
Mijëra abonentë të kompanisë celulare "ONE Albania" janë zgjuar mëngjesin e sotëm me telefonat e tyre celularë të mbyllur dhe jashtë funksionit.
Abonentët e "ONE Albania" prej orës 06.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë përballur me mbylljen e panjoftuar të telefonave të tyre.
Të menjëhershme kanë qenë dhe reagimet e personave të ndryshëm publikë, si dhe të qytetarëve.
Një reagim ka pasur nga gazetari Nardi Olli, i cili thotë se duhej që abonentët të ishin njoftuar për problemin në fjalë.
“Nuk e di për qytete të tjera, po në Korçë One.Al e paska pushim sot..... Në fakt nuk e ka keq, ça duhen celularët sot, duhet të çlirohemi nga varësia prej tyre.... Mirë do ishte të kishim ndonjë njoftim si klientë që jemi, por mos merremi me detaje..... Thonë që klienti është mbret.... thonë ama...”, thotë gazetari Nardi Olli.

Për gazetarin Isa Mzyyraj kjo është një situatë alarmante.
“Te kisha gjë në dorë kisha çuar ushtrinë për ta konfiskuar OneAlbania. Aq alarmante është situata. Një kompani hajdute që të vjedh +5000 lekë në muaj veç për internet, a thua kam central në telefon. Dhe të lë pa asnjë komunikim që në mëngjes.”, shkruan gazetari Isa Myzyraj.

Dhe qytetarët kanë denoncuar mungesën e internetit. Një prej tyre shkruan për CNA se mosfunksionimi i numrit i ka shkaktuar probleme në biznesin e tij dhe kjo është e disata herë që ndodh e askush nuk mban përgjegjësi.
“Jam abonent me kontratë i kompanisë. Na kanë ikur valët dhe linjat e informacionit i kanë bllokuar. Shkova e u paraqita në qyqan One dhe më thanë që është defect e do të rregullohet. Unë kam numër biznesi dhe me këtë nxjerr të ardhurat e mia. Kush do të më paguajë që nuk mund t’ju përgjigjem klientëve? Është e disata herë që ndodh dhe askush nuk mban përgjegjësi.”
CNA ka mësuar nga burime zyrtare pranë kompanisë One se nuk ka rënë i gjithë sistemi por rrjeti 4G për shkak të disa përditësimeve që po bëhen për të rritur cilësinë e shërbimit ka pasur problematika.
Burime zyrtare nga kompania One i thanë CNA se dje në mbrëmje ka ndodhur një përditësim i sistemit dhe ka pasur disa problematika me rrjetin 4G në zona të caktuara. Pra jo në të gjithë Shqipërinë dhe nuk ka një ikje të sinjalit. Mjafton që abonentët ta kthejnë shërbimin në rrjetin 3G për të pasur një funksionim të plotë dhe për të mos pasur probleme qoftë me internetin qoftë me shërbimin.
Sipas të dhënave zyrtare gjithçka ka ndodhur është një punim gjatë natës në sistemin e rrjetit 4G dhe kjo është ajo që ka shkaktuar problemin.
Mjafton që abonentët ta kthejnë shërbimin në 3G dhe gjithçka është në rregull./ CNA
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë informaci...
Ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e sotëm një vajzë...
Një pacient në Repartin e Psikiatrisë në Kosovë ka hum...
Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi u ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar një te...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatë...
Kreu i luftës i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëh...
Një 18-vjeçar është kapur dhe shoqëruar nga policia si...
Të paktën 58 projekte do të zbatohen në ndërhyrjet restau...
Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta F...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka njoftuar se Forca...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme në ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Mad...
Pas pranoi ndihmën e Shqipërisë për luftën kundër zjarreve...
Akademiku Artan Fuga, ka folur në lidhje me kalimin në hes...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duket se ka ngrënë ...
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Policinë e Shtetit, e c...
Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mb...
Bashkia e Tiranës po bën përgatitjet e fundit për nisjen e...
Ish-kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...