Shtyhet sërish seanca për çështjen "Babale", ndryshohen avokatët
Shtyhet sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit p...

Operacion antidrogë në Tiranë. Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u shpreh se janë lëshuar 24 urdhër-arreste si dhe janë sekuestruar 1.2 kg kokainë.
Vocaj sqaroi se gjatë fazës së dytë të operacionit “Tempulli 3”, janë arrestuar 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta të arresturit dhe personat në kërkim shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Deklarata e plotë:
Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente fazën e dytë operacionale të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”, ku në funksion të 2 procedimeve penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndjekur për një periudhë hetimore tremujore, gjatë së cilës janë aplikuar metoda speciale të hetimit, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria kriminale e disa shtetasve që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, afër shkollave, si dhe në lokale nate.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në paketën e sigurisë në shkolla dhe të prioritetit të Policisë së Shtetit, për të garantuar një mjedis sa më të sigurtë për nxënësit dhe për të parandaluar fenomenet negative në vijimësi, ka zhvilluar kontrolle dhe operacione për të goditur elementet dhe grupet kriminale që tentojnë të zhvillojnë veprimtarinë kriminale ku marrin pjesë të rinjtë.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, dhe në vijim të dy megaoperacioneve mbarëkombëtare “Tempulli 1” dhe “Tempulli 2”, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka regjistruar 2 procedime penale të vitit 2024.
Pas një hetimi tremujor të kryer me metoda speciale të hetimit nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi.
Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:
K. H., 26 vjeç, D. K., 39 vjeç, O. V., 21 vjeç, H. F., 20 vjeç, F. Gj., 32 vjeç, V. Xh., 42 vjeç, A. Xh., 52 vjeç, O. I., 62 vjeç, L. K., 26 vjeç, M. K., 32 vjeç, K. H., 24 vjeç, R. M., 25 vjeç, M. S., 18 vjeç, R. Sh., 33 vjeç, D. G., 21 vjeç, R. D. (S.), 52 vjeçe, E. B., 37 vjeçe, A. Sh., 33 vjeç, B. K., 34 vjeçe (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve).
Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale "Vrasja me dashje", kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek.
Giithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
Qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;
12 celularë;
5 automjete;
Shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë.
Në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjej rastin të falenderojmë prokurorët z. Drini Pali dhe z. Adriano Dyrmishi, si dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Arens Cela, për drejtimin, koordinimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dy procedimeve të fazës së dytë të megaoperacionit “Tempulli 3”.
Njëkohësisht, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët, për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale, të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve.
Duke përfituar nga rasti, dua të garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin e sigurinë, parandalminin, evidentimin dhe goditjen e cdo paligjshmërie, dhe në këtë kuadër i ftoj përsëri që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi së bashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë./CNA
Shtyhet sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit p...
Policia e Tiranës ka vendosur nën hetim 8 persona për ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Xhelal Rrajën, i arr...
"Katërputroshët" janë bërë tashmë pjesë e pandarë e familj...
Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshëm vrasësi...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ak...
Flakët kanë përfshirë Malin e Gjerë të qytetit të Gjir...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh. ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë me d...
Sonte, mijëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së...
Mijëra protestues kanë protestuar sonte para Bashkisë ...
Vijon protesta te Bashkia e Tiranës. Protestuesit po përpl...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministr...
Protestuesit janë zhvendosur para Bashkisë Tiranë. Ata...
Protesta është zhvendosur nga Kryeministria tek Bashkia e ...
Me përfundimin e fjalimit të kreut të PD-së Sali Beris...
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëv...
Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protes...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...