeve të paligjshme të disa punonjësve të Policisë nuk mund të përbaltin apo të njollosin imazhin, mundin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit”, njofton policia./ CNA.al
Deputeti Agron Shehaj ka bërë me dije se ka humbur për...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe...
Irakli Koçollari është ish-shef i Shërbimit Informativ...
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës s...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, përmes një deklarat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, njoftoi ditën e sotme në n...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka shpërthyer...
Ish-ministri i Brendshëm i Rilindjes, Sandër Lleshaj, në n...
Ambientalisti Sazan Guri ka arritur në përfundim se gjerma...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se një...
Pas mbledhje së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta...
Marrëzia nuk ka fund. Përkundrazi, tani është shndërruar n...
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Postës Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se në 12 n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi iu kthye bri...
Pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mimoza...
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se buxheti i sh...
Prokuroria e Posaçme, SPAK, në Tiranë, përfaqësuar nga Z. ...
Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt, ka bërë publik emr...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesaz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...