web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk kam më asnjë raport “/ Kryemadhi: Metës nuk ia fal kurrë mungesën e besimit ndaj meje

19 Mars 2026, 21:41, Aktualitet CNA

“Nuk kam më asnjë raport “/ Kryemadhi: Metës nuk ia

Ish-deputetja Monika Kryemadhi tregoi sot se nuk ka më asnjë raport, qoftë emocional ose politik me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.

E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi tha se Metës nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishte ndaj saj, ndërsa në këtë moment marrëdhënia e tyre është shkëputur.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët. Unë, jo vetëm Metës, por kujtdo njeriu nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishin ndaj meje. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij”,-tha Kryemadhi./CNA





Lajmet e fundit nga