Këlliçi, "shuplakë" Veliajt/ Tirana në listën e zezë, e fundit në Europë për cilësinë e jetës
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...

Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat, ka ngritur alarmin pas publikimit të shifrave të INSTAT për shtimin e personave që punojnë në administratë.
PD, përmes zëdhënëses Floriana Garo, është shprehur se kryeministri Edi Rama po armatoset për të marrë me dhunë zgjedhjet vendore.
"Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës", është shprehur Garo.
“Shtet-rrumpalla elektorale e Edi Ramës është tashmë një realitet që, çdo ditë e më shumë, punon kundër një shteti serioz të shqiptarëve.
Të dhënat e fundit të INSTAT, që është instituti qeveritar i statistikave, japin një shifër alarmante të fryrjes së administratës shtetërore nga Edi Rama. Që nga viti 2014 administrata shtetërore, qëndrore apo vendore, është rritur me 22 mijë vetë.
Ata që mendojnë se këto janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare e kanë gabim. Këto janë bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës.
Janë para të taksave tuaja, që shkojnë në xhepin dhe kontot e tyre. Ndër këta 22 mijë vetë gjenden militantë të Rilindjes, që e marrin rrogën edhe kur janë jashtë vendit, siç e kemi denoncuar nga kjo foltore rastin e bashkisë së Vaut të Dejës.
Ata shpërblehen që, kur të vijnë zgjedhjet të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre. Me pak fjalë të punojnë që rroga e tyre të vazhdojë.
Fakti i pakundërshtueshëm se kapterët e administratës përdoren si ushtri elektorale, mund të vërtetohet fare thjeshtë nga fryrja sezonale sa herë afrojnë zgjedhjet.
Në vitin 2021 administrata u fry me 8 mijë vetë, pikërisht për arsye se vendi ishte ne sezonin e korrje-shirjeve elektorale.
Ky është një alarm i kuq për fatin e zgjedhjeve vendore në prag. Çdo vend pune që shtohet, në nivel qendror apo vendor, nuk është gjë tjetër veçse armatosja e pushtetit të Ramës për të marrë me dhunë zgjedhjet e radhës.
Por, nuk kemi të bëjmë vetëm me krim elektoral, dhe taksapaguesit nuk duhet ta shohin këtë si ankesë të Partisë Demokratike.
Fryrja e administratës do të thotë rritje e peshës së shtetit në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsim, shëndetësi etj., në totalin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje me 2.5 pikë. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013.
Qeveria 'Rama 3' ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë 'Rama 2' dhe 19 në qeverinë 'Rama 1'.
Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte e treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%.
Partia Demokratike do t’i përgjigjet armatosjes së administratës për manipulimin e zgjedhjeve dhe rëndimin e arkës së shtetit me rezistencë të çarmatosur dhe të pandërprerë.
Ne do t’i kundërvëmë 'shtetit të madh' dhe të kapur të Edi Ramës, alternativën e qendrës së djathtë, duke ftuar të na bashkohen të gjithë ata që besojnë se shteti nuk është i partisë, por i Shqipërisë.
I së njëjtës Shqipëri së cilës duhet t’i dalim zot të gjithë bashkë”, ka deklaruar Garo./ CNA.al
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kryeministri Edi Rama ka nisur të shohë ëndrra me rekorde ...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se brenda sezonit të ...
Rreth 50 specialistë të bujqësisë në Agjencinë Rajonal...
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar lëshimin në hapë...
5 janari i vitit 1991 është për ne shqiptarët dita e fjalë...
Ambasadroja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka mbyllur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që një ditë më parë kabi...
Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ...
Grupi i hakerave “Anonymous” ka njoftuar se ka hakuar uebf...
Apeli i GJKKO-së ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Left...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka nisur këtë vit me një ...
Kryeministri Edi Rama, teksa vijon diskutimet maratonë...
Ambientalisti Sazan Guri ka rrëfyer historinë e dashurisë ...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar diskutimet maratonë me...
Mjeku Tritan Kalo, ka folur për punësime nepotike apo me m...
Konspiracionisti Alfred Cako është shprehur se të gjit...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar...
Artisti britanik Banksy, i cili ka pranuar se ka piktu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...