Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Organizata OMONIA në Himarë ka sulmuar Vangjel Tavon, i cili pritet që të jetë kandidati i PS, për Bashkinë Himarë.
Sipas OMONIA-s Vangjel Tavo është kameleon politik që edhe pas 30 vitesh nuk e di ende se me kë parti është.
I gjithë reagimi është në kuadër të vendmit për Fredi Belerin ku akuzon GJKKO dhe SPAK-un për fshehjen e një vendimi të dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri në 26 prill.
Sipas OMONIA-s në këtë vendim u evidentuan falsifikimet dhe manipulimet kundër kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri.
“OMONIA Himarë shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e madh që segmente të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme të vëna në shërbim të Kryeministrit Rama dhe në rolin e shërbëtorëve kamikazë mbajtën fshehur vendimin e datës 26 prill dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri në të cilin u evidentuan falsifikimet dhe manipulimin e kryera në funksion të procesit gjyqësor kundër kryebashkiakut të zgjedhur me votë në Himarë, Fredi Beleri.
Ky vendim që zhbën gjithë hetimin farsë dhe procesin e montuar në ngarkim të z. Beleri u vonua me qëllim që Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të dënonte padrejtësisht z. Beleri dhe të zhvaste mandatin e tij të fituar me votë të lirë. Vendimi i Gjyqtares Ulliri provoi katërcipërisht se Arsen Rama, i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka manipuluar në bashkëpunim me Policinë e Shetit procesin hetimor në ngarkim të z.Beleri. Së dyti, ky vendim gjen të provuar se prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës kane falsifikuar provat dhe gjithë akuzën ne ngarkim të z. Beleri duke u vënë në shërbim të Kryeministrit Rama që nxitoi të shfaqte për dite me radhë armiqësinë dhe tërbimin e tij kundër kandidatit të opozitës në zgjedhjet lokale në Himarë.
Siç ka paralajmëruar më herët në qëndrimet e veta OMONIA Himarë, ky proces i stisur keq e me nxitim, por i ekzekutuar me verbëri politike nga një segment i drejtësisë gjoja të re, por të kapur politikisht nga Kryeministri Rama do të zbardhet shumë shpejt. Ky proces politik që përfundoi me vjedhjen e mandatit të Opozitës në Himarë dhe dënimin padrejtësisht të Fredi Belerit do të jetë turpi dhe njolla e errët e SPAK –ut, por edhe prova se një segment i tij është veçse një zgjatim i partisë në pushtet.
Ekzekutorët e këtij komploti që tjetërsuan dhe po tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve të Himarës me metoda ekstraligjore, policeske, me të deleguar që fatin e Himarës e luajnë në ruleta kazinosh e me kamaleonë politikë që nuk dinë akoma pas 30 vjetësh me kë parti janë, do ta marrin përgjigjen shpejt! Nuk ka e nuk do të ketë asnjë hap pas deri në zbardhjen e plotë të këtij krimi politiko mafioz të konsumuar nëpërmjet Prokurorëve e Gjyqtarëve të kapur politikisht. “Drejtësisë së Re“ të Ramës iu çorr përfundimisht maska!! S’ka drejtësi pa votë të lirë! S’ka shtet ligjor me gjyqtarë shërbëtorë! Respekt maksimal për gjithë gjyqtarët e ndershëm e me integritet që i janë përkushtuar drejtësisë!”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s./ CNA
CNA ka krijuar një sondazh ky pyet qytetarët se kush m...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ishte i f...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha po mban fjalën e tij në mbl...
Dje, Gjykata e Apelit njoftoi shtyrjen e seancës së pa...
Një javë më parë, CNA tregoi se si në lokale të ndrysh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Kreu i PL-së, Ilir Meta gjatë një interviste ka folur ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas vendim...
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas përfundi...
Ditën e sotme, CNA raportoi se kryebashkiaku Eri...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkuarjes në SPAK...
INSTAT ka publikuar sot të dhënat e Censit të popullsi...
Të dhënat e INSTAT-it për Censin e popullsisë kanë zbu...
Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime. ...
Alastair King-Smith ka përfunduar mandatin si ambasado...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bashk...
INSTAT publikoi këtë të premte të dhënat e Censit 2023, ng...
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitu...
Rreth një orë zgjati protesta e kësaj të premteje para...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...